Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1

    Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt

    Receta Gatimi

    Nuk kemi ndėr mend tė tė kėshillojmė qė tė mos qani mė. Nė fund tė fundit ėshtė e dobishme pėrderisa e lejon stresin tė shkarkohet. Veēse nė disa raste nuk ėshtė mirė qė tė tjerėt tė shohin se janė dukė tė rrjedhur lot nga sytė. Prandaj...



    Jo tė gjithė e dinė se bashkė me lotėt shkarkohet jashtė trupit edhe stresi. Ēdo pikė loti aktivizon prodhimin e kortizolit, njė substancė nė gjendje tė minimizojė stresin dhe njė seri substancash krejtėsisht natyrore kundėr dhimbjes, si endorfina . Pra, tė qash ėshtė e dobishme, ėshtė njė valvul e mrekullueshme shkarkimi e emocioneve dhe ndjenjave, qė nėse nuk shfryhen, mund tė jenė pikėfillesa e anktheve dhe depresioneve.

    Je njė tip nga ata qė i kanė lotėt nėn qepalla? Atėherė ndoshta ėshtė mirė tė mėsosh qė edhe nė Evropė do tė mund tė pėrhapen tė ashtuquajturit "crying clubs", lokale qė kanė lindur pėr tė kaluar stresin qė shkakton lodhja. Nė kėto lokale ėshtė e mundur tė qash e qetė, ndoshta duke parė njė film prekės. Nė veēanti te “Loss”, njė lokal trendy londinez, ėshtė e mundur tė ngashėrehesh nė paqe tė plotė duke gėlltitur njė pije dhe duke u pėrqendruar nė faktin qė ėshtė mė keq tė hiqesh si e lumtur kur nuk e ndjen se sa tė jetosh njė mbrėmje qė ėshtė njė antihelm ndaj kėrkimit obsesiv tė lumturisė. * * *

    Megjithatė, jo gjithmonė situatat i ngjajnė kėtyre klubeve. Jeta shpesh nuk na tregon mjedise komode pėr tė derdhur lot sa tė shkarkojmė gjithė stresin dhe ndjenjat e trishta.

    Cila nga ne do donte tė qaravitej nė skrivaninė e zyrės sė saj pėrballė kolegėve ose tė humbiste kontrollin para miqve apo prindėrve? Me siguri asnjėra. Por lotėt shpesh shpėrthejnė papritur e na tronditin nė pak sekonda, duke na bėrė tė dukemi tė paparaqitshme dhe tė brishta.


    Falė disa kėshillave do mundesh tė kalosh mė lehtė kėto ēaste tė sikletshme.

    Nė rast se nė zyrė tė mbėrrin njė sms i papritur me njė lajm tė keq, pėrpiqu tė mos shpėrthesh para kolegėve tė punės dhe hiqu sikur nuk ndihesh mirė, pėr shembull sikur ke njė dhembje tė fortė koke, qė tė largohesh e tė kalosh pak minuta nė tualet *qė tė shkarkosh dėshpėrimin.

    Nėse duhet tė kthehesh nė tavolinėn tėnde tė punės, mos jep asnjė shpjegim pėr gjendjen tėnde shpirtėrore dhe pėrpiqu tė punosh pa pretenduar tė jesh shumė e pėrqendruar. Nėse ke me vete, vėr pėr disa minuta njė palė syze dielli dhe thith flakonin e parfumit qė mban nė ēantė ose njė shami letre me aromė: do tė tė ndihmojė tė ndihesh mė mirė. Kėrko kolegen qė i beson mė shumė dhe tregoji vetėm asaj stresin tėnd.



    Njė situatė jo e panjohur ėshtė ajo kur shefi ka vendosur tė tė shkatėrrojė ditėn me kėrkesa absurde ose me ndonjė diskutim krejt pa vend, qė pėr shkak tė strukturės “open space” tė zyrės, merret vesh nga tė tėrė. Ja si t’ia dalėsh.

