Timo Fllokon ėshtė e vėshtirė “ta kapėsh“. Merreni me mend, kjo intervistė ėshtė planifikuar rreth tre muaj mė parė. Gjithsesi, pėr njė aktor kaq publik ia vlen tė presėsh. Vetė Timo pėr kėtė distancė nga mediat thotė: „Ka njė numėr tė pafund gazetash dhe televizionesh.Shprehesh njė herė nė njė apo dy tė tilla dhe s’ke ēfarė thua mė, pėrsėritja s’mė pėlqen...“. Nė kėtė rrėfim pėr Fundjavėn e Shekullit, Timo Flloko flet pėr veten, pėr filmin shqiptar, pėr pasionin e tij poezinė, pėr ndarjen mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė... Me falėnderimin pėr prezencėn e tij nė Faqet e Sė Dielės, i urojmė atij dhe fansave tė tij, lexim tė kėndshėm!
Pėrshėndetje nga Shekulli. Kjo ėshtė njė nga intervistat tuaja tė rralla nė shtyp. Pse kjo distancė?

Nuk jam i distancuar, jam paksa i pėrmbajtur sepse sot nė treg ka njė numėr tė pafund gazetash dhe televizionesh.Shprehesh njė herė nė njė apo dy tė tilla dhe s’ke ēfarė thua mė, pėrsėritja s’mė pėlqen. Arsyeja tjetėr ėshtė se nuk ka shumė luajalitet, sepse jep njė intervistė dhe e shikon tė ndryshuar, duke filluar qė nga titulli ndonjėherė.. Ti flet pėr artin dhe titulli tė vihet nga boksi....Marrin njė citim apo thėnie pėr ta bėrė median atraktive, por kjo humb kuptimin e intervistės dhe krijon njė farė problemi.

Ēfarė do tė thotė tė jesh aktor i famshėm nė njė vend tė vogėl si Shqipėria?

Tė jesh aktor sė pari ėshtė e rėndėsishme, ėshtė profesion shumė i vėshtirė, nga mė tė vėshtirėt. Pėr dimensionin publik qė ka, ėshtė i bukur dhe i lakmueshėm. Nuk harroj qė ėshtė profesion dhe si ēdo profesion nuk duhet ndarė nga profesionet e tjerė. S’ka pėrse tė fetishizohet pėr ato qė thashė mė lart. Kudo qė tė jesh si nė Shqipėri, si nė botė problemi ėshtė qė tė kesh mundėsi ta ushtrosh si profesion. Ndryshimet nė jetėn shqiptare nga periudha e gjatė e tranzicionit kanė lodhur edhe aktorin. Duhet tė kėrkojė e gjejė shumė projekte qė tė ketė mundėsi jo vetėm tė ushtrojė artin, por dhe tė sigurojė tė ardhura normale. Mendoj se nė kėtė drejtim jo tė gjithė aktorėt janė fatlumė, sigurisht mė tė mirėt gjejnė rrugėn drejt skenės, ekranit dhe pjesa tjetėr, qė ėshtė dhe mė e shumta, jo dhe aq. E rėndėsishme ėshtė qė ka pėrpjekje nga sferat profesionale. Krijuesit e moshuar dhe tė rinj pėrpiqen tė gjejnė rrugė pėr ta ushtruar profesionin dhe kjo ėshtė gjė pozitive. Kur kėrkon, gjen. Dhe duhet medoemos tė ndeshesh me pengesat dhe realitetin.

Ėshtė Shqipėria njė vend i mirė pėr njė aktor tė mirė?

E mirė, e keqe, kjo ėshtė. Ėshtė vendi ynė.

Meqė jemi kėtu, tė pyesim pėr kuriozitet...Ka ndryshuar sjellja e publikut shqiptar, psh. ndaj njė artisti tė madh si ju?

Nė thelb admirimi pėr artistin ėshtė njė koeficient i pandryshuar. Format e admirimit ndryshojnė nga koha nė kohė. Nė fillim tė ndryshimeve tė para, kur njerėzit e politikės, veēanėrisht ata tė Lėvizjes pėr Demokraci shfaqeshin kudo nė ekran a nė rrugė. Ata ua merrnin nė atė kohė artistave vėmendjen publike dhe u duk sikur kėta tė fundit mbetėn nė harresė (jo pėr xhelozi)- Mbaj mend njė herė unė dhe njė kolegu im ishim duke ecur nga ana tjetėr e bulevardit, pėrballė Hotel Dajtit dhe nga ana tjetėr po ecte njė politikan i shquar. Njerėzit nuk e kthenin kokėn nga ne, por nga ai. (qesh)

Si artisti, si politikani duhet tė kursejnė tė shfaqurit e tepėrt nė media me dhe pavend. Problemi ėshtė qė tė mos konsumohet artisti, kjo ėshtė e rėndėsishme. Publiku pėrherė ka ēmuar artistin dhe me kalimin e viteve shtohet vlerėsimi pėr tė. Ja pėr shembull, ti mė quan artist tė madh, kurse unė veten nuk e quaj tė tillė.

