Dita zgjatet me 60 minuta pas ndėrrimit tė orės pėr tė gjithė vendet qė ecin me orėn e meridianit tė Grinuiēit.
Kjo metodė pėr shfrytėzimin e plotė tė ditės, e vėnė nė zbatim prej dekadash tashmė dhe e studiuar qė nė kohėn e Kopėrnikut, nga disa shkencėtarė diskutohet akoma.
Jo tė gjithė kanė rėnė dakord mbi efikasitetin real tė ndryshimit tė orės qė vjen si masė kursimi.
Por fakti ėshtė qė ajo vazhdon tė zbatohet. Dita zgjatet me njė orė, duke shėnuar kėshtu fundin e orės diellore deri nė vjeshtė.
Ndėrrimi i orės apo shfrytėzimi i kohės lokale funksionon prej vitesh tashmė.
Ai ėshtė kthyer nė njė traditė qė lidhet me shfrytėzimin sa mė tė madh tė mundshėm tė orėve me diell.
Shumė e pėrshėndesin kėtė praktikė, por kundėrshtarėt thonė se u sjell probleme fermerėve, komplikon matjen e kohės, shkakton ērregullime udhėtimi, vėshtirėsi nė regjistrimin e tė dhėnave si dhe probleme me gjumin.
Origjina e orės ligjore daton shumė prapa nė kohė. Disa thonė se pėrpjekjet pėr vėnien nė efiēencė tė kohės lokale, janė bėrė qė nė periudhėn e Kopernikut, kur njė gjė e tillė nuk mund tė pranohej nga inkuizicioni fetar.
Por zyrtarisht, si ide ajo i njihet Benxhamin Frenklinit, i cili e konsideroi njė mėnyrė pėr tė kursyer energjinė elektrike.
Gjermania dhe aleatėt e saj tė luftės sė parė botėrore ishin tė parėt qė vunė kėtė sistem nė jetė, me shpresėn tė kursenin qymyrin gjatė kohės sė luftės.
Britania dhe vende tė tjera europiane ndoqėn shumė shpejt shembullin e tyre.