Pritjet e publikut kanė qenė qė Microsoft tė lansojė versionin e ri tė sistemit tė saj operativ, Windows 8, diku kah mesi i vitit 2012, ndėrsa tani po qarkullojnė disa thashetheme tė cilat thonė se ky version i ri do tė dal kėtė vit.

Pėr mė tepėr, thuhet se Microsoft do tė lansojė edhe disa kompjuterė tė ri tablet tė cilėt do t’i bazojė pikėrisht nė Windows 8, dhe se e gjithė kjo do tė ndodhė nė qershor tė kėtij viti.

Sipas raporteve tė Download Squad thuhet se Microsoft do tė mund tė lėshojė konceptet fillestare tė ndėrfaqės sė re nė Windows 8, tė cilėn do ta ilustrojė nė njė model tė ri tė kompjuterit tablet.

Nė anėn tjetėr, tė gjithė e dimė se sistemi operativ Windows 7 nuk ėshtė edhe aq miqėsor pėr kompjuterėt tablet, mirėpo pritet qė pikėrisht versioni i ri i kėtij sistemi operativ do tė bėjė qė gjiganti softuerik Microsoft tė shndėrrohet nė njė lojtar tė rėndėsishėm edhe nė tregun e tabletėve.