Librazhd, arrestohet prindi qė pretendonte se i ishte "ngrėnė" nota e fėmijės
Njė mėsuese nga njė fshat i Librazhdit ka pėrfunduar nė spital me plagė tė rėnda nė trup. Njėri nga banorėt e fshatit ku punonte, e ka rrahur atė barbarisht dhe qė nga dita e djeshme ajo ndodhet nė pavijonin kirurgjikal tė rrethit tė Librazhdit nėn kujdesin e veēantė tė mjekėve specialistė. Ngjarja jo e zakontė ka ndodhur rreth orės 18:30 tė dy ditėve mė parė nė fshatin Fushė-Studė, rreth 30 kilometra nė Veri tė qytetit tė Librazhdit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Komisariatit tė Librazhdit, ėshtė arrestuar rreth orės 01:00 tė ditės sė djeshme 39-vjeēari Idriz Qoli, banor i fshatit Fushė-Studė, pasi ka ushtruar dhunė tė rėndė fizike ndaj 45-vjeēares, R.Gjini, mėsuese nė fshatin Fushė-Studė. Mėsohet se konflikti mėsues - prind, ka lindur pėr pretendimin e Qolit se "mėsuesja i ka ngrėnė me tė padrejtė notėn djalit tė saj nė klasė tė tretė tė kėsaj shkolle nėntėvjeēare. Debati ka nisur pas mbarimit tė orėve tė mėsimit, mes mėsueses nga fshati Zabzun, rreth 5 kilometra larg vendit ku ėshtė shkolla nė fshatin Fushė-Studė dhe prindit Qoli, banor i kėtij tė fundit. Burime zyrtare bėjnė tė ditur se Qoli ka goditur mėsuesen e djalit tė tij me mjete rrethanore tė forta, duke i shkaktuar asaj plagė tė rėnda nėpėr tė gjithė trupin. Por, ndėrsa "trimi" ėshtė larguar, kanė qenė banorėt e fshatit ata qė me njė makinė tė rastit, kanė nisur Gjinin nė spitalin e Librazhdit rreth orės 20:30 minuta. Nė spital, mėsuesja Gjini vetėm sa ka belbėzuar emrin e agresorit dhe policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė tij. Burime policore shpjegojnė se "Qoli ėshtė arrestuar mbrėmė rreth orės 01 tė natės nė banesėn e njė fqinji tė tij dhe po dje gjykata e rrethit ka marrė pėr tė masėn e arrestit me "burg pa afat". Ndėrsa burime spitalore nė Librazhd bėjnė tė ditur se gjendja e saj paraqitet e rėndė. Vetė mjeku ligjor i kėtij rrethi, Liman Mnalla, ka pohuar se "mėsuesja e dhunuar kishte marrė plagė tė rėnda nė tėrė trupin, si dhe ka shembje nė pjesėn e pasme tė kokės". Mjekėt kanė aplikuar mjekim intensiv ndaj mėsueses, duke garantuar jetėn e saj, por gjithsesi kurimi, sipas tyre, do tė zgjasė shumė ditė. Prokuroria e rrethit tė Librazhdit, me akuzėn e provuar "plagosje e rėndė me dashje" vazhdon hetimet pėr dokumentimin e plotė tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė.