Shkreli: Mė thoni njė personalitet tonin pėr tė cilin nuk ka rezerva e hije. Shoqėria shqiptare bashkėkohore, pėrsa mund tė duket e fortė, vuan nga njė sindromė nekrofilie, apo sikurse thoshte me shaka i ndjeri padėr Zef “ky vźnd i han tė dekunit e vet”.
Nė vitin 1955 Mustafa Kruja, shkruante nė emigrim “Nji studim analitik – Ē’na mėson Frangu i Bardhė me Fjalorin e vet”, ku siē thotė qė nė krye autori “kėnduesi s’ka pėr tė gjetun vetėm nji listė alfabetike tė thatė tė fjalėvet shqipe tė Frangut tė Bardhė (kund nja 2500), por diēa edhe mā tepėr, qi kam shpresė se mund t’i sjellė nji dobi praktike studimit tė gjuhės s’onė pėrgjithsisht”. Botohet si vepėr postum pas gjysmė shekulli nėn kujdesin e Ledi Shamku-Shkrelit. Lėnda i ra nė dorė gjuhėtares nga trashėgimtarė tė Krujės, mė saktė nga Bashkim Merlika, i cili kish pėrgatitur dosjen me materialet tė tjera shoqėruese dhe nė bazė tė tyre Shkreli, nėpėrmjet kolanės “Excipere” tė Botimeve Ēabej, na e paraqet me titullin “Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne” dhe pajisur me njė studim hyrės tė sajin. Vepra ka nė fokus tė parėn vepėr gjuhėsore nė shqip “Dictionarium” i Frang Bardhit (1635), dhe Kruja shėnon qė bėhet fjalė pėr “nji studim krahashimtar ndėrmjet gjuhės sė Bardhit e shqipes qi flitet e shkruhet sod nga pikpamja gramatikore”. Bashkė me kėtė vepėr dhe deri para saj, nė vitet ’30-’40, ai kishte sjellė ndėrkohė edhe njė risi metodike nė shkencat tona filologjiko-gjuhėsore, thelbi teorik i sė cilės ka qenė sipas Shkrelit “sinkron me atė tė bashkėkohėsve tė vet nė Europė e Shtetet e Bashkuara - Fishman, Martinet, Benveniste, Bartoli, Migliorini etj.”

Pėrtej interesit tė mirėfilltė shkencor ndėr etimologė dhe historianė tė gjuhės qė pret tė ngjallė botimi pėr herė tė parė, “Nji studim analitik – Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne”, i shėrben kujtdo qė do tė dijė mė shumė rreth gjuhės shqipe.

Intervista

Para se tė na shpjegoni me fjalė tė tjera kėtė vepėr tė Mustafa Krujės, mos duhet bėrė mė parė njė hyrje pėr kėtė njeri qė deri tani njihet vetėm si politikan kuisling?

Po, keni tė drejtė. Ndofta vėrtet figura e Mustafa Krujės apo Merlikės sikundėr e kemi dėgjuar shpesh nė tė kaluarėn ėshtė e lidhur me rolin e tij pėrkrahės ndaj Italisė sė Musolinit. Kjo periudhė e jetės sė Krujės, e nxitur fort edhe nga propaganda komuniste, hodhi njė hije tė paarsyeshme mbi krejt veprėn morale dhe materiale tė kėtij personaliteti shqiptar. Me pak fjalė po sintetizoj kėtu rrjedhėn e jetės sė tij. Kur qe 23 vjeē, pėrfundoi studimet pėr shkenca politike nė Universitetin “Mylkije” tė Stambollit mė 1910. Qe pjesėmarrės nė Kuvendin e Vlorės dhe njėri prej nėnshkruesve tė Aktit tė Pavarėsisė; prefekt nė Vlorė, sekretar i parė i qeverisė sė I. Qemalit dhe inspektor arsimi nė Elbasan. Mė 1914 pėrkrahu Ėiedin dhe njė vit mė pas u arrestua nga E. Toptani e u burgos nė Itali. Pas lirimit mė 1917, punoi nė Romė si kryeredaktor i gazetės “Kuvendi”, deri nė mbajtjen e Kuvendit tė Durrėsit ku u emėrua ministėr i Postė-Telegrafave gjer mė 1919. Deputet nė vitet 1921-1922, u largua mandej nė Jugosllavi si organizator i kryengritjes sė marsit 1922. U rikthye nė atdhe nė qershor 1924 dhe u emėrua nga F. Noli prefekt nė Shkodėr. Me riardhjen e Zogut emigroi nė Zarė tė Dalmacisė (Itali) iu kushtua fort studimeve gjuhėsore bashkėkohore duke interferuar me figurat mė tė mėdha tė linguistikės europiane. Si Kryeministėr i vendit u angazhua pėr nxjerrjen nė pah tė shqiptarisė nėn kurorėn italiane dhe ndėr tė tjera themeloi Institutin e Studimeve Shqiptare duke e shndėrruar atė nė njė pol tė rėndėsishėm tė studimeve albanologjike. Nė mbarim tė Luftės emigroi pėr tė mos u kthyer mė pėr sė gjalli nė Shqipėrinė e kėrrusur nga komunizmi.

