Buenos Aires, 4 mars - Nė ndeshjen mes Klejpol dhe Viktoriano nė ligėn e pestė tė Argjentinės, gjyqtari i pėrfshiu tė gjithė lojtarėt e tė dy ekipeve.
Gjyqtari Damian Rubinon vendosi rekord tė ri pasi nė njė ndeshje arriti tiu tregojė kartonin e kuq ndaj 22 futbollistėve, rezervistėve por edhe tė gjithė udhėheqėsin teknike, nė ligėn e pestė tė Argjentinės, ndėrsa nė fund ndeshja ėshtė ndėrprerė.
Aktualisht nė rrahjen masive e cila kishte ndodhur nė kėtė ndeshje, skuadra nikoqire Klejpol udhėhiqte me rezultat 2:0. Kėshtu qė nė atė kohė kishte filluar largimi masiv. Menjėherė nė fushė janė futur tė gjithė futbollistėt, rezervat, trajnerėt dhe udhėheqėsit.
Pas kėtij incidenti nė vend tė shuplakave dhe boksiteve, kanė filluar tė fluturojnė kartonė. Nė fund ka pėrfunduar takimi me 36 kartonė, kėshtu qė ėshtė rekord nė historinė e futbollit. Deri mė tani rekordin e ka mbajtur ndeshja e luajtur nė Paraguai nė vitin 1993 kur ishin treguar 20 kartonė tė verdhė.