Shqiptarėt dhe islami


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9

    Post Shqiptarėt dhe islami

    Receta Gatimi



    Mbi 90 pėr qind e shqiptarėve tė Kosovės u takojnė familjeve myslimane. Megjithatė, ata njė kohė tė gjatė konsideroheshin se janė imunė ndaj joshjeve islamike.


    Por, qė ky konstatim mund tė ndryshojė, tregon emėrimi i njė ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) nė postin e ministrit tė Kulturės. Mbetet pėr t'u sqaruar nėse islamizmi qė po rritet ngadalė ka tė bėjė te krimi i Arid Ukės nė Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek nė "Frankfurter Rundschau".


    Religjioni shtetėror nė Kosovė ėshtė nacionalizmi shqiptar. "Islami u ėshtė imponuar shqiptarėve": Me kėtė formulė nacionalistėt e bindur i refuzojnė tė gjitha joshjet nga ana e sauditėve dhe muxhahedinėve boshnjakė. Fėmijėt pagėzohen me emra shqiptarė, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.


    Heroi kombėtar i Shqipėrisė ėshtė Skėnderbeu, njė princ i krishterė, i cili nė shekullin e 15-tė i mbrojti shqiptarėt atėbotė tė krishterė kundėr osmanėve myslimanė. Menjėherė pas tij vjen Nėnė Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave janė pjesė e pamjes nė rrugė mbase nė Maqedoninė fshatare, shqiptarėt e atjeshėm konsiderohen konservativė dhe tė prapambetur. Nė Kosovė pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 mbretėroi solidaritet i gjithanshėm me ēlirimtarėt amerikanė.


    Por, qė nga atėherė mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman ėshtė krijuar njė urė ideologjike. "Sikur tė mos e kishim pranuar islamin, ne sot do tė ishim serbė ose grekė", thotė Abdi Baleta, kryeideolog i kėtyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qenė diplomat nėn diktatorin Enver Hoxha dhe qė nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive tė vogla. Nė Shqipėri ky ka pas vetes vetėm njė pakicė.


    Njė kohė tė gjatė Kosova ishte e ēliruar nga idetė e tilla. Nė emigracion, ku shumė shqiptarė tė rinj rriten si pjesė tė njė shtrese tė deklasuar emigrantėsh, tezat e Baletės gjejnė mė shumė mbėshtetje dhe kthehen prapa nė Ballkan.


    Ministri i ri kosovar i Kulturės, Memli Krasniqi, pėr disa pjesė tė gjeneratės sė re ėshtė idhull. Vendimi i parė i Krasniqit si ministėr ishte heqja e portreteve tė Nėnė Terezės dhe themeluesit shekullar tė shtetit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė korridorin e ministrisė.

    *Gazetė e Frankfurtit. Artikulli ėshtė botuar nė numrin e djeshėm

  2. #2
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    3
    Reputacioni
    11
    ato portrete i ka kthyr prap ku kan qen
    Deklarata e ti ka qen jan hjekur perkosisht deri sa te behen do ndryshime,riparime

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Islami u perhap me shpate? - Ahmed Deedat
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 09:12 PM
  2. Islami me hapa te shpejt eshte duke u perhapur neper bote.
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2010, 09:24 PM
  3. Islami nuk mposhtet, nga Shejk Kishk
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 05:34 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:05 PM
  5. Shqiptaret ne Azi
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 01:02 PM