Pėr Shkollat e Larta publike e private
1) Mbi programin e studimit
Kriteret e pranimit vendosen nga Shkolla e Larte, ndėrsa kuotat e pranimit pėr shkollat publike vendosen nga MASH.
Pėr studimet e ciklit te dyte nuk ka kufizime tė moshės apo tė kohės qė nga diplomimi nė ciklin e parė (bachelor). Duke plotėsuar kriteret ju mund tė studioni edhe degė tė pėrafėrta ose tė ndryshme nga ajo e ciklit tė parė tė studimeve.
Profesionet e rregulluara si mjekėsia, stomatologjia, farmacia, mėsuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kėrkojnė pėrfundimin e njė programi tė ciklit tė dytė, pėrpara dhėnies sė provimit tė shtetit.
Pėrpara zgjedhjes:
- Bazuar nė interesat tuaja pėr tė ardhmen sigurohuni mbi dosmodoshmėrinė e studimit tė njė programi master dhe pyesni sa studentė diplomohen nė kėtė program dhe sa prej tyre janė punėsuar.
- Informohuni mbi bashkėpunimin ndėrkombėtar tė shkollės, si dhe pėr mundėsinė e transferimit tė studimeve apo krediteve tuaja nė shkolla tė tjera brenda apo jashtė vendit.
- Informohuni mirė mbi llojin e programin tė studimit pėr tė cilin keni nevojė. Referojuni tabelės sė mėposhtme:
2) Mbi profesoratin e shkollės
Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj akademikė si Doktor, Profesor i asociuar dhe Profesor.
- Interesohuni pėr pedagogėt e lėndėve tė profesionit, si dhe botimet e tyre. A japin mėsim pedagoge tė huaj?
- Pyesni studentėt aktual nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
- Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e tyre.
3) Mbi kujdesin ndaj studentėve
. Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentėt aktualė:
- Si funksionojnė Programet e Udhėheqjes, mbrojta e temės dhe zyra e kėshillimit te karrieres.
- A janė studentet aktual tė kėnaqur me shkollėn qė kanė zgjedhur?
- Vizitoni sallat, laboratorėt dhe bibliotekėn, mjediset e praktikave mėsimore dhe
lidhjen me internet pėr tė gjithė shkollėn.
- Informohuni mbi tarifat e studimeve.
Tė veēanta pėr shkollat e larta private
1) Mbi statusin ligjor tė shkollės sė lartė dhe tė programit tė studimit
Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet tė jenė tė licencuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Kėshilli i Akreditimit, me urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.
Prandaj, pėrpara zgjedhjes:
- Kėrkoni nga shkolla e lartė: Vendimin pėr licencimin e programit tė studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit pėr akreditimin e programit.
- Sigurohuni qė programi i studimit tė jetė i akredituar pėrpara lėshimit tė diplomės.
- Klikoni gjithmonė faqen e internetit tė APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), pėr tė parė statusin ligjor tė institucionit.
- Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme ne shkolla te tjera te larta brenda ose jashtė vendit.
2) Mbi lidhjen e kontratės
Nėse ju vendosni tė studioni nė njė shkollė tė lartė private, kontrata qė lidhet mes jush dhe shkollės, duhet tė jetė nė favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratė!
- Sigurohuni qė kontrata tė lidhet pėrpara fillimit te studimeve, nė prani tė noterit, tė ketė terma tė qartė pėr shėrbimin qė do tė merrni, si dhe pėr format e pagesės sė tarifės sė shkollimit.
- Sapo tė regjistroheni kėrkoni numrin e imatrikullimit. Ky numėr del edhe nė diplomėn tuaj.
- Tarifa e shkollimi vendoset sipas cilėsisė sė diplomės qė ofrojnė dhe nuk paguhet pėrpara marrjes se shėrbimit. Kėrkoni qė nė kontratė tė vendosen kushtet pėr tė drejtėn e ēregjistrimit tuaj, nėse shkolla e lartė nuk pėrmbush detyrat e pėrcaktuara nė tė.
- Interesohuni pėr detyrimet qė ka shkolla e lartė ndaj jush, nėse ajo, pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrpret veprimtarinė e saj.
- Nėse konstaton qė shkolla e lartė nuk ofron cilėsinė e premtuar tė studimeve dhe kushtet e parashkruara nė kontratė, kėrkoni menjėherė tė ēregjistroheni.
Artikull me qellim informues nga Ministria e Arsimit dhe Shkences
Artikull i ngjashem: Si tė zgjedhim shkollėn e lartė?