Si tė zgjedhim programin master?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Arrow Si tė zgjedhim programin master?

    Receta Gatimi

    Pėr Shkollat e Larta publike e private

    1) Mbi programin e studimit



    Kriteret e pranimit vendosen nga Shkolla e Larte, ndėrsa kuotat e pranimit pėr shkollat publike vendosen nga MASH.
    Pėr studimet e ciklit te dyte nuk ka kufizime tė moshės apo tė kohės qė nga diplomimi nė ciklin e parė (bachelor). Duke plotėsuar kriteret ju mund tė studioni edhe degė tė pėrafėrta ose tė ndryshme nga ajo e ciklit tė parė tė studimeve.
    Profesionet e rregulluara si mjekėsia, stomatologjia, farmacia, mėsuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kėrkojnė pėrfundimin e njė programi tė ciklit tė dytė, pėrpara dhėnies sė provimit tė shtetit.

    Pėrpara zgjedhjes:
    - Bazuar nė interesat tuaja pėr tė ardhmen sigurohuni mbi dosmodoshmėrinė e studimit tė njė programi master dhe pyesni sa studentė diplomohen nė kėtė program dhe sa prej tyre janė punėsuar.
    - Informohuni mbi bashkėpunimin ndėrkombėtar tė shkollės, si dhe pėr mundėsinė e transferimit tė studimeve apo krediteve tuaja nė shkolla tė tjera brenda apo jashtė vendit.
    - Informohuni mirė mbi llojin e programin tė studimit pėr tė cilin keni nevojė. Referojuni tabelės sė mėposhtme:



    2) Mbi profesoratin e shkollės

    Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj akademikė si “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.

    - Interesohuni pėr pedagogėt e lėndėve tė profesionit, si dhe botimet e tyre. A japin mėsim pedagoge tė huaj?
    - Pyesni studentėt aktual nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
    - Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e tyre.

    3) Mbi kujdesin ndaj studentėve

    . Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentėt aktualė:
    - Si funksionojnė Programet e Udhėheqjes, mbrojta e temės dhe zyra e kėshillimit te karrieres.
    - A janė studentet aktual tė kėnaqur me shkollėn qė kanė zgjedhur?
    - Vizitoni sallat, laboratorėt dhe bibliotekėn, mjediset e praktikave mėsimore dhe
    lidhjen me internet pėr tė gjithė shkollėn.
    - Informohuni mbi tarifat e studimeve.
    Tė veēanta pėr shkollat e larta private

    1) Mbi statusin ligjor tė shkollės sė lartė dhe tė programit tė studimit

    Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet tė jenė tė licencuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Kėshilli i Akreditimit, me urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.
    Prandaj, pėrpara zgjedhjes:
    - Kėrkoni nga shkolla e lartė: Vendimin pėr licencimin e programit tė studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit pėr akreditimin e programit.
    - Sigurohuni qė programi i studimit tė jetė i akredituar pėrpara lėshimit tė diplomės.
    - Klikoni gjithmonė faqen e internetit tė APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), pėr tė parė statusin ligjor tė institucionit.
    - Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme ne shkolla te tjera te larta brenda ose jashtė vendit.

    2) Mbi lidhjen e kontratės

    Nėse ju vendosni tė studioni nė njė shkollė tė lartė private, kontrata qė lidhet mes jush dhe shkollės, duhet tė jetė nė favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratė!
    - Sigurohuni qė kontrata tė lidhet pėrpara fillimit te studimeve, nė prani tė noterit, tė ketė terma tė qartė pėr shėrbimin qė do tė merrni, si dhe pėr format e pagesės sė tarifės sė shkollimit.
    - Sapo tė regjistroheni kėrkoni numrin e imatrikullimit. Ky numėr del edhe nė diplomėn tuaj.
    - Tarifa e shkollimi vendoset sipas cilėsisė sė diplomės qė ofrojnė dhe nuk paguhet pėrpara marrjes se shėrbimit. Kėrkoni qė nė kontratė tė vendosen kushtet pėr tė drejtėn e ēregjistrimit tuaj, nėse shkolla e lartė nuk pėrmbush detyrat e pėrcaktuara nė tė.
    - Interesohuni pėr detyrimet qė ka shkolla e lartė ndaj jush, nėse ajo, pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrpret veprimtarinė e saj.
    - Nėse konstaton qė shkolla e lartė nuk ofron cilėsinė e premtuar tė studimeve dhe kushtet e parashkruara nė kontratė, kėrkoni menjėherė tė ēregjistroheni.

    Artikull me qellim informues nga Ministria e Arsimit dhe Shkences

    Artikull i ngjashem: Si tė zgjedhim shkollėn e lartė?

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    23
    Faleminderit Reni

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te zgjedhim cantat e plazhit?
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 11:36 AM
  2. Si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit...!!
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 11:20 AM
  3. Si tė zgjedhim shkollėn e lartė?
    Nga MAJDI nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 06:25 PM
  4. Hajde te zgjedhim mashkullin me te bukur shqiptar
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 11:07 PM
  5. Si ta zgjedhim nje emer per femijet
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 10:59 PM

Etiketat pėr kėtė Temė