Sa i dėmshėm ėshtė rrezatimi nė trupin e njeriut?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    3
    Reputacioni
    11

    Post Sa i dėmshėm ėshtė rrezatimi nė trupin e njeriut?

    Receta Gatimi



    A e dimė saktėsisht se sa i dėmshėm ėshtė rrezatimi nė trupin e njeriut?
    Tė martėn, nivelet e rrezatimit ishin mė tė mėdha se 400 milisivertė nė orė nė afėrsi tė reaktorit nė Fukushima, kurse sa pėr ilustrim po pėrmendim faktin qė kufiri i rrezatimit tė lejuar nė SHBA ėshtė mė sė shumti 50 milisvertė nė vit.
    Njė dozė prej 1.000 milisivertėsh ndikon nė traktin tretės, duke shkaktuar kėshtu tė pėrziera dhe vjellje.
    Nė nivele mė tė larta, jodi radioaktiv mund tė shkatėrrojė pjesė tė gjėndrės tiroide nė fyt. Ekspozimi intensiv ndaj materialit radioaktiv prej 10.000 milisivertėsh nė orė mund tė shkaktojė dėm tė menjėhershėm nė enėt e vogla tė gjakut dhe me gjasa edhe mund tė shkaktojė ndėrprerjen e punės sė zemrės.
    Por tė kthemi nė fillim, rrezatimi ndikon nė qelizat njerėzore, ashtu qė i vret, nėse doza dhe energjia ėshtė e lartė, apo i dėmton duke shkaktuar kancer.
    Kur personi ėshtė i ekspozuar ndaj rrezatimit, pasojat mund tė jenė prej skuqjes sė lėkurės e deri te djegiet e rėnda nė lėkurė, dhe po ashtu mund tė kenė edhe efekte mė tė shprehura siē janė tė pėrzierat. Efekti apo ndikimi afatgjatė i rrezatimit ėshtė sigurisht kanceri.
    Dozat e mėdha tė rrezatimit apo ekspozimi i gjatė ndaj rrezatimit janė arsyet kryesore pėr kancerin e shkaktuar nga rrezatimi. Lloji mė i shpeshtė ėshtė kanceri i gjėndrės tiroide, kundėr tė cilit mund tė luftohet me marrjen e tabletave me jodur kaliumi, me tė cilat ngopim trupin me jod nė mėnyrė qė mė pas tė mos absorbojė jodin radioaktiv nėse e inhalojmė apo gėlltisim.
    Kėtu janė po ashtu edhe efektet gjenetike dhe trashėguese dhe ndikimi nė fetus nė rast tė ekspozimit ndaj dozave tė mėdha.
    Efektet e dozės shumė tė madhe mund tė shihen nė njė kohė shumė tė shkurtėr, nė minuta apo orė, varėsisht nga doza. Dozat mė tė ulėta mund tė ndikojnė nė zhvillimin e kancerit, megjithatė kjo mund tė zgjasė me vite.
    Konsiderohet qė dozat shumė tė ulėta janė tė parrezikshme, meqenėse atyre u jemi tė ekspozuar edhe ashtu nė mėnyrė tė natyrshme. Pra, edhe nė natyrė ka radioaktivitet vetvetiu, si pasojė e tė kaluarės sė planetit tonė.
    Disa pjesė tė trupit janė veēanėrisht tė prekura nga ekspozimi ndaj llojeve tė ndryshme tė rrezatimit. Disa faktorė janė tė pėrfshirė nė pėrcaktimin e efekteve tė mundshme shėndetėsore tė ekspozimit ndaj rrezatimit. Ata pėrfshijnė:
    - dozėn (sasinė e energjisė sė ruajtur nė trup);
    - aftėsinė e rrezatimit t’u bėjė dėm indeve njerėzore;
    - cilat organe janė tė prekura.
    Faktori mė i rėndėsishėm ėshtė doza – sasia e energjisė e ruajtur nė trup. Sa mė shumė energji tė absorbohet nė qeliza, dėmi ėshtė mė i madh. Doza e absorbuar ėshtė sasia e energjisė e cila absorbohet pėr gram tė indeve.

    Flokėt

    Humbja e flokėve ndodh tek ekspozimi ndaj rrezatimit nė 200 REM (Roentgen Equivalent in Mammal – ekuivalenti i rėntgenit nė njerėz apo gjitarė - 1 rem = 0.01 Sv = 10 mSv = 10000 μSv) apo mė shumė.


    Truri

    Ekspozimi ndaj rrezatimit prej 5.000 REM apo mė shumė mund tė dėmtojė trurin. Rrezatimi vret qelizat nervore dhe enėt e vogla tė gjakut dhe mund tė shkaktojė sulm dhe vdekje tė menjėhershme.

    Gjėndra tiroide

    Pjesė tė caktuara tė trupit janė mė shumė tė prekura ndaj ekspozimit tė llojeve tė ndryshme tė rrezatimit. Gjėndra tiroide ėshtė e ndjeshme nė jodin radioaktiv. Nė sasi tė mjaftueshme, jodi radioaktiv mund tė shkatėrrojė tėrėsisht apo njė pjesė tė gjėndrės tiroide.

    Sistemi i gjakut
    Kur personi ėshtė i ekspozuar ndaj rrezatimit prej rreth 100 REM, numri i limfociteve nė gjak do tė zvogėlohet, duke e lėnė viktimėn mė tė ndjeshme ndaj infeksioneve. Kjo shpesh quhet sėmundje e lehtė rrezatuese. Simptomat e hershme tė sėmundjes rrezatuese ngjasojnė me ato tė gripit dhe mund tė kalojnė pa u vėrejtur nėse nuk bėhet pasqyra e gjakut.
    Sipas tė dhėnave nga Hiroshima dhe Nagasaki, simptomat mund tė zgjasin deri nė 10 vjet dhe po ashtu ekziston rreziku afatgjatė i rritur nga leukemia dhe limfomave.

    Zemra
    Ekspozimi intensiv ndaj materialit radioaktiv prej 1.000 deri 5.000 REM do tė bėjė dėm tė menjėhershėm nė enėt e vogla tė gjakut dhe me siguri do tė shkaktojė dėshtimin e zemrės dhe vdekjen.

    Trakti gastrointestinal

    Dėmtimi i traktit tė tretjes nxit tