MARTESA
Nga Lis Bukuroca
A ma ban hallall oj nane o, uuuuu uuuu uuuu. Ndoshta nuk t kam ngu gjithmone, uuuu uuuu uuuu! A ma ban hallall o vlla i dashtun, uuuuu uuuu. Unė po shkoj nė shpi t huje: uuuu uuuu uuuu... Ajo ishte e ulur nė njė stol pranė derės. Kokėn e kishte tė mbuluar me vello, qė i varej mbi fytyrė dhe mbulonte gjoksin duke zbritur gati deri nė prehėr. Ndėrmjet rreshtave tė luleve tė vockla tė qėndisura, shiheshin sytė e saj. Lotėt i rridhnin rrėke, njėri pas tjetrit. Zėri saj dėgjohej deri nė rrugė. Nėpėr minder e shilte ishin ulur gra me fėmijėt, qė strukeshin pas tyre, me faqe tė skuqura dhe sytė e pėrlotur. Njė foshnje flinte qetė e thellė nė prehėr tė nėnės. Nora vėshtronte herė pas here plakat, pastaj gratė me fėmijė. Ndonjė grua fshinte lotėt me shami, ndonjė vajzė vetėm me gishtin tregues tė mbledhur pak, ndonjė plakė me grusht. Tė gjitha ishin tė zymta dhe nė ēdo ēast pritej ardhja dasmorėve. Dy vajza shėrbenin tė ftuarit me ēaj dhe llokume. Gratė flisnin dy nga dy mes vete, me zė tė ulėt. Vajtimi mbulonte bisedat e tyre dhe ato afronin kokėn pranė veshit tė shoqes dhe pėshpėritnin. Njėra tundte kokėn nė shenjė pohimi, tjetra e lėkundte nė shenjė habie, e treta rrudhte mėrrolėt, e katėrta vinte dorėn nė gojė dhe tjetra paloste buzėt. Vajzat pasi shėrbyen dasmoret, morėn defet nė dorė dhe vajtimi shoqėrohej me rėnien e dajres dhe kėngės. Burrat gjendeshin nė shtėpinė e fqinjit. Atje, atje nuk kishte dėfrim me muzikė. As vaje. Nora banonte nė dalje tė qytetit Paraburg. Atė e fejuan nė Prapanik, qė gjendje njė ēerek ore larg me veturė nga shtėpia e saj. Majtas, pranė rrugės, qė shpinte nė katundin e burrit, gjendeshin varret. Familja e saj ishte e varfėr. I ati bėnte punė tė rastit, ishte tridhjetegjashtė vjeē dhe punonte me mėditje nė ndėrtimtari. Dy vite pat punuar edhe si kasap. Atė ditė tė bukur e me diell, rrugėt ishin stolisur me flamuj pėr ditėlindjen e njeriut, qė tė gjithė e thėrrisnin shok; kudo flamujt e Jugosllavisė dhe flamujt e Maqedonisė nėpėr ndėrtesa dhe shtylla. Pasdite, aty nja dy orė para se tė binte muzgu, erdhi kushėriri, Zidushi, nė rolin e shkuesit pėr herė tė pestė. Pasi pinė tre ēaje me limon dhe tymosėn dhjetėra cigare, njėrėn pas tjetrės, i ati i Norės, Ibush Dani, u ngrit nė kėmbė dhe foli: Boll ma kusho, i koftė hallall Nora dhe ia pafshin hajrin! Ata i shtrėnguan dorėn njėri tjetrit dhe u ulėn pėrsėri nė minder. Nėna e Norės psherėtiu thellė. Ajo zbriti shaminė drejtė syve dhe fshiu lotėt. Vėllai dhe dy motrat e Norės, vrapuan nė dhomėn tjetėr ku gjendej ajo. Pas tyre, edhe nėna. Nora kishte lidhur kokėn me njė shami nga dhembja. Zidushit i dhanė edhe njė bohēe tė qėndisur si shenjė se marrėveshja ishte lidhur pėr gjithmonė: me vlerė pėrjetėsie, kėtu dhe atje. Kėtu poshtė, nė Tokė, dhe atje lart, nė Qiell. Pasi iku ai, i dhanė Norės fotografinė e burrit. Ishte njė portret i vjetėr i njė ushtari me mustaqe dhe me yll nė kapelėn ushtarake. Nora e hodhi anash pa e shikuar fare dhe i tha sė ėmės se nuk do ta marrė kurrė atė plak dhe se nuk do tė bėhet kurrė nuse. Marrėveshja mirėpo ishte lidhur dhe pazari u bė deri nė detaje mė tė imta. Pas tri ditėve, erdhi Zidushi edhe njė herė dhe solli para pėr ta bėrė pajėn. Nora ishte nė kopsht duke ujitur. I ati duke prerė drunj nė njė cung, kurse e ėma para shporetit. Nora i hodhi njė vėshtrim pėrbuzės kushėririt dhe vazhdoi me ujitjen pa e pėrshėndetur. Ai i lėshoi nė dorė Ibush Danit njė tubė parash dhe i tha se me kėto mund tė bėhet njė arkė e mirė me tė qėndisme. Ibush Dani futi gjysmėn nė xhep dhe thirri Norėn pėr t ia dhėnė pjesėn tjetėr.
Jepja nanės dhe bleni gjanat bashk! Kur ajo hodhi paratė pėrtokė, i ati e zuri pėr flokė, ngriti sėpatėn nė ajėr dhe i tha: Unė ta pres kryt si pulės! Ni gjalė kish fitu dhe mkish nimu, ty s ta she hajrin kėrkush, bėrtiti ai. Ti mun m i zgjedh kundrat, jo burrin, shtriga e keēe!, vazhdoi ai me zė kėrcėnues. Nga Ibush Dani kishin frikė edhe nė lagje. Pas punės nė mishtore, pat therur njė shqiptar me thikė, por nuk e burgosėn.