Ēfarė i duhet para sė gjithash filmit shqiptar sot?

Ėshtė fakt qė filmi shqiptar ka mbijetuar, kjo falė pasonit tė kineastėve e natyrisht dhe njė suporti modest tė shtetit. Filmit mė shumė se sa ēdo arti individual, qoftė edhe teatrit i duhen paratė, buxheti i cili tek ne ėshtė i kufizuar nė krahasim me botėn ėshtė fare minimum, madje i pa konsiderueshėm mos flasim pėr Hollyėod- in qė shifrat janė astronomike. Sigurisht Shqipėria nuk jeton me industrinė e filmit dhe s’ka sesi, prandaj ti shtrijmė kėmbėt sa kemi jorganin. Ka 2-3 shtėpi produksioni qė rreken tė bashkojnė buxhetin qė marrin nga bordi i kinemasė me produksione tė huaja dhe kur gjejnė shtegun pėr buxhet dhe mjete, prej tyre arrijnė tė bėjnė filmin, ndryshe jo. Tė gjithė filmat e viteve pas ’95 e kėtej kryesisht janė bėrė nė kėtė mėnyrė. Nė ēdo rast krijuesit, skenaristėt, regjizorėt, aktorėt kurrė nuk kanė mundur tė bėhen tė begatė nga filmi. Artisti tek ne ėshtė i thjeshtė nga tė gjitha drejtimet.

Artistėt nė Shqipėri individualisht ose nė organizime artistike konceptin e mbijetesės apo shpėrblimit e lidhin shpesh me prezencėn e shtetit, pra presin buxhete shtetėrore pėr tė realizuar dhe krijuar. Kėto mungojnė nė fakt.. Nė Perėndim, industria e filmit apo krijimtaritė nė veēanti i “binden” rregullave tė tregut. Ju jeni i kėnaqur nga situata juaj, nė kuptimin ndiheni mirė, po merrni atė qė meritoni?

Padyshm qė arti duhet tė jetė nėn kujdesin e shtetit nė kuptimin qė ta zhvillojė atė, ta inkurajojė. Veēanėrisht teatrin, i cili kėrkon pėr shumė arsye ndihmė nga shteti nė kuptimin administrativ dhe atė financiar. Ne kemi vetėm teatėr shtetėror dhe kemi njė bordkinemaje, tė cilėt mbahen nga shteti. Sigurisht shteti ynė nuk ėshtė dhe aq i pasur, sa ti kapėrcejė kufijtė e financimit, por nuk ėshtė dhe aq i varfėr sa tė mos ta mbėshtesė. Pėr artin mund tė bėhet dhe mė shumė nga shteti. Nė teatėr 1 biletė ėshtė shumė e lirė dhe tė ardhurat nė tėrėsi nuk mund tė mbulohen nga fitimi nga biletat e shfaqjeve. Kėtu ēmimi ėshtė 20- 30 herė mė i lirė se nė perėndim dhe ky ēmim shkon nė raport me mundėsinė financiare tė publikut. Teatri jep vlera estetike, artistike, jo financiare. Shteti duhet ta mbajė kryesisht atė. Aktorėve u duhet qė tė kėrkojnė projekte, tė presin projekte dhe oferta nga regjisorėt, tė cilėt gjithashtu duhet tė gjejnė njė buxhet konkret pėr tė realizuar shfaqjet qė mendojnė.

A mund tė shitet “arti i mirė” nė Shqipėri, apo tendenca drejt komercialitetit me ēdo kusht ėshtė e vetmja alternativė?

Nuk besoj qe komercaliteti si tendencė nė trajtimin e temave problematike nė film do i sillte shumė tė ardhura filmit. Unė jam i mendimit qė filmi tė shtrojė probleme qė e shqetėsojnė shoqėrinė, tė pasqyrojė kėto probleme qė janė mė koherente, mos bėhet thjesht tendencioz nė drejtim tė fitimit. Komercializimifilmin do ta bėnte tė pavlefshėm.. Por ka njė problem kėtu.. Ne nuk kemi spektatorė filmi sepse mungojnė kinematė. Nė televizion ato shfaqen rrallė dhe filmat e rinj nuk e shohin ekranin sepse pėr ti shfaqur duhet tė paguash, por televizionet nuk paguajnė siē duhet. Madje filma qė janė bėrė 3-4 vjet mė parė nuk janė parė ende. Publiku nuk ka ku ti shohė. Mungojnė sallat e kinemasė e jo vetėm.. Meqė jemi kėtu, ėshtė nevoja edhe e njė teatri tjetėr.

