Receta Gatimi

Si tė trajtosh gripin te fėmijėt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Si tė trajtosh gripin te fėmijėt

    Ankesat mė tė shprehura janė temperatura, kolla, dhimbje dhe skuqje fyti. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo simptomė tė trajtohet seriozisht, nė mėnyrė qė tė shmangen ndėrlikimet. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku pediatėr, Arben Kavaja, jep disa kėshilla se si mund tė parandalohen dhe trajtohen kėto probleme te fėmijėt:

    Doktor, ēfarė problemesh shfaqin fėmijėt nė kėtė periudhė?

    Problemet mė tė shpeshta kanė qenė virozat, apo si njihen ndryshe gripi. Veēse duhet kuptuar se ka dy lloje gripi: njė qė ėshtė me shenja mė tė lehta, apo si njihet “flu”, dhe tjetri ėshtė ai qė shfaqet mė agresiv, ku temperatura dhe simptomat e tjera janė mė tė shprehura dhe mė tė rėnda.

    Ēfarė ankesash manifeston fėmija?

    Nė kėtė periudhė ėshtė mė i shprehur gripi “i lehtė” dhe fėmija nė kėtė kohė zakonisht shfaq temperaturė, por jo shumė e lartė, rrufė, kollė, skuqje dhe tharje fyti. Mė tepėr preken rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, dhe kjo ėshtė arsyeja qė ankesat kryesore prekin hundėt dhe fytin. Ndėrkohė mund tė shfaqin dhe shenja mė tė pėrgjithshme si: kėputje trupi, dobėsi tė pėrgjithshme, mungesė oreksi etj.

    Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

    Qė me shfaqjen e shqetėsimeve tė para duhet tė drejtoheni sa mė parė te mjeku i familjes. Ne u rekomandojmė prindėrve qė tė jenė vazhdimisht nėn kontroll tė mjekut pėr tė parė ecurinė e trajtimit, por dhe mundėsinė e mbivendosjes sė njė infeksioni tė mundshėm, i cili do tė kėrkojė njė trajtim mė tė gjatė dhe mė specifik.

    Qėndrimi nė kolektiv, i bėn fėmijėt tė jenė mė tė prekur nga kėto viroza?

    Sigurisht qė fakti qė fėmijėt jetojnė nė kolektiv, i bėn mė tė ndjeshėm dhe tė preken mė lehtė nga virozat. Arsyeja ėshtė fakti se kėto viroza transmetohen lehtė nė mėnyrė aerogene, por dhe nė mungesės tė higjienės sė duarve, qė te fėmijėt ėshtė disi e theksuar.

    Ēfarė mund tė pėrdoret nė kėto raste?

    Asnjėherė antibiotikė. Nė kėto raste mjaft efikase janė trajtimet simptomatike, qė do tė thotė trajtim i ankesave qė shfaq fėmija.
    Kėshtu pėr temperaturėn duhet pėrdorur paracetamoli, por asnjėherė aspirinė. Kjo pėr faktin se aspirina nė rastin e virozave mund tė japė ndėrlikime mjaft serioze. Pėr rrufėn rekomandohen avujt me dafinė, ose mentol. Pėr kollėn ēajra tė ndryshme, por asnjėherė antibiotikė qė nė fillim.

    Ēfarė kėshilloni pėr tė parandaluar kėto probleme?

    Sė pari, kėshillohet qė fėmija tė vaksinohet. Vaksina kundėr gripit arrin ta mbrojė 70-80%, por dhe nėse preket nga virusi, e kalon mė lehtė dhe pa ndėrlikime. Ndėrkohė rekomandohet njė higjienė maksimale e duarve, e nėnės kur gatuan ushqimin, por dhe e fėmijės. Ndėrkohė mėshohet nė ushqyerjen me gji, sa mė shumė tė jetė e mundur, sepse ndihmon nė sistemin imunitar tė fėmijės. Ata fėmijė qė nuk ushqehen me gji, duhet tė marrin sa mė shumė kalori, vitamina dhe kripėra minerale, sepse rrisin rezistencėn dhe forcojnė sistemin imunitar. Ndėrkohė rekomandohet qėndrimi nė ambiente tė ajrosura mirė, pa korrente ajri dhe me lagėshtirė tė pėrshtatshme.

    keshilla

    • pėrdorni avuj me mentol pėr rrufėn

    • jepini tė pijė sa mė shumė lėngje me vitaminė C, sepse rrit rezistencėn e organizmit

