Tiranė 9 mars- Autoritetet shqiptare kanė furnizuar ilegalisht me armė ushtrinė e Muammar Gaddafi-t, shkruante sot nė njė artikull prestigjiozja New York Times, transmeton T-Ch
Sipas sė pėrditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetėrshe pėr mortaja dhe armė tė tjera tė lehta u nisėn pėr nė portin e Ras Lanufit gjatė vitit 2010.
Ato ishin tepricė e ushtrisė sonė, ndėrsa vetė furnizimi i Libisė nuk ishte ilegal nė atė periudhė, pasi ende nuk kishin shpėrthyer kryengritjet dhe asnjė bllokadė nuk ishte vendosur.
Megjithatė, transporti ėshtė kryer duke pėrdorur dėshmi ilegale dhe kontrata tė jashtėligjshme, disa prej tė cilave, fallsifikonin prejardhjen e armatimeve duke caktuar origjinėn si serbe.
Nė disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, njė sipėrmarrėsi serb tė armatimeve, ndaj tė cilit ėshtė vendosur njė bllokadė ndėrkombėtare, pasi furnizoi me armė ish-presidentin e Liberisė, i cili vrau disa mijėra qytetarė tė tij.
Nė artikull nuk jepet njė shpjegim pėr kėtė fallsifikim tė kontratave. Bie nė sy fakti se ndonėse shteti ynė ėshtė pjesė e Alencės sė NATO-s, nėnshkruan marrėveshje me regjime diktatoriale si ato tė Gaddafi-t.