Mjekėt dhe shkencėtarėt amerikanė vazhdojnė tė zbulojnė misteret e panjohura trurit tė njeriut, me shpresėn pėr ta kuptuar mė mirė kėtė organ pak tė njohur. Puna e tyre do t’u vijė nė ndihmė personave qė kanė pėsuar dėmtime serioze tė trurit, si p.sh., ligjvenėsja amerikane Gabrila Gifford, e cila u plagos rėndė gjatė sulmit me armė zjarri nė Tusson tė Arizonės.
E krahasuar me njė kompjuter tė sofistikuar, kjo masė rreth njė kilogramė e gjysėm, qė quhet tru, mund tė mos duket si ndonjė gjė e madhe. Por kur dėmtohet, truri reagon, duke ju pėrshtatur situatės sė re qė kalon njeriu. Sa kompjutera tė prishur, pasi kanė rėnė nė tokė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė? Pikėrisht kėtė fleksibilietet dhe aftėsi rigjenerimi shpresojnė tė inkurajojnė mjekėt tek ligjvėnėsja demokrate Gabrille Gifford, e cila u qėllua me armė zjarri nė kokė mė 8 janar. Ajo u plagos gjatė njė takimi me zgjedhėsit e saj nė Tusson, tė Arizonės. Rikuperimi nga njė dėmtim i rėndė i trurit ėshtė njė process i gjatė dhe i dhimbshėm dhe edhe pse pacientėt mund tė pėrmirėsohen dukshėm, ekspertėt paralajmėrojnė se pritshmėria nuk ėshtė qė ata tė bėhen pikėrisht ashtu siē ishin mė parė.
Steven Flanagan, Shef i Katedrės sė Mjekėsisė Rehabilituese nė Universitetin e Nju Jorkut, thotė:
"Nė rastin e ligjvenėses Gifford jemi duke studiuar ato pjesė tė trurit qė janė dėmtuar, problemet qė lidhen me tė folurėn, ekuilibrin, lėvizjen e krahėve, apo kėmbėve, tė menduarit, apo ndoshta nė kontrollin e emocioneve.”
Shkencėtarėt vazhdojnė tė zhbulojnė se si truri rimėkombet nga dėmtimet traumatike dhe si mund tė nxitet ky proces.
Truri pėrmban ndoshta 100 miliardė qeliza nervore, ku secila prej tyre ėshtė e lidhur me rreth 1 mijė qeliza tė tjera, tė quajtura neurone. Kėto lidhje formojnė qarqe, tė cilat janė themeli i aktivitetit tė trurit. Dėmtimet nė tru mund ta ērregullojnė kėtė aktivitet nė forma tė ndryshme. P.sh., kur e pėrplas kokėn gjatė njė aksidenti me makinė, cipa e trurit mund tė tendoset e tė ēahet. Ndėrsa njė dėmtim depėrtues thellė nė tru si p.sh., nga njė plumb, shkakton dėme mė tė lokalizuara; por forca e goditjes mund tė dėmtojė lidhjet edhe tė atyre neuroneve qė nuk janė pranė rrugės ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacinetit varet nga ajo pjesė e trurit qė ėshtė dėmtuar. Pacienti mund tė ketė problem me gjetjen e fjalėve pėr tė folur, me kujtesėn, organizimin e pėrparėsive, njohjen e fytyrave, tė kuptuarit, apo edhe pėr tė bėrė disa gjėra njėkohėsisht. Nganjėherė pacienti mund tė ketė probleme me ecjen, me lėvizjen pėr tė kapur diēka, pėr t’u veshur, ose pėr t’u ushqyer.
"Nė pėrgjithėsi, dėmtimi i trurit shfaqet si njė sėmudje kronike. Shpesh njerėzit mbeten me dėmtime qė nuk rikuperohen plotėsisht pėrsa i pėrket aftėtisė pėr tė menduar, lėvizjeve motorike, apo edhe aftėsisė pėr tė folur dhe kjo ndryshon nga njė person tek tjetri, dikush pėrmirėsiohet mė shumė, dikush mė pak."- thote mjeku.
Si pėrmirėsohet gjendja e trurit?
Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht, truri dhe trupi kanė procesin e tyre tė riparimit, enjtja kalon, gjaku absorbohet dhe kjo sjell njė pėrmirėsim tė gjendjes sė tė sėmurit. Por kur dėmtimi ka qenė i madh, atėhere fillon procesi i rehabilitimit dhe mjekėt i nxisin pacientėt tė bėjnė aktivitete tė ndryshme pėr t’u ushtruar”.
Nė disa raste, qelizat e trurit qė janė goditur, nuk kanė vdekur, pra ato mund tė rikativizohen. Njė e veēantė tjetėr ėshtė se lidhjet e neuroneve nė tru nuk janė tė pandryshueshme. Psh, nė se pjesa e dėmtuar e trurit ėshtė njė zonė e vogėl, mund tė aktivizohen neuruone tė reja, tė cilat zėvendėsojnė ato tė shkatėrruarat. Lidhjet ekzistuese mund tė fuqizohen, duke i lejuar neuronet tė bashkėveprojnė mė mirė se mė parė.
Qarqet e reja tė krijuara nė tru, mund tė sjellin ndryshime nė tė folurit, apo shprehjen e fytyrės sė njė personi. Kur aftėsia e tė folurit ėshtė dėmtuar atėhere njeriu pėrdor mė tepėr mimikėn. Shpesh, qarqet e reja tė krijuara nė tru, nxiten nga veprimet e pacientit. Kjo ėshtė arsyeja pėrse mjekėt rekomandojnė qė pacientėt me dėmtime nė tru ta fillojnė fazėn e rehabilitimit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
Periudha e rikuperimit mund tė jetė e gjatė. Megjithatė, vitin e parė ndodh rikuperimi mė i madh. … Dhe shumica e pacientėve me dėmtime nė tru shfaqin pėrmirėsim nė 12 muajt e parė pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon tė rikuperohet. Ajo tani ka filluar tė flasė. Fjala e saj e parė ishte bukė e thekur, qė e pa ndėrsa po hante mėngjes. Shkencėtarėt vazhdojnė kėrkimet pėr tė zbuluar sekretet e trurit njerėzor, pėr t’i ndihmuar personat qė vuajnė nga dėmtime tė rėnda nė tru, si ligjvenėsja Gifford, qė tė rikuperohen, pėr tė patur njė jetė mė mirė.