Receta Gatimi

Nga 1 marsi tarifat e komunikimit pėr 30% mė lirė nė Shqipėri


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Nga 1 marsi tarifat e komunikimit pėr 30% mė lirė nė Shqipėri


    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nė Shqipėri ka theksuar se ulja e tarifave do tė vijojė deri nė vitin 2015 pėr t’u barazuar me koston efektive nė treg. Por qysh prej datės 1 mars tarifat do tė ulėn.


    Reduktimi i ri i tarifave me shumicė tė telefonisė mobile do tė vazhdojė deri nė 2015 dhe do t’i ēojė tarifat drejt kostos. Sipas Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit tė Tregut nė Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ulja e tarifave me shumicė do t’ju krijojė operatorėve hapėsirėn pėr tė konkurruar me tarifa mė tė ulėta pėr thirrjet midis rrjeteve tė ndryshme.
    AKEP ka vendosur gjithashtu t’ju kėrkojė operatorėve celularė tė ulin tarifat me shumicė edhe pėr mesazhet e shkruara, tarifa qė janė shumė mė tė larta se kostot. Pėr mesazhet e shkruara fillimisht vendimi do tė ketė vetėm vlerė rekomanduese, deri nė kryerjen e shpejtė tė njė analize tregu qė ėshtė kėrkesė ligjore pėr t’i dhėnė vendimit vlerė detyruese.

    Marrja e vendimit nga AKEP pėr nivelin e tarifave tė terminimit nė katėr rrjetet mobile, pėr njė periudhė 4-vjeēare, krijon njė precedent tė ri i cili ka efekte pozitive nė treg, jo vetėm pėr reduktimin e nivelit tė tarifave, por edhe nė mundėsitė qė u krijohen tė gjithė lojtarėve nė treg pėr pėrshtatjen e planeve afatgjate tė biznesit.

    Vendimi i fundit i AKEP synon tė ēojė drejt uljes tarifat ndėrmjet rrjeteve tė ndryshme qė vazhdojnė tė jenė shumė tė larta. Meqenėse reduktimet e tarifave janė tė ndjeshme pėr tė katėr operatorėt aktualė nė treg, AKEP gjykon se aplikimi i reduktimit tė pėrshkallėzuar ėshtė mėnyra e drejtė e zbatimit tė orientimit nė kosto.

    Pėr afatet kohore tė reduktimit tė pėrshkallėzuar AKEP nė procesin e konsultimit publik propozoi qė tarifat e katėr operatorėve celulare tė reduktohen sipas afateve dhe vlerave pėr AMC, Vodafone, Eagle Mobile dhe Plus.

    Tarifat e tė katėr operatorėve fillojnė tė reduktohen mė 01.03.2011, ku pėr AMC dhe Vodafone tarifa e terminimit barazohet me tarifėn mesatare nė vendet e BE-sė nė vitin 2009, tė publikuar nė Raportin e 15-tė KE, prej 6.7 euro cent duke pėrdorur kursin mesatar tė kėmbimit prej 132.06 lekė/euro pėr vitin 2009.

    Pėr Eagle Mobile dhe Plus Communication reduktimi nė fazėn e parė parashikohet tė kryhet duke ruajtur asimetrinė aktuale nė terma relativė me AMC/Vodafone. Asimetria midis tarifave EM dhe AMC/Vodafone, Plus dhe AMC/Vodafone, Plus dhe EM, ruhet nė periudhėn e parė ose tė dytė dhe mė pas vjen gjithmonė nė rėnie deri nė zero. Tarifat e AMC, Vodafone dhe EM konvergojnė mė 1 shtator 2013, nė vlerėn e llogaritur tė BU-LRAIC 4.57 lekė/minutė. Tarifa e Plus konvergon me tarifėn e tre operatorėve tė tjerė nė vlerėn 4.57 lekė/minutė mė 1 shtator 2015.
    Reagimet e operatorėve shqiptar

    Vodafone Albania ka rezerva dhe risjell nė vėmendje komentet e dhėna nė muajin korrik 2010 pėr rezultatet e modelit dhe asimetrinė e propozuar. Vodafone propozon reduktimin e pėrshkallėzuar sipas vlerave tė korrikut tė vitit2010. Sipas saj nėse AKEP nuk merr nė konsideratė propozimin e mėsipėrm, atėherė AKEP duhet tė mos devijojė nga propozimi i konsulentit tė dhėnė nė dokumentin pėr kėshillim publik.

    AMC nė anėn tjetėr shprehet se ėshtė e paqartė lidhur me modelin e pėrdorur dhe do tė donte njė njohje mė tė thellė tė tij. Njė shqetėsim tjetėr ėshtė se llogaritjet e tarifės duke u bazuar nė mesataren evropiane nuk kanė pasqyruar saktė ndryshimet e kursit tė kėmbimit lekė/euro, duke sqaruar se kursi aktual nga koha kur janė bėrė llogaritjet ka ndryshuar nga 134 nė 139 lekė/euro, ēka pasqyron njė ulje tė tarifės nė valutė nga 6.7 euro cent qė ėshtė marrė si tarifė mesatare e vendeve tė BE-sė, nė 6.4 euro cent.

    Kompania Eagle Mobile e gjykon shumė tė shkurtėr periudhėn e ruajtjes sė nivelit tė asimetrisė nė favor tė tij, duke kėrkuar kėshtu njė kohė mė tė gjatė pėr tė qenė sa mė konkurrent me dy operatorėt e mėdhenj qė operojnė prej vitesh nė kėtė treg. Gjithashtu kompania Eagle Mobile shprehet kundėr rregullimit me kostot BULRAIC dhe kėrkon pėrdorimin e mesatares sė Bashkimit Evropian si instrument pėr rregullimin e tarifave tė terminimit.

    Operatori mė i ri nė tregun e Shqipėrisė ėshtė shprehur se pėrshkallėzimi dhe afatet kohore tė propozuara nė dokument janė tė disfavorshme pėr tė. Duke qenė njė operator i ri nė kėtė treg, do t’i duhej njė kohė mė e gjatė pėr tė pėrfituar asimetrinė e tarifave nė raport me operatorėt e tjerė. Ai nuk ėshtė dakord me vlerat e pėrshkallėzuara duke pretenduar se brenda 3 vjetėve do t’i duhet tė pėrballet me ulje drastike tė tarifės sė terminimit. Plus komenton se asimetria pėr Eagle zgjat 5 vjet (2008-2013), ndėrsa pėr Plus 4 vjet 2010-2014 dhe kjo nuk ėshtė e drejtė./pcworld.al

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Epo shpresojme

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Disa rregulla tė komunikimit
    Nga Erdi nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 05:39 PM
  2. 8 rregulla tė komunikimit me fėmijėt
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2011, 08:44 PM
  3. Mjeshtėria e komunikimit
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 01:52 PM
  4. Tarifat e reja pėr marrjen e vizės dhe procedurat e aplikimit.USA
    Nga kuklla nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 11:46 AM