Ju vetė keni pranuar tė bėni diēka qė ka lidhje me artin vetėm pėr hir tė pagesės sė mirė?

Kėtu nuk bėhet fjalė tė bėsh diēka thjesht pėr para, sepse ēmimi pėr njė punė nė raport me mundin pėr tė ėshtė minimal. Ēdo punė duhet tė paguhet brenda logjikės tė vendit ku jetojmė. Sa per ta ditur, 2- 3 ditė xhirimi nė Hollivudjanė sa paga e njė roli kėtu nė Shqipėri.. Nuk them qė tė bėhen krahasime nga sa paguhen artistėt nė Amerikė por edhe nė vendet e tjera paguhet mirė.

Kam lexuar njė poezi tuajėn, vėrtet tė bukur.. Si ka lindur ky pasion i aktorit pėr poezinė?

Pėr aktor e pranoj se ėshtė profesioni im, nė film, nė teatėr. Por poet s’mund tė quhem sepse nuk e ushtroj si profesion dhe pse kam shkruar. Duhet ta kisha nisur shumė herėt botimin e poezisė. Me siguri do kisha bėrė shumė libra. Por kam vetėm njė tė tillė me poezi tė titulluar “Rob i manive“. Vlerėsimi pėr tė ėshtė befasues pėr mua, pėr vetė faktin qė unė nuk shkruaja poezi, veē vargjeve pėr rrethe miqsh tė ngushtė.. Por poezia pėr mua ėshtė e rėndėsishme. Shkruaj nė momentet e mia tė mendimit. Poezia ėshtė si tė thuash substrakti i artit.. Mė tėrheq. Nė pak, shpreh shumė... Kam bėrė shumė tekste kėngėsh, kjo ėshtė njė zbavitje. Teksti i fundit ėshtė pėr kėngėn e Aurela Gaēes e titulluar “Hape veten“. Tekstet janė hobi qė kam nisur pėr lojė.. Tashmė kam hyrė nė lojė, dhe po tė dua nuk dal dot.

Besoj do na lejohet tė bėjmė njė pyetje disi mė gjerė se thjesht arti. Sipas jush, gjėrat nė Shqipėri gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit, jo thjesht pėr artistėt, kanė ecur mirė apo keq?

Ka gjėra qė kanė ecur. Koncepti pėr jetėn, mentaliteti...sigurisht ka ndryshime. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė njeriu tė ndihet i lirė nė kuptimin e tė menduarit.. Por ka probleme ekonomike, ka njerėz qė hasin vėshtirėsi pėr tė pėrballuar nevojat e jetesės. Ka konfliktualitet nė tėrėsi. Kėto nuk mund tė shmangen lehtė dhe shpejt.. Mesa duket sepse jemi njė vend qė vijmė nga njė e kaluar me shumė probleme..

“Kam pasaportė amerikane, por nė Shqipėri ndihem i motivuar..“

Pse vendosėt tė iknit nė SHBA dhe si e shihni Shqipėrinė tani qė jeni kthyer?

Nė Amerikė shkova nė ‚97 dhe kam qėndruar 6 vjet. Ika sepse atėherė, Linda, vajza kishte fituar njė program shkėmbimistudentor dhe kjo ishte arsyeja kryesore, pėr tė qenė me tė. Por qėndrimi atje u kushtėzua nga fakti qė unė doja tė provoja si artist pėrvojėn amerikane dhe bėra njė sėrė punėsh, sigurisht role modeste qė gjithsesi ishin njė eksperiencė me interes. Amerika ėshtė njė vend ku artisti veēanėrisht gjen hapėsira pėr t’u ridimensionuar. Ma merr mendja qė Amerika ndikoi tek unė nė njė kuptim qė mė bėri tė jem mė i hapur nė drejtim tė profesionit dhe krijimtarisė nė tėrėsi. Ndoshta nuk do tė kisha shkruar dhe botuar, siē ėshtė libri apo poezitė, nėse Amerika nuk do ma thyente kėtė tabu.. Mendoj se prirjet njeriu nuk duhet ti kufizojė por duhet ti eksperimentojė. E nėse ato nxjerrin nė pah vlera atėherė ja vlen tė provosh. Unė as nuk kam ikur, as nuk jam kthyer. Shkoj shpesh nė SHBA pasi kam marrė pashaportė amerikane, por Shqipėria ėshtė vendi im. Ku mė shumė se nė vendin tėnd mund tė ndihesh i motivuar dhe vlerėsuar?