Cila ėshtė historia e veprės qė pa mė nė fund dritėn e botimit ndėrsa autori vetė na paraqitet pėr herė tė parė, pėr shumė nga ata qė s’e dinin, si gjuhėtar. Si ratė nė gjurmė tė daktiloshkrimit tė tij “Ē’na mėson Frangu i Bardhė me fjalorin e vet”?

Ishte njė rastėsi fatlume (pėr mua) qė pasardhėsit e familjes sė Krujės, nėpėrmjet miqve tė tyre kishin rėnė nė kontakt me disa libra tė gjerdanit Excipere qė unė drejtoj. Ishte poashtu fatlum fakti qė bijtė e M. Krujės vijonin ta ruanin ndjeshmėrinė ndaj filologjisė shqipe, ushqyer me siguri nga ai vetė. Dhe kėta dy faktorė bėnė qė midis nesh tė krijohej ajo frymė e domosdoshme afiniteti pėr tė besuar nė seriozitetin e njė ndėrmarrjeje tė tillė. Ende sot e kam parasysh momentin kur ata hynė nė studion time me dosjen “Ē’na mėson Frangu i Bardhė me fjalorin e vet”. E habitur nga shqipja e ambėl qė fliste z. Merlika anipse ish rritur e plakur larg Shqipėrie, unė e dėgjoja atė burrė tek kumtonte me njė tė folme tė lartė krutane e plot me prestigj tė harruar aristokratik. Ishte prestigji i mbramė i njė epoke e cila nė Shqipėrinė tonė ish “mohuar” para gjysmė shekulli. Mė pas, n’ato orė tė gjata ditė-netėsh kur punoja me daktiloshkrimin, m’u bė se kėshtu, po kėshtu pat folur edhe vetė Mustafa Kruja. E sa herė qė prej vetiu mė vinte tė flisja me tė pėr arsyetime filologjike apo gjuhėsore, besoja se pėrgjigja e tij do tė kish pasė po atė tingullim e prestigj.

Pse mendoni qė duhet “pėrkthyer” nė shqipen e sotshme gjuha e tij, sadoqė shumė pranė kodit zyrtar tė viteve ‘30-‘40?

Nuk mendoj qė gjuhė e tij, sikundėr ajo e Fishtės apo Camajt, duhen pėrkthyer, marrė kjo ad literam. Ajo ku unė ngulmoj ėshtė se shqipfolėsit kanė nevojė jetike tė marrin nė shkollė njė kulturė gjuhėsore tė gjerė. Ėshtė turp pėr shkollėn tonė, pėr filologjinė tonė, pėr linguistikėn tonė, tė mohojė ende sot, nė kushtet e njė demokratizimi tė thellė tė jetės, pjesė tė tėra tė vetėdijes sonė kombėtare ku gjuha, siē dihet, te ne luan rol parėsor. Nxėnėsve e studentėve u duhen mėsuar mirė regjistrat e Koineve themelore tė shqipes, njėsoj sikurse u mėsohen me ngulm matematika dhe algjebra nė tė gjitha pėrdorimet e tyre. Mos harrojmė se nė Europėn perėndimore, nė shkollat e mesme mėsohet me detyrim edhe greqishtja e lashtė. Ime bijė duhet ta lexojė publicistikėn e Anton Harapit me tė njėjtėn lehtėsi siē lexon atė tė Fan Nolit. Ky ėshtė turpi qė ne linguistėt bartim akoma mbi supet tona. Dhe kėtė peshė turpi ndoshta do ta lehtėsonte disi njė mea culpa nga ana e institucioneve pėrgjegjėse.

Ju thoni se nė Shqipėrinė e viteve ‘30-‘40 kishte gjuhėtarė si Kruja qė operonin nė lėmin e shqipes me metoda qė filozofė tė gjuhės si Derrida i zbatuan nė vitet ‘60. Ku qėndron ky dimension avant-guard i Mustafa Krujės?