    Pas njė ēasti tėrheqjeje, rinovo para tė gjithave grimin me disa lėvizje strategjike: me shami tė lagura hiq gjurmėt e trukut tė prishur; nė qoftė se ke, hidh ca pika locion pėr shpėlarje sysh pėr tė qartėsuar vėshtrimin; pak ruzh ose pluhur mjafton pėr t’i dhėnė ngjyrė fytyrės (mos e ngarko me fondatintė tjetėr, do rrezikoje njė grim me lara) dhe kalo pak rimel nė pjesėn e sipėrme tė qerpikėve.


    Pėr t’u kthyer nė tavolinėn e punės me njė pamje tė qetė, bėj disa ushtrime frymėmarrjeje duke e futur ajrin nga hunda dhe nxjerrė nga goja nja dhjetė herė. Pėrpiqu tė pėrqendrohesh nė faktin qė ke kaluar vėshtirėsi herė tė tjera dhe pikėrisht kėto tė kanė bėrė tė jesh mė e fortė. Fto njė koleg qė e ke qejf nė mėnyrė tė veēantė pėr njė pushim tė shkurtėr pėr kafe. Me siguri do ta dėgjojė me vėmendje problemin tėnd e do tė tė bėjė tė ndihesh mė mirė.



    Je ftuar nė njė martesė dhe pamja e ēiftit tė lumtur e tė dashuruar tė ka prekur e tė ka rindėrgjegjėsuar pėr problemet nė martesėn tėnde e punėt qė nuk shkojnė aspak mirė nė jetėn sentimentale? Thaji menjėherė lotėt, para se tė tė prishet truku, pastaj merr nė dorė ftesėn apo ndonjė meny e zhytu nė njė gjoja lexim, deri sa ta ndjesh qė sytė tė janė tharė. Mos ndjej keqardhje pėr veten, por prano kėtė ēast dobėsie dhe mendo qė jeta ėshtė e mbushur me ndryshime tė mėdha: jemi tė thirrura pėr tė ndryshuar dhe riorganizuar stilin e jetės dhe pikėrisht e qara mund tė na vijė nė ndihmė pėr tė menduar pėr zgjidhje mė me fantazi.

    Edhe lotėt e lumturisė ndonjėherė dalin papritur: mund tė ndodhė kur pėr festėn e nėnės djali ose vajza tė dhuron njė letėr ku ėshtė formuar njė lule me copa tė vogla letre tė ngjyrosura tė ngjitura ose nė shfaqjen qė jep me fėmijėt e tjerė tė shkollės, kur sheh njė njeri tė afėrt qė del nga spitali. Nė njė rast tė tillė lėre qė personat ta shohin emocionin nė fytyrėn tėnde tė pėrzierė me lot, sepse kjo do jetohet nga tė tjerėt si njė ēast me ndjeshmėri tė rrallė dhe njė pėrfshirje e fortė emotive.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    13

    Re: Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt


    Altin keto keshilla lejo qe ti vendosin femrat, pa ofendime kuptohet............. nuk e di se ku i ke marr keto informime, por sot si sot eshte e veshtire qe te shohesh qe nje vajze te qaj, thjeshte une flas per veten time, dhe per karakterin qe kam, me pelqej te qaj, por kur jam ne vetmi, nuk ja bej te ditur askujt dobesit e mija! .....................

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt

    Altin, mua me pelqyen te gjitha keshillat

    Eshte mire te qajme se pervec atyre qe ke shkruar pastrohen dhe syte.
    Une per veten time, po me erdhi per te qare, nuk dua ta di se ku jam, se kam njerez perpara apo jo, po me erdhi per te qare i leshoj si shi lotet dhe se kam fare problem nese me shikojne ose jo.

    Ne tren, ne autobus, ne lokal kam qare keshtu balle per balle njerezve

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Qan lehtė? Ja si t’i fshehėsh lotėt

    Mesa mora vesh une eshte mire te qajne njerezit. Une athere ofroj per njerezit qe duan te qajne, shume opsione! Pershembull nje dru pas qafe! Dhe cdo gje me cmim okazion!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 26-12-2014, 09:54 PM
  2. Lotėt Dhe Efekti I Tyre Pozitiv!
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-08-2013, 10:43 PM
  3. Kripė....... nga lotėt e njeriut !!
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-06-2012, 09:51 AM
  4. Makinat qė riparohen mė lehtė
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2011, 05:26 PM
  5. Kush fle pak, ftohet mė lehtė
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 09:52 PM