Receta Gatimi

Si tė zgjedhim shkollėn e lartė?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Post Si tė zgjedhim shkollėn e lartė?

    Ēfarė duhet tė dini qė zgjedhja juaj tė jetė sa mė e drejtė?



    Pėr shkollat e larta publike

    1) Mbi programin e studimit

    Programi i studimit duhet tė pėrgatisė studentėt pėr tregun e punės dhe pėr studime tė mėtejshme. Nėse programi bėn pjesė nė profesionet e rregulluara, tė diplomuarit, pas praktikės profesionale, i nėnshtrohen provimit tė shtetit, qė zhvillohet jashtė shkollės sė Lartė.
    Profesionet e rregulluara janė: mjekėsia, stomatologjia, farmacia, infermieri, mami, fizioterapi, mėsuesia, arkitektura, veterinaria dhe inxhinieria.
    Pėrpara zgjedhjes:
    - Informohuni mbi programin e studimit.
    - Pyesni sa studentė diplomohen nė kėtė program dhe sa prej tyre janė punėsuar.
    - Pyesni si zhvillohen provimet e lėndėve dhe si administrohen ato.
    - Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme brenda ose jashtė vendit.

    2) Mbi profesoratin e shkollės

    Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj “Master”, “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.
    - Njihuni me pedagogėt e moduleve dhe kualifikimin e tyre.
    - Pyesni studentėt aktualė nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
    - Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e teksteve.

    3) Mbi pėrshtatshmėrinė e mjediseve

    - Vizitoni ambientet, laboratorėt dhe informohuni pėr gjendjen aktuale tė tyre; pėr orarin e bibliotekės dhe pėr lidhjen me internet.
    - Interesohuni nėse shkolla ka konvikte dhe informohuni pėr gjendjen e tyre.

    4) Mbi kujdesin ndaj studentėve

    - Informohuni pėr zyrėn e kėshillimit tė studentėve, pėr pedagogėt kujdestarė dhe pėr kėshillat studentore.
    - Pyesni studentėt aktualė nėse ata janė tė kėnaqur me shkollėn e lartė qė kanė zgjedhur.

    Pėr shkollat e larta private

    1) Mbi statusin ligjor tė shkollės sė lartė dhe tė programit tė studimit

    Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet tė jenė tė licencuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Kėshilli i Akreditimit, me urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.
    Prandaj, pėrpara zgjedhjes:
    - Kėrkoni nga shkolla e lartė: Vendimin pėr licencimin e programit tė studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit pėr akreditimin e programit.
    - Sigurohuni qė programi i studimit tė jetė i akredituar pėrpara lėshimit tė diplomės.
    - Klikoni gjithmonė faqen e internetit tė APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), pėr tė parė statusin ligjor tė institucionit.
    - Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme brenda ose jashtė vendit.
    - Pyesni nėse programi bėn pjesė nė profesionet e rregulluara.
    - Interesohuni pėr mundėsinė e punėsimit pas pėrfundimit tė studimeve dhe sa pėr qind e tė diplomuarve nė programin pėrkatės janė punėsuar.

    2) Mbi tarifėn e shkollės dhe formėn e pagesės

    Shkollat e larta duhet tė vendosin tarifa shkollimi sipas cilėsisė sė diplomės qė ofrojnė.
    Prandaj:
    - Informohuni pėr tarifat e shkollimit dhe pėr format e pagesės sė tyre.
    - Tarifat nuk paguhen pa u ofruar shėrbimi dhe jo njėherėsh pėr tė gjithė programin e studimit.
    - Tarifa tė favorshme janė tarifat qė do tė paguhen me kėste.

    3) Mbi lidhjen e kontratės

    Nėse ju vendosni tė studioni nė njė shkollė tė lartė private, kontrata qė lidhet mes jush dhe shkollės, duhet tė jetė nė favorin tuaj.
    Prandaj:
    - Sigurohuni qė kontrata tė lidhet nė prani tė njė noteri.
    - Kėrkoni qė kontrata tė ketė terma tė qartė mbi shėrbimin qė do tė merrni, si dhe pėr format e pagesės sė tarifės sė shkollimit.
    - Kėrkoni qė nė kontratė tė vendosen kushtet pėr tė drejtėn e ēregjistrimit tuaj, nėse shkolla e lartė nuk pėrmbush detyrat e pėrcaktuara nė tė.
    - Interesohuni pėr detyrimet qė ka shkolla e lartė ndaj jush, nėse ajo, pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrpret veprimtarinė e saj.

    4) Mbi profesoratin e shkollės

    Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj “Master”, “Doktor” e “Profesor”.
    Prandaj:
    - Njihuni me pedagogėt e lėndėve tė profesionit.
    - Pyesni studentėt aktualė nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
    - Njihuni me numrin e pedagogėve tė punėsuar me kohė tė plotė dhe kualifikimin e tyre.
    - Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e teksteve.

    5) Mbi pėrshtatshmėrinė e mjedisit

    Mjedisi shkollor duhet tė akomodojė tė gjitha nevojat pėr studim tė studentėve, pėr tė gjitha programet e studimit qė ofrohen. Pėr programet e mjekėsisė, tė inxhinierisė e tė shkencave natyrore, shkolla e lartė duhet tė zotėrojė laboratorė pėr orėt e praktikės. Biblioteka duhet tė kėtė literaturė tė pėrdorshme nė orėn e mėsimit dhe online.
    Pėrpara se tė zgjidhni: vizitoni sallat, laboratorėt dhe bibliotekėn, mjediset e praktikave mėsimore dhe lidhjen me internet pėr tė gjithė shkollėn.

    6) Mbi kujdesin ndaj studentėve

    Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentėt aktualė:
    - Si funksionojnė Programet e Tutoriatit, Kėshilli Studentor, si dhe Zyrat e
    Kėshillimit tė Studentėve?
    - A janė tė kėnaqur me shkollėn qė kanė zgjedhur?

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Shume te vlefshme keto keshilla!

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e Luunna
    Anėtarėsimi
    Mar 2011
    Postime
    5
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Shume Keshilla te mira

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Resa
    Anėtarėsimi
    Mar 2011
    Postime
    29
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Pershendetje e paske zgjedhur nje teme te qelluar e cila ka pesh te madhe tek te rinjet dhe keshilla te duhura per te gjithe

  5. #5
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    aman un po cmenden me kete zgjedhjen e shkolles se lart ......

  6. #6
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Faleminderit shum Majdi sepse jam duke menduar te shkoj ne shkolle te lart ne Tirane, por ende ska dicka konkrete 100% te sigurte. Keshillat shum te vlefshme

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ulkina Lexo postimin
    aman un po cmenden me kete zgjedhjen e shkolles se lart ......
    pse po cmendesh moj ? ke akoma koh
    po si tja bejm ne qe ditet na ndajn nga shkolla e lart

    @iceman nese vazhdon Suksese !

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Faleminderit labe

    Ashtu po shpresoj

  9. #9
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    pse po cmendesh moj ? ke akoma koh
    po si tja bejm ne qe ditet na ndajn nga shkolla e lart

    @iceman nese vazhdon Suksese !
    neve nga zgjedhjet qe po bejm duhet te vendosim

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Profesoresha e ēoi ne peshė shkollėn
    Nga gjendar nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 06:48 PM
  2. Si tė zgjedhim programin master?
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2011, 12:19 PM
  3. A do ta fillonit shkollen ne moshe te madhe
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-12-2010, 07:03 PM
  4. Si ta zgjedhim nje emer per femijet
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 10:59 PM
  5. Ndihme me shkollen e larte!
    Nga endri007 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-09-2009, 10:17 PM