Gjuetari i Yjeve
Kam njohur dikė
Qė kapte yjet e i burgoste nė njė qoshk tė errėt tė shpirtit
Pa e gjetur kurrė ēastin e duhur pėr t’i lėnė tė shndrisnin…
Kam njohur dikė qė e rrotullonte kohėn nėpėr gishta duke shpėrfaqur vėrtetėsinė e qenies e duke i shpallur luftė hipokrizisė e pėrpjekjeve pėr t’iu dorėzuar ēasteve tė haresė…
Kam njohur dikė qė mund tė tė vinte njė vulė tė hirtė nė cep tė syrit me mbishkrimin “sipėrfaqėsor”, vetėm se zgjidhje tė vallėzoje nė majė tė gishtave mbi thėngjinj, por veē gėrmat ishin prej floriri tė kuq, prej atij tė lirit, tė tregjeve me shumicė…
Kam njohur dikė qė hėnėn e demaskoi si trup qiellor borgjez vetėm se s’mundi tė kishte kurrė njė teleskop qė ta afronte drejt vetes…
Kam njohur dikė tė brishtė si kafka e njė fėmije tė porsalindur
qė me kėmbėt e pėrgjakura nga drizat e rrugėve tė asfaltuara moderne shkelte lulet e me mėngėn e ēeliktė tė bluzės fshinte lotėt…
Kam njohur dikė qė e luftonte dhimbjen duke e parė nė sy, dikė qė ishte zemėrluan e duronte plagėt, urinė, tė ftohtin e mallin, qė fikej e ndizej si far nė stuhi, dikė qė kokėn e anonte veē anash e kurrė pėr poshtė… dikė qė strateg s’mundi tė bėhej kurrė…
Kam njohur dikė qė mendonte se veē dhimbja mund t’ia lehtėsonte dhimbjen, dikė qė u frikėsohej hijeve tė muzgut e qė me ankth priste rrezet e para tė agut…
Dikė qė i frikėsohej humbjes e prandaj jetonte territ, dikė qė pastronte pafundėsisht emblemėn e lavdisė sė lashtė tė tė parėve tė njerėzimit qė tė mos kthente kokėn pėr tė parė ndėrrimin e stinėve…
Kam njohur dikė tė madh sa bota, tė vogėl sa askundi, tė lartė njė kokė mbi Olimp e qė shkurtėsia i shkonte pash mė pash katranit tė pėrvėluar tė Hadit…
Dikė plotė jetė ndėr vena e me mendime tė fishkura e me sy tė fikur e zemėr tė ēelur… dikė qė lufton mes vargonjve tė jetės i etur, i tretur, e sėrish i ndezur nga hiri… dikė qė njė buzėqeshje nė muzg do i kishte shpėtuar jetėn…