Teknologjia ka ndryshuar mėnyrėn e tė bėrit tė shumė gjėrave nė botė, midis tyre edhe mėnyrėn se si bėhen dhe konceptohen pikturat.

Piktorėt janė bėrė gjithmonė e mė tė varuar nė punėn e tyre nga kompiuteri, ndėrsa telajo rrezikon tė shndėrrohet nė njė relike.

Mėnyrėn se si “teknologjia e pikturės” ka depėrtuar nė Shqipėri, u soll nė vėmendjen e publikut nga emisioni i pasdites nė Top Channel.

Piktura dixhitale e ka origjinėn e saj nė vitet 1970, kur u krijuan programe kompiuterike tė cilat lehtėsonin vizatimin. Megjithatė, ajo ėshtė bėrė popullore vetėm nė dekadate e fundit, falė programeve gjithmonė e mė tė sofistikuara,

Dorian Bushi ėshtė njė piktor i diplomuar nė vitin 2001. 30-vjecari pranon se i ėshtė larguar pikturės nė telajo, duke iu pėrkushtuar mė shumė asaj dixhitale tė cilėn e aplikon prej 10 vitesh.

”Piktura dixhitale tė jep mė shumė hapėsire, ndėrsa unė jam gjithmonė e mė shumė i lidhur me pc”, thotė piktori.

”Piktorit brenda meje i kam dhėnė mjete tė reja sot, qė japin mė shumė hapėsirė dhe shprehi, aty ku imagjinata i kalon kufijtė e telajos, penelit dhe ngjyrave tė paletės”.

Kėshtu nė vend tė telajos, ėshtė ekrani i kompjuterit, nė vend tė penelave, lapsi elektronik dhe nė vend tė bojrave tė blera njė tabelė me ngjyra qė nuk shpenzohet kurrė.

Artisti Adrian Isufi na thotė se nė thelb tė kėsaj metode tė re qėndron pikėrisht procesi krijues, i cili ėshtė i njėjtė nė tė dyja rastet.

“Skena e artit pamor, ku piktura ditė pas dite bėhet prezente, vjen dhe bėhet interesante, ėshtė e lidhur me ēdo piktorė, pasi vijmė nga brezi i tradicionales.

Nė njė pikturė klasike, lidhja me bojrat dhe ndėrhyrja e piktorit ėshtė mė e drejtėpėrdrejtė, por e njėjta gjė ndodh edhe nė pikturėn dixhitale, edhe pse kjo bėhet nė mėnyrė virtuale”, shton Isufi.

Nėse nė botė lėvrimi i kėtij lloj zhanri ėshtė bėrė mė se i zakonshėm, nė Shqipėri ėshtė nė fazėn e ekperimentimit.

Deri mė tani nuk ka pasur ndonjė ekspozitė me piktura dixhitale, por Isufi thotė se shumė shpejt brezi mė i ri i cili po rritet nė botėn kompjuterike do tė ecė nė kėto hapa.

”Ėshtė tregu i punės qė tė dikton njė gjė tė tillė. Piktori i sotshėm ėshtė i orientuar drejt produksionit tė filmave, lojėrave ku zė vend piktura dixhitale. Tregu ėshtė ai qė dikton dhe 70-80% tė piktorėve sot zhvillojnė pikturėn dixhitale”.

Pėrparėsitė e teknologjisė, sigurisht qė lehtėsojnė punėn e piktorit nė zbatim tė procesit krijues tė tij.

Pėrshembull, nėse pėr njė piktor me telajo ėshtė gati e pamundur tė transferojė ambientin e tij me gjithė bojrat, telajot me pėrmasa tė mėdha, ata tė pikturės dixhitale me njė tė mbyllur tė kompiuterit mund tė marrin artin e tyre pothuaj kudo. Por, nė thelb, sipas artistėve, tė dyja format e pikturės janė njėlloj.

“Ndryshimet mes pikturės klasike dhe asaj dixhitale nuk janė shumė tė mėdha. Reflektimi artistik ėshtė thelbi i ēeshtjes, bojra vaji apo kompiuteri varen nga njė dėshirė teknike, pasi nė tė dy rastet thelbi i konceptit a mesazhit qė do japėsh tek publiku mund tė jetė i njėjtė”, vazhdon Isufi.

”Avantazhi i pikturės dixhitale ėshtė qė ka disa forma tė shfaqjes sė saj. Forma e parė ėshtė interaktive, qė lidhet me projeksionet, pikė qė e ka bėrė shumė interesante ndėrhyrjen nėpėrmjet pikturės dixhitale, por edhe nėpėrmjet stampimit nė letėr”.

Njė tjetėr avantazh i pikturave dixhitale ėshtė edhe koha. Megjithėse varet nga shpejtėsia e procesit krijues tė gjithsecilit, teknologjia tė kursen kohėn qe njė piktor do tė shpenzonte pėr detaje anėsore nė punėn e tij.

Ndėrkohė, njė pikturė dixhitale ka gjasa tė shitet mė lirė, meqė mund tė prodhohet lehtėsisht nė seri, edhe pse nė thelb varet nga emri i piktorit. Megjithatė, pėr Dorianin, ashtu si pėr ēdo piktor, tė pikturosh nė telajo ka magjinė e vet.

”Nėse do zgjidhja tė merrja telajon apo lap topin pėr tė pikturuar nė natyre, sigurisht do zgjidhja telajon.

Kjo ėshtė lidhja e munguar, puna aq e ngarkuar na ka larguar nga mėnyra tradicionale e punės. Sot unė do tė doja penelat e erėn e mirė tė tubetave, ndoshta nostalgji, por mes lap topit e telajos fiton e dyta”.