Autorėt dhe tregtarėt amerikanė po i bėjnė thirrje Kongresit tė shtojnė mbrojtjen e pronėsisė intelektuale nė internet. Ata ankohen pėr humbje tė mėdha nga vjedhjet dhe mashtrimet – shumica e tyre tė kryera jashtė Shteteve tė Bashkuara.

Shkrimtari amerikan Scott Turow ka botuar disa romane qė trajtojnė punėn e institucioneve tė drejtėsisė. Ai dėshmoi para Kongresit javėn e kaluar nė lidhje me vjedhjen nė internet tė veprės sė tij tė fundit, me titull “I pafajshėm”.

“Brenda njė ose dy javėsh pas daljes sė librit nė shitje, miqtė mė informuan se ka pasur versione pirate tė librit tim nė internet qė ofroheshin me ēmim shumė mė tė ulėt nga shitėsit legjitim”.

Para Komisionit tė Senatit pėr ēėshtjet juridike dėshmoi edhe kreu i kompanisė amerikane “Rosetta Stone”, e cila prodhon materiale pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja dhe i shet ato pėrmes internetit. Tom Adams tha se njė kėrkim nė Google pėr Rosetta Stone rezulton nė dhjetėra faqe tė internetit qė imitojnė prodhimet e kompanisė dhe shesin versione pirate ose tė fabrikuara tė materialeve tė saj, raporton Zėri i Amerikės.

“Asnjė prej tyre nuk ėshtė faqe e ligjshme e kompanisė Rosetta Stone, edhe pse ato duken shumė tė ngjashme. Qėllimi i tė gjitha kėtyre faqeve ėshtė qė tė mashtrojnė konsumatorin amerikan”.

Adams tha se Rosetta Stone rregullisht merr telefonata nga konsumatorėt e zemėruar, tė cilėt ankohen pėr prodhimet me tė meta qė padashur i kanė blerė nga falsifikuesit dhe piratėt e internetit.

Kryetari i Komisionit Juridik tė Senatit Patrick Leahy tha se vjedhja e pronės intelektuale nė internet ėshtė e pėrhapur dhe e kushtueshme.

“Pirateria me materiale tė mbrojtura dhe shitja e mallrave tė falsifikuara, sipas njoftimeve, i kushtojnė ekonomisė amerikane miliarda dollarė nė vit dhe mbyllin mijėra vende pune. Interneti duhet tė jetė i lirė dhe i hapur, por jo tė veprojė nė shkelje tė ligjit”.

Luftimi i piraterisė nė internet ėshtė i vėshtirė, sepse faqet e falsifikuara tė internetit janė jashtė vendit, si nė Rusi dhe Kinė. Por Senator Leahy mbėshtet njė projektligj qė do t’i mundėsonte Departamentit tė Drejtėsisė tė marrė masa kundėr kėtij fenomeni.

Projekt-ligji pėr Luftimin e Shkeljes dhe Falsifikimit nė Internet u miratua vitin e kaluar njėzėri nga Komisioni Juridik, por nuk ėshtė paraqitur pėr shqyrtim nė Senat. Senatori Lehi thotė se ai shpreson qė kjo tė bėhet kėtė vit.

Pėrpjekjen po e mbėshtet edhe kompania me seli nė Amerikė Go Daddy, qė ofron regjistrim tė adresave dhe hapėsirė pėr faqe elektronike. Go Daddy kontrollon klientėt dhe si rezultat pengon piraterinė.

Por jo tė gjithė janė tė kėnaqur me legjislacionin e propozuar. Njė pėrfaqėsues nga kompania amerikane e shėrbimeve tė internetit Verizon ka paralajmėruar komisionin e senatit se projektligji mund t’i fusė kompanitė amerikane nė konteste jashtė vendit me subjekte tė huaja. Kėtė shqetėsim e shprehu edhe Denise Yee, avokate e kompanisė Visa, e cila mundėson kryerjen e pagesave nė mbarė botėn.

“Ne si kompani nuk jemi nė gjendje tė identifikojmė materialet e falsifikuara apo ato qė shkelin tė drejtėn e autorit. Pronarėt e protokolleve tė internetit kanė mundėsi tė na njoftojnė pėr raste shkeljeje, por rrallėherė e bėjnė kėtė. Kur nuk dihet se ē’ėshtė e ligjshme, ne jemi tė autorizuar tė vendosim vetė”.

Senatori Ron Wyden nga Oregoni shqetėsohet se projektligji vendos barrė tė rėndė dhe masa tė ashpra qė do tė pengonin rolin e internetit si motor i rritjes ekonomike dhe vendeve tė punės.

“Mbajtja e hapur e rrjetit, nė shtėpi dhe jashtė shtetit, ėshtė e njė rėndėsie tė madhe pėr ekonominė amerikane, sepse interneti ėshtė mėnyra kryesore pėr popullsinė e botės pėr tė komunikuar dhe pėr tė bėrė tregti”.

Por viktimat e piraterisė nė internet paralajmėrojnė pėr njė tė ardhme, nė tė cilėn nuk do tė botohen libra dhe bizneset nė rrjet do tė pushojnė sė qeni tė dobishme, nėse nuk ndėrmerren masa tė ashpra. Debati mbi problemin dhe zgjidhjet e propozuara ka tė ngjarė tė intensifikohet nė Kongres gjatė muajve tė ardhshėm.