Programi "Spiun" qė gazeta ka arritur tė zbulojė nuk ėshtė i vetmi qė qarkullon e qė mund tė pėrgjojė telefonat celularė me anė tė
"Bluetoothit", ekzistojnė me dhjetėra "Hackera" tė kėsaj natyre nė botė e pėrpos kėsaj, me dhjetėra viruse tė tjerė qė mund tė dėmtojnė telefonin kur dėrgohen nga persona dashakeqės. Nė adresė tė kompanive Vodafone dhe AMC kanė ardhur njė sėrė ankesash sidomos pėr ato viruse qė bllokojnė telefonin, tė cilat janė marrė edhe me anė tė MMS-ve. Kėtė pohojnė burime tė sigurta nga tė dyja kompanitė. Pėr kėta persona ėshtė dhėnė asistenca pėrkatėse nga teknikėt nė dyqanet e kompanive. Kjo pėr rastet kur viruset nuk kanė qenė me pasoja "fatale" dhe teknikėt kanė ditur tė sjellin telefonin nė gjendjen e mėparshme. Ndėrkaq prej Vodafone dhe AMC ofrohen njė sėrė kėshillash nė mėnyrė qė abonentėt tė mos bėhen pre e kėtyre problemeve. Kėshtu, sipas specialistėve, pėr t'u mbrojtur ndaj viruseve apo programeve spiune, kėshillohet mbajtja e "Bluetoothit" fikur, mospranimi i mesazheve qė vijnė nėpėrmjet "Bluetoothit" ose mms nga persona qė nuk i njohin. Veē kėsaj teknikėt kėshillojnė edhe mosinstalimin e file*.sis nga persona qė nuk i dihet origjina. "Nėse abonentėt zbatojnė kėto kėshilla ata nuk mund tė marrin asnjė prej viruseve tė rrezikshme qė dėmtojnė telefonin dhe mund tė ēojnė deri nė prishjen e plotė tė tij. Nga ana tjetėr atyre nuk mund t'u pėrgjohet celulari nga programe tė posaēme qė qarkullojnė", sqarojnė burimet e sigurta pranė dy kompanive. Mė tė qetėt nė tė gjithė situatėn e krijuar janė ata persona qė celularin e kanė model tė vjetėr e qė nuk ka opsionet e avancuara. Pėrveēse mund t'u pėrgjohet me njė urdhėr gjykate, ata janė rehat prej mėnyrave tė tilla "Spiune" qė u pėrgjojnė celularin. Mesa duket tė kesh njė celular tė shtrenjtė ka koston e vet. Kosto kjo qė nė rastin konkret ėshtė jo e vogėl pėr personin qė mund tė bėhet viktimė e tė tilla gjėrave qė cenojnė rėndė privatėsinė e intimitetin. E sidomos nė vendin tonė, ku pak duhet qė mė tė tilla forma aspak diskrete t'i shkatėrrohet imazhi, familja e pse jo edhe e gjithė jeta personave tė ndryshėm. Bėrja publike e mesazheve komprometuese do tė ishte forma mė e mirė pėr tė nxjerrė inate e pėr hakmarrje personale.