DIBER - Procedim penal pėr 37-vjecarin P. Kaca, banues nė fshatin Nezhaj, rrethi Dibėr, (person qė ka rezultuar me tė meta mendore), i cili ka terrorizuar fshatin me tė shtėna me armė pa ndonjė objekt a qėllim tė caktuar. Me tė mėsuar pėr kėtė ngjarje, policia vendore shkoi menjėherė nė vendin e ngjarjes dhe vuri nė pranga P. Kacėn.
Por nga biseda me tė afėrm dhe banorė tė fshatit rezultonte se ai ishte me tė meta mendore, ndaj policia e dėrgoi atė nė spitalin rajonal tė qytetit Peshkopise, ku pas kontaktimit me doktorin neuropsikiatėr, ka rezultuar se ky person ėshtė me tė meta mendore dhe duhet dėrguar nė spitalin psikiatrik, pėr ta mbajtur nėn kontroll, pėr shkak tė rrezikshmėrisė sė tij.
Policia hapi procedimin penal nė gjendje tė lirė pėr shtetasin Pėrparim Kaca, pėr veprėn penale tė "Mbajtje pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Ky person mė datė 08.03.2011 nė fshatin e tij ka qėlluar nė ajėr me armė zjarri tė tipit pushkė M-56, armė e cila i ėshtė bllokuar nė cilėsinė e provės materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Dibėr.