Nė botė njihen rastet e prekursorėve, tė cilėt u paraprijnė avangardave. Nė kėtė kuptim Kruja ishte njė prekursor, njė pararendės. Ndonėse ai nuk ishte i rreshtuar nė debatin linguistik qė bėhej nė revistat e specializuara tė kohės e ndonėse nuk kishte njė katedėr nėpėrmjet sė cilės tė krijonte njė shkollė mendimi dhe idhtarė tė tij, rruga dhe metoda qė ai ndoqi shpunė nė pėrfundime tė pėrafėrta e shpesh mė efikase se ato nė tė cilat dekonstruksionistėt do tė arrinin nė vitet ‘70, pėrhapur fjala vjen me tekste programatike si “L’écriture et la différence”.

Por nėse ata arritėn nė pėrfundimet e tyre nėpėmjet njė procesi kėrkimtarie tė gjatė universitare, Kruja u diktua nga nevoja praktike, tė cilat shqipja i kishte vėnė krejt papritur pėr zgjidhje nė tryezėn e linguistėve. Nga njė gjendje nė prag tė primitivizimit, siē kish qenė, ajo duhej tė shndėrrohej nė gjuhė tė njė shteti kombėtar. Duke njohur shumė mirė “kurthet” nė tė cilat kish rėnė njė pjesė e gjuhėtarėve italianė nė periudhėn midis dy luftrave, puna e tė cilėvekarakterizohej nga purizmi i skajmė dhe prirja pėr neologjizma diturore ngjyruar nė latinizma prej shekujsh tė vdekura, pra jo nga italishtja popullore, Kruja zgjodhi tė plotėsonte kodin gjenetik tė Shqipes Moderne (edhe pėr regjistrin burokratik) me leksema dhe stilema qė ende gjėllinin nė tė folmet e krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė, gjithė duke iu pėrmbajtur gjuhėsisė funksionaliste, dmth garancisė pėr njė kumt semantikisht tė pandotur e tė mirėpėrcaktuar. Dhe kėtė e realizoi veēse pėrmes prirjes sė tij vetjake pėr tė ndjekur njė metodė dekonstruksioniste.

Sipas ēfarė parimesh besonte Kruja se funksiononte gjuha shqipe? Dhe sa i shėrbejnė gjuhėsisė sot tezat e tij?

Shumė thjesht. Atė qė besonte edhe Fishta, Gjeēovi, Gazulli, Xhuvani, Rrota, e madje edhe Ēabej; pra si pėr ēdo gjuhė tė kėsaj bote, edhe pėr shqipen tonė parimet kryesore qė pėrcaktojnė gjithė ekzistencėn e saj janė: Analogjia dhe Eufonia.

Kėshtu, nė bazė tė kėtyre parimeve, si dje ashtu edhe sot shqipja duam apo s’duam ne, vijon tė drejtohet nga kėto dy forca kryesore. Ajo qė bėn gjuhėtari, siē theksonte edhe Xhuvani nė vitet Pesėdhjetė, kur Kruja nė mėrgim shkruante kėtė punim, ajo qė bėn gjuhėtari pra ėshtė gjetja e atij ekuilibri delikat midis gjendjes vulgare tė gjuhės dhe prirjeve pėr intelektualizim tė saj. Gjetja e kėtij ekuilibri kėrkon, pėrveē studimeve, edhe vetėdijen; vetėdije e cila padyshim karakterizonte M. Krujėn.

Ju e rendisni kėtė figurė ndėr ata humanistė qė ėndrrat gjuhėsore i lidhin me ėndrrėn e progresit. Mos ky pohim me rastin e daljes se librit ka pėr t’u pritur me shumė rezerva nga ata qė deri mė sot e njohin kėtė figurė vetėm nga hijet e historisė?

Relativizimi i figurave historike sot ėshtė jo vetėm njė prirje e pėrbotshme (sot ka nga ata qė Bonapartin e shohin si kriminel), por edhe njė sport shqiptar! Mė thoni njė personalitet tonin pėr tė cilin nuk ka rezerva e hije. Shoqėria shqiptare bashkėkohore, pėrsa mund tė duket e fortė, vuan nga njė sindromė nekrofilie, apo sikurse thoshte me shaka i ndjeri padėr Zef “ky vźnd i han tė dekunit e vet”.

Ē’vend zė kjo vepėr nė fondin e Exciperes?

Natyrisht vend nderi. Ėshtė volumi i dymbėdhjetė i gjerdanit Excipere dhe pėrveē vlerės qė vetė libri paraqet, sė shpejti do tė pasohet nga njė tjetėr vepėr madhore albanologjike siē ėshtė Fjalori Etimologjik i shqipes i Gustav Meyerit. Por nga sa duket feeling-u me veprėn e M. Krujės do tė zgjasė gjatė pasi tani kam nė dorė “Germat –A- dhe –B-” tė Fjalorit tė tij enigmatik.