Londėr, 21 Mars
- Tek meshkujt pėr shkak tė ndjenjės sė dhimbjes aktivizohet pjesa e trurit e ngarkuar pėr frikėn, ndėrsa femrat e kanė tė zhvilluar mekanizmin mbrojtės pėr procesim tė dhimbjes, thotė njė studim i ri.
Skenimi i sofistikuar i trurit ka treguar qė femrat kanė reagime mė intensive ndaj dhimbjes se sa meshkujt, ka zbuluar hulumtimi i ekipit tė shkencėtarėve japonezė dhe britanikė. Kėto reagime ndodhin nė pjesėn e trurit tė ngarkuar pėr shmangien dhe pėrballimin e dhimbjes, ndėrsa shkencėtarėt i kanė vėrejtur duke vėzhguar trurin e vullnetarėve me rezonancė magnetike. Kanė studiuar fotografitė e trurit tė 16 femrave dhe tė 16 meshkujve tė sėmurė nga sindroma e zorrės sė irrituar, sėmundje kronike dhe shumė e dhimbshme.
Gjatė dhimbjes aktive, femrat pėr dallim nga meshkujt, kanė pasur mė pak aktivitet nė zonėn e trurit tė ngarkuar pėr frikė, dhe mė shumė aktivitet nė pjesėn pėr planifikim tė lėvizjeve dhe pėrgatitje pėr dhimbje se sa meshkujt. Te meshkujt, ndjenja dominuese e cila ėshtė shfaqur me dhimbjen ka qenė frika.
“Fakti qė femrat tregojnė mė shumė aktivitet nė zonėn e trurit tė ngarkuar pėr procesim tė emocioneve sugjeron nė mekanizmin e zhvilluar me tė cilin ato mbrohen nga dhimbja”, mendon udhėheqėsi i hulumtimeve, dr. Qasim Aziz nga Instituti Wingate.
Planifikohen hulumtime tė mėtejshme klinike, me tė cilat mund tė zvogėlohet dhimbja e tė sėmurėve kronikė, duke iu falėnderuar kėtyre zbulimeve.