Receta Gatimi

Adoleshentet, te semura pas bukurise


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Adoleshentet, te semura pas bukurise

    Mjafton tė hysh nė dyqanet e kozmetikės apo qendrat e bukurisė pėr tė kuptuar se klientėt mė besnikė janė vajzat e reja, sidomos ato nėn moshėn 18-vjeēare. E kanė fiksim bukurinė dhe nė “Facebook” apo rrjetet sociale e pėrshkruajnė veten si tė ishin yje tė vėrteta. Por pas nuk mbeten edhe meshkujt, ku nė vend qė tė tregojnė buzėqeshjet, preferojnė tė tregojnė muskujt nė fotot qė hedhin nė internet. Por nėse pėr ta, mendimi fiks janė muskujt, pėr vajzat ėshtė pesha trupore: tetė nė dhjetė mendojnė se duhet tė dobėsohen. Kėto janė fiksime qė tė kushtėzojnė jetėn e qė shpesh mund tė ēojnė drejt vetėvrasjes, siē ndodhi javėn e kaluar me Domenika-n, studentja me origjinė polake, e pakėnaqur me pamjen e saj, vendosi tė vriste veten me thikė nė banjot e shkollės. Ashtu siē i ndodhi Isabelle Caro-s, viktima e fundit e dobėsisė nė pasarelė. “Ky fiksim nuk ėshtė krejtėsisht iracional. Sot pamja e jashtme ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ēfarėdolloj gjėje qė bėjmė nė jetė. Kur intervistuam njė kampion studentėsh universitarė, na u pėrgjigjėn se ‘pėrse tė mos mbėshtetemi te bukuria? Ėshtė gjithēka qė kemi’. Vajzat e reja sot e dinė se trupi mund tė jetė njė armė e shkėlqyer, edhe pse fiksimi i tyre pėr atė qė mund t’i pėlqejė meshkujve, pėrfshi edhe dobėsinė shpesh ėshtė i tepruar”, shpengojnė specialistėt. Sipas Maggie Wykes dhe Bartrie Gunter, dy studiuesit kryesorė tė raportit qė vajzat e reja kanė pėr imazhin tyre, nga ku del se janė tė pakėnaqura me pamjen fizike, prek mė shumė perėndimoret dhe aziatiket dhe vajzat e sapodiplomuara. 80 pėr qind e konsiderojnė veten mė tė shėndosha se sa duhet. E nė fakt, jo mė kot dietat janė bėrė mikeshat e tyre tė ngushta. Gjithēka fillon qė nga mosha 14 vjeē, kur kuptohet se ke hyrė nė adoleshencė dhe pėr kėtė arsye, duhet mbajtur gjithēka nėn kontroll. Po nė kėtė moshė fillojnė edhe dėshirat e tjera pėr tė bėrė piercing, tatuazhe apo shenja tė tjera tė dallueshme pėr tė rėnė nė sy. Sipas njė studimi tė bėrė nė vitin 2010, 15.5 pėr qind e adoleshenteve nga 12 deri nė 19 vjeē ka njė piercing, 6.5 njė tatuazh, ndėrsa 5.3 pėr qind kanė bėrė ndėrhyrje kirurgjikale pėr motive estetike. Tė burgosura pas bukurisė, tė rejat duket se duan tė tėrheqin pas vetes edhe bashkėmoshataret e tyre. “Nė bazė tė gjithēkaje ėshtė njė gabim komunikimi. Femrat mendojė se meshkujve u pėlqejnė trupat shumė tė dobėt se sa ato janė nė tė vėrtetė, ndėrsa te meshkujt mendojnė se vetėm muskujt kanė rėndėsi. “Sigurisht qė njė trup i bukur tė bie nė sy. Mua mė tėrheqin vetėm meshkujt me njė fizik shumė tė mirė. Tė njėjtėn gjė bėjnė edhe shoqet e mia”, tregon njė adoleshente 17-vjeēare. “Tė kenė njė fizik tė mrekullueshėm ėshtė shqetėsimi i vetėm dhe i vazhdueshėm i tė rejave. E perceptojnė si shumė tė rėndėsishme dhe pėr mė tepėr, sipas tyre, bukuria ėshtė bėrė rezultat qė duhet arritur dhe pėr kėtė duhet tė luftojnė vazhdimisht pėr ta arritur, edhe pse rreziqet sa vijnė e shtohen”, tregon psikoanalistja angleze, Susie Orbach. Ajo e cilėsohen kėtė fenomen te tė rinjtė si “the virus of body hatred”, sindromi i urrejtjes sė trupit. Me pak fjalė, askush nuk e njeh ilaēin e shpėtimit. “Terapia? Pėr fat tė keq mund ta aplikojmė kur njė djalė apo vajzė ere ka nisur tė shfaqė simptomat e para tė vuajtjes. Por edhe nėnat luajnė rol shumė tė madh nė gjithė kėtė: njė grua e qetė ėshtė e vetmja qė mund tė ndihmojė vajzėn tė heqė dorė nga kėto fiksime tė kota”. Pėr t’u ardhur nė ndihmė femrave qė nuk janė tė kėnaqura me trupin e tyre, sė fundmi ėshtė publikuar edhe njė libėr “Body drama”, shumė inkurajues, qė u heq tė rejave ēdolloj dyshimi rreth trupit tė tyre. Ky libėr ėshtė edukativ e zbavitės, edhe pėr gratė nė moshė, madje autorja ua kėshillon tė gjitha femrave: atyre qė kalojnė orė tė tėra nė banjė, tė tjerave qė po heqin para mėnjanė pėr tė bėrė ndonjė operacion plastik, atyre qė mbajnė gjithmonė dietė, atyre qė nuk vishen, apo atyre qė mendojnė se femrat e revistave janė njė model pėr t’u arritur. Libri i dedikohet totalisht trupit femėror, ėshtė plot fotografi me trupa tė vėrtetė e tė shėndetshėm, por pėrveē kėsaj ėshtė shkruar nga njė ish-mis amerikane, pėr tė ndihmuar vajzat tė kapėrcejnė problemet dhe konfliktet me trupin. “Mendoni se vetėm sepse jam zgjedhur mbretėreshė e bukurisė, nuk kam probleme me trupin tim? Gaboheni”, shkruan autorja. Mes njė reviste femėrore dhe njė manuali mjekėsor, “Trupi im”, nė Amerikė u pėrzgjodh nė dhjetėshen e librave mė tė rėndėsishėm pėr vajzat dhe autorja u ftua tė bėnte prezantimin e saj nė shumė transmetime televizive (mes tė cilėve dhe ajo e sė famshmes Oprah Winfrey).

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Asnjher nuk shikohen nga fotot por kur e shikon ne realitet :S (nuk ka lidhje me temen kjo )

  3. #3
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    majdi ajo qe the vertet nuk ka lidhje me temen por ne fakt ashtu eshte

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 5 adoleshentet me te pasur ne bote
    Nga ulkina nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2011, 08:50 PM
  2. Meshkujt braktisin tė dashurat e sėmura
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 07:51 PM
  3. Adoleshentet jemi ne !
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2008, 07:32 PM
  4. Dashuria tek adoleshentet
    Nga kuklla nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 11:15 AM
  5. Adoleshentet :)
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2007, 11:39 AM