Defekti nė vezore, i cili pėrbėn 30-40 % tė shkaqeve tė sterilitetit tek gratė. Nė kėtė rast ndodh ērregullim nė funksionin e vezoreve ose mungon prodhimi i vezėve pėr shkak tė njė ēekuilibri nė sekretimin e hormoneve hipofizare dhe ato tė vezoreve qė ndikojnė nė rritjen dhe pjekjen e vezėve, dhe si rrjedhojė lėshimin dhe lirimin e tyre nga vezorja, pėr t’u kapur mė pas nga tubi dhe pėr tė vazhduar udhėtimin natyral tė tyre. Ky defekt mund tė vijė edhe pėr shkak tė ndonjė tė mete tė lindur nė pėrbėrjen e indeve tė vezoreve, ose pėr shkak tė ndonjė cisti rreth tyre. Defekti nė gyp, i cili pėrbėn gjithashtu 30-40 % tė shkaqeve tė infertilitetit tek gratė. Gypi ka funksion bartės tė vezės nė rradhė tė parė, duke e kapur vezėn nga vezorja dhe duke e rrėshqitur atė me lehtėsi brenda tij, ku takohet edhe me spermėn dhe ndodh pllenimi, pastaj veza e pllenuar ndjek rrugėn e saj drejt mitrės. Defekti i kėtij gypi mund tė qėndrojė nė ndonjė ērregullim tė lindur si mungesa e gypit pėr shembull, ose nga prania e ndonjė infeksioni tė mėparshėm tė legenit, i cili ka shkaktuar bllokim tė plotė ose tė pjesshėm tė tubit, nė njėrėn ose nė tė dyja anėt e tij, brenda ose jashtė tubit, duke penguar kėshtu lėvizjen normale tė vezės nė gyp, dhe mbėrritjen e saj nė kohėn e duhur, nė mitėr ku vazhdon proceset e tjera tė zhvillimit.
Ērregullim nė qafėn e mitrės, e vlerėsuar me rreth 5 % tė rasteve tė infertilitetit tek gratė. Qafa e mitrės ėshtė pengesa e parė qė duhet tė kalohet nga sperma apo tė depėrtojė nėpėr sekrecionet e saj deri sat ė arrijė nė mitėr, dhe ēdo ndryshim nė natyrėn e sekrecioneve tė qafės sė mitrės ose mukusit cervikal mund tė pengojė ose tė ndalojė hyrjen e spermės, apo edhe ta vrasė atė. Kjo vjen si shkak i ekzistencės sė infeksioneve ose si rrjedhojė e njė operacioni tė mėparshėm nė qafėn e mitrės, ose nga ndikimi i ērregullimeve hormonale, apo edhe i defekteve tė lindura, por kėto tė fundit janė tė pakta dhe tė rralla.
Disa shkaqe tė mitrės, ku pėrfsihet prania e tumoreve fibroze, mishi i huaj, aderenca e shkaktuar nga infeksionet apo ndėrhyrjet e mėparshme kirurgjikale, apo defektet e lindura, dhe qė tė gjitha kėto pengojnė strehimin e vezės sė fekonduar nė membranėn brenda mitrės dhe nė miter, ku tė rritet dhe tė zhvillohet. Shkaqe Imunologjike, dmth: prania e antitrupave kundėr sperms, tek vetė sperma e mashkullit ose gjaku i tij, ose edhe tek gruaja gjithashtu, nė gjakun e saj ose nė qafėn e mitrės, gjė e cila gjithashtu vret spermėn. Shkaqe tė pashpjegueshme, tė cilat mund tė ekzistojnė tek dy bashkėshortė tė shėndoshė nė ekzaminim klinik dhe laboratorik, por qė megjithatė, shtatzėnia nuk ndodh.