Nė seancėn e jashtėzakonshme parlamentare tė tė martės, i vetmi kandidat i nominuar pėr president, Behgjet Pacolli, ėshtė zgjedhur president i Republikės sė Kosovės vetėm pas raundit tė tretė tė votimit.
Nė raundin e tretė, ku nevojiteshin vetėm 61 vota, nga 67 deputetė tė pranishėm nė seancė, Pacolli mori 62 vota, kundėr ishin katėr dhe njė votė ishte e pavlefshme.
Nė raundin e parė pėr Pacollin kanė votuar 54 deputetė, kundėr kanė qenė 11, ndėrsa dy vota ishin tė pavlefshme. Ndėrsa nė raundin e dytė nga 67 deputetė qė kanė votuar, pėr Pacollin kanė votuar 58 deputetė, kundėr kanė qenė shtatė, ndėrsa dy vota ishin tė pavlefshme.
Pasi ėshtė zgjedhur President i Republikės, Behgjet Pacolli dha betimin dhe mė pas mbajti njė fjalim, tė cilin e nisi duke i falėnderuar deputetėt pėr besimin qė ia kanė dhėnė.
Ai u zotua se do tė zbatojė Kushtetutėn dhe do tė punojė maksimalisht nė konsolidimin e institucioneve tė shtetit dhe ndėrrimin pėr tė mirė tė imazhit tė vendit.
Pacolli tha se do tė punojė maksimalisht nė pavarėsimin e institucioneve pėr sundimin ligjit, sidomos tė gjyqėsorit. Ai tha se institucionet do ta kenė mbėshtetjen e tij maksimale nė luftimin e korrupsionit dhe luftimin e krimit tė organizuar.
Presidenti i sapozgjedhur tė Presidentit falėnderoi Shqipėrinė pėr kontributin e dhėnė nė konsolidimin e shtetit dhe tha se do tė punojė nė avancimin e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore me fqinjėt. /Telegrafi/