.• Burime nga policia pohojnė se ėshtė gjetur arma e krimit me te cilen eshte qelluar 49 vjecari e cila rezulton tė jetė pa leje. Nderkohe pista e parė mbetet ajo e vetėvrasjes nė kushtet e depresionit
.
Elbasan-Njė 49 vjecar ėshtė gjetur pa jetė brenda banesės ku ai jetonte. Mentor Shkodra dyshohet se ėshtė vetėqėlluar me pistolete nė kokė duke gjetur vdekjen e menjehėrshme. Ngjarja ka ndodhur mėngjesin e sotėm nė njė banesė private nė lagjen “Kongresi i Elbasanit”. Sipas tė afėrmėve viktima jetonte sė bashku me tė vėllanė i paralizuar i cili nė momentėn e krimit nuk ndodhej nė shtėpi. Burime nga policia pohojnė se ėshtė gjetur arma e krimit e cila rezulton tė jetė pa leje, ndėrsa janė marrė gjurmėt e gishtėrinjve pėr tė kryer ekzpertizėn edhe pse pista e parė sipas bluve mbetet ajo e vetėvrasjes nė kushtet e depresionit. Mesohet se viktima kishte disa muaj qė vuante nga crregullime tė ekuilibrit mendor, ndėrsa prej kohėsh kishte mbetur pa punė.