    • jepini sa mė shumė ēajra pėr tė zbutur kollėn

    • vaksinoheni fėmijėn me vaksinėn anti-grip

    • bėni kujdes nė higjienėn e duarve

    • bėjini kontroll te mjeku pėr ēdo lloj simptome tė re

    • mbani nėn kontroll temperaturėn

    • mbaheni fėmijėn nė njė ambient tė ajrosur mirė dhe tė freskėt

    • shtoni nė menynė e tyre zarzavatet dhe frutat

    Gripi, kush duhet tė vaksinohet

    Kjo u rekomandohet tė gjithėve, por nė veēanti fėmijėve, tė moshuarve dhe tė sėmurėt kronikė, pasi kanė sistem imunitar mjaft tė dobėt. Pavarėsisht se ekziston mendimi se vaksinat mund tė pėrmbajnė antikorpe tė viruseve qė kanė qenė mė parė nė qarkullim, mjekėt rekomandojnė kryerjen e saj. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė parandalohen komplikacionet. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja, shpjegon kur duhet bėrė vaksina, ēfarė efektesh ka dhe kur nuk rekomandohet kryerja e saj.

    Doktoreshė, vaksina e gripit ėshtė e detyrueshme tė bėhet nga tė gjithė?

    Vaksinimet ndahen nė dy kategori: tė detyrueshme dhe tė rekomanduara. Vaksina kundėr gripit hyn nė grupin e atyre tė rekomandueshme. Gripi ėshtė njė sėmundje qė shkaktohet nga njė virus, qė nė pėrgjithėsi ėshtė i ndryshėm nga viti nė vit dhe vaksinat janė tė ndryshme. Megjithatė duhet kuptuar se vaksina arrin tė mbrojė nga ndėrlikimet qė mund tė shfaqen dhe tė pėrballohet mė lehtė gripi.

    Ndodh qė vaksina tė shkaktojė ndėrlikime?

    Jo. Vaksina nuk shkakton ndėrlikime te njerėzit e shėndoshė, pėrkundrazi vaksinimi mund tė rekomandohet pėr personat qė kanė sėmundje tė rėnda tė zemrės, astmė kronike, sėmundje pulmonare, fibroza cistike, sėmundje reumatizmale. Rreziku mė i madh pėr t’u sėmurur nga gripi janė muajt tetor-mars, muajt e ftohtė tė vitit.

    Nga se pėrbėhet vaksina dhe kur shfaqen efektet e saj?

    Vaksina ėshtė e pėrbėrė nga 3 lloj virusesh. Mbrojtja nga gripi shfaqet 2-3 javė pas injektimit tė saj. Mbrojtja fillon nė fund tė dhjetėditėshit tė parė dhe e arrin maksimumin nė fundin e muajit tė parė e nė vazhdim. Mjekėsia ende nuk ka mjete efikase pėr tė luftuar pjesėn mė tė madhe tė viruseve pėrveē vaksinave. Pa vaksinė, organizmi duhet tė pėsojė njė sėmundje pėr tė mundur tė krijojė antikorpet e nevojshme specifike, qė do ta *mbronin atė nga njė infeksioni i tillė nė tė ardhmen. Veēse duhet kuptuar se vaksina nuk e parandalon gripin. Nė qoftė se sėmundja ka filluar para bėrjes sė vaksinės, ose nė qoftė se gripi ėshtė shkaktuar nga ndonjė virus tjetėr. Veēse nėse vaksinohen tė gjithė: fėmijėt dhe tė rriturit, ne pengojmė qarkullimin e sėmundjes dhe mbrojmė ata persona, qė pėr arsye tė ndryshme nuk janė vaksinuar.

    Cilėt persona e kanė tė detyrueshme kryerjen e vaksinės?

    Fėmijėt dhe personat e riskuar e kanė shumė tė nevojshme marrjen e vaksinės. Veēse para injektimit tė vaksinės ėshtė e rėndėsishme qė tė bisedohet me mjekun ose farmacistin, pėr t’u informuar nė detaje.

    Ka persona qė nuk duhet tė bėjnė vaksinėn e gripit?

    Ka persona, fėmijė ose tė rritur qė nuk duhet ta bėjnė kėtė vaksinė. Ky ėshtė rasti i personave qė janė alergjikė, ose shumė tė ndjeshėm nga substanca aktive, ose nga pėrbėrėsit e saj, si veza e pulės, proteinat e saj, neomicina, farmaldehyde ose actaxinol.
    Gjithashtu nuk rekomandohet te personat me temperaturė tė lartė ose infeksione akute, fėmijėt me mangėsi tė rėndė tė aparatit imunitar (si pasojė e njė sėmundjeje, ose ata qė marrin mjekim qė ulin fuqitė e tyre mbrojtėse). Po ashtu te fėmijėt dhe tė rriturit qė marrin mjekime tė zgjatura me kortizonikė. Nė qoftė se doza e parė jep reaksion, nuk duhet tė merret asnjėherė dozė tjetėr. Duhet tė lajmėrohet doktori nė qoftė se pacienti merr cito statik, (antitumoral) ose bėn radioterapi. Po ashtu gratė shtatzėna ose nėnat me fėmijė nė gji, duhet tė konsultohen patjetėr me mjekun e familjes, pėrpara se tė vaksinohen.