PYETĖSORI I PRUSTIT

Po tė takoja Zotin? Do ti thoja „Mė jep dorėn..“

Ēfarė ėshtė lumturia absolute pėr ju?

Kapėrcimi i njė drame, lumturi tė pastėr nuk ka

Ēfarė ju bėn tė zgjoheni nė mėngjez?

Dita qė lind

Hera e fundit qė keni qeshur me shpirt?

Me miq

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Vullneti

Defekti juaj kryesor?

Shpėrfillja

Ndaj cilave gabime jeni mė tolerante?

Ndaj atyre qė janė tė korigjueshme

Me cilat personalitete identifikoheni mė shume?

Nuk identifikohem

Udhėtimi juaj i preferuar?

Udhėtimi pėr nė Palm Spring nga Los Anxheles

Shkrimtari juaj mė i dashur?

Kadare

Kompozitori juaj i preferuar?

Moxart

Cilin virtyt vlerėsoni mė shumė tek njė burrė?

Besnkėrinė

Tek njė grua?

Feminilitetin

Kėnga qė fėrshėlleni kur bėni dush?

Kėnga qė mė mbetet nė mendje

Libri qė ju la mbresė tė pashlyshme?

“ Shpirtra tė vdekur“

Filmi qė ju la mbresė tė thellė?

“Eyes Wide Shut“

Piktori juaj i dashur?

Van Ghog

Ngjyra juaj e preferuar?

Varet sipas gjėndjes

Kė konsideroni si suksesin tuaj mė tė madh?

Atė qė ēmojnė tė tjerėt

Pija juaj e preferuar?

Vera

Ēfarė ėshtė ajo pėr tė cilėn pendoheni mė shumė?

Koha qė kalon

Ēfarė urreni mė shumė nė kėtė botė?

Mosmirėnjohjen

Frika juaj mė e madhe?

Fundi i oqeanit

Nė ēfarė rastesh zgjidhni tė thoni gėnjeshtra?

Kur ato janė tė bardha

Cila ėshtė motoja juaj?

Ji vetja

Si do tė dėshironit tė vdisnit?

Pa kuptuar

Po tė ndodhte tė takonit Zotit, ēfarė do ju pėlqente t’ju thoshte?

“Mė jep dorėn“

Nė ēfarė gjendjeje shpirtėrore gjendeni kohėt e fundit?

Pasigurie

“Nė TK aktualisht me njė dramė mbi emigracionin“

Po punoj me njė rol nė dramėn e dramaturgut amerikan Artur Miller, “Pamje nga ura“, nė Teatrin Kombėtar nė rolin e Edi Karbones. Regjisori i shfaqjes ėshtė Albert Minga, ndėrsa skenograf ėshtė mjeshtri i skenės Agim Zajmi. Vepra ėshtė varianti i punuar i autorit dhe trajton dramėn e emigracionit

( tė njė komuniteti italian nė SHBA nė mes tė shekullit tė kaluar ). Vepra ėshtė dhe nė ditėt e sotme aktuale veēanėrsiht pėr ne shqiptarėtdhe emigracionit tonė nėpėr botė. Fatet e personazheve tė dramės, problemet janė sa njerėzoreaq edhe tronditėse, deri nė tragjizėm. Ndjehem mjaft mirė me kolegėt e mi, aktorė si Yllka Mujo, Fatos Sela, Bujar Asqeriu dhe me tė rinjtė Indrit Ēobani dhe Olta Gixhari. Po punojmė me pėrkushtim pėr premierėn, e cila do tė jepet nė 23 nėntor nė Teatrin Kombėtar. Unė personalisht pas pėrvojės me “Stinė e mėrzitshme nė Olimp“ ku luaja rolin e Prometeut dhe tė shfaqjes“Pėr njė fjalė goje“ me kolegun Ndriēim Xhepa qė u vlerėsua si sukses nga shtypi dhe publiku kam pėrgjegjėsi dhe njė motiv mė shumė par ta bėrė rolin siē duhet. Ėshtė ndeshje e vėshtirė dhe si nė ēdo ndeshje ėshtė risku nė mes dhe fitorja ose humbja shihen nė fund.

MARE NGA GAZETA SHEKULLI