Ministria e Punėve Publike dhe Transportit tė Shqipėrisė, pėrmes njė deklarate tė posaēme tė publikuar ditėn e sotme, njofton tė gjithė poseduesit e automjeteve se ka nisur targimi i tyre me modelin e ri tė targave.
Ky proces bėhet me dije se kryhet pranė drejtorive Rajonale tė Shėrbimit tė Transportit Rrugor dhe se ai ėshtė ideuar sipas direktivave dhe standardeve tė Komunitetit Europian.
Ky shėrbim, do tė kryet nė rastin e targimit tė parė tė mjetit, apo dėmtimit tė targave ekzistuese, me tė njėjtat tarifa qė kanė ekzistuar edhe mė parė.
Risi tjetėr e kėtij procesi ėshtė se pėr herė tė pare pajisen me targa tė veēanta edhe makineritė bujqėsore, makineritė e ndėrtimit si dhe rimorkiot, kėshtu qė ftojmė tė gjithė poseduesit e kėtyre mjeteve tė paraqiten pranė Drejtorive tė Transportit Rrugor pėr tė kryer targimin e kėtyre mjeteve, sqaron ministria.
Duke shtuar edhe faktin se pėrsa i pėrket procedurės sė aplikimit pėr pajisje me targė, ajo mbetet e njėjtė si mė parė, ndėrsa afati i kryerjes sė kėtij shėrbimi ėshtė brenda ditės.
Gjithashtu, ministria njofton se zėvendėsimi i targave tė vjetra, me targat e reja do tė bėhet nė mėnyrė graduale.
Duke pohuar se me pėrfundimin e kėtij procesi do tė kemi njė regjistėr real tė mjeteve qė qarkullojnė nė territorin e Shqipėrisė.