    Sa herė bėhet vaksina e gripit?

    Vaksina e gripit nė vitin e parė aplikohet dy herė nė interval 1-mujor, ndėrsa pėr vitet e tjera aplikohet njė dozė e vetme ēdo vit.

    Nėse ka shpėrthyer epidemia e gripit, a duhet bėrė vaksina?

    Nėse njė epidemi ka shpėrthyer, vaksinimi nuk garanton qė personat tė mos preken nga gripi. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve periudha e inkubacionit tė sėmundjes ėshtė mė e shkurtėr se sa koha qė i duhet njė vaksine pėr tė mbrojtur organizmin *ndaj saj.

    Si pėrdoret vaksina?

    Tė rriturit dhe fėmijėt deri nė 36 muaj marrin njė dozė prej 0.5 ml. Fėmijėt nga 6 muaj-35 muaj marrin njė dozė 0.25 ml. Nėse fėmija ose i rrituri vaksinohet pėr herė tė parė, doza e dytė merret pas 4 javėsh. Vaksina injektohet nė muskulin e krahut, thellė nėn lėkurė.

    Cilat janė disa nga efektet e padėshiruara tė vaksinės?

    Rastet e infeksioneve tė rėnda nga vaksina janė shumė tė rralla, shumė mė tė rralla se ndėrlikimet e rėnda nga sėmundja. Po kėshtu ėshtė e domosdoshme tė dihet se, nėse vaksinojmė njė fėmijė tė vetme e mbrojmė nga rreziqet e infeksionit dhe njėkohėsisht e ballafaqojnė atė me njė rrezik shumė tė vogėl tė ndonjė pasoje post-vaksinale. Ndėr efektet anėsore mund tė radhisim: dhimbje koke, djersitje, dhimbje muskulore, atralgji (dhimbje e kyēeve), temperaturė, dobėsi, reaksione lokale: skuqje, dhimbje, fortėsim pėrreth vendit ku aplikohet vaksina. Kėto efekte shfaqen zakonisht 1-2 ditė pas injektimit tė vaksinės. Tepėr rrallė mund tė shkaktohen reaksione alergjike nė lėkurė nė pjesėn e trungut, ose tė gjithė trupin, urtikarie, prurit. Mė tė rralla janė dhe konvulsionet e shoqėruara me temperaturė, ērregullime neurologjike etj.


    rekomandimi

    Pėrse duhet tė vaksinohemi?

    Vaksina ėshtė njė preparat i aftė tė nxisė prodhimin e mbrojtjes sė organizmit ndaj baktereve apo viruseve pėrgjegjės pėr shkaktimin e njė sėmundjeje. Kur vaksinohemi, nė organizėm “ndizet” njė mekanizėm i mbrojtjes specifike. Kur virusi sulmon organizmin, menjėherė sistemi imunitar fillon punė pėr tė kundėrshtuar aksionin e tyre, mėson dhe njeh agjentin kėrcėnues, ose siē quhen ndryshe ushtarėt mbrojtės tė organizmit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e burim_zh
    Anėtarėsimi
    Mar 2008
    Postime
    22
    Reputacioni
    0

    Re: Si tė trajtosh “gripin” te fėmijėt.

    flm shum per imfo

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    uuu sa keshilla te mira...shume flm

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    shum interesante dhe te nevojshme

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e bleranda
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Vendndodhja
    Ne SHPii hehe
    Postime
    31
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shum shum info te mira pse eshte i perjashtuar altin111

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e gezime
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    10
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume keshilla te dobishme

  7. #7
    i/e rregjistruar Maska e sajmir73
    Anėtarėsimi
    Aug 2010
    Postime
    4
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    shum me interes keto keshilla.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Video-lojė pėr gripin e ri
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2009, 07:55 PM
  2. Martohet ēifti i infektuar me gripin e derrit
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 01:36 PM
  3. Pse gėnjejnė fėmijėt?
    Nga Altin111 nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 01:18 PM
  4. Femijet kapricoze
    Nga noemi84 nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 08:54 PM
  5. Femijet :) :)
    Nga Altin111 nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 02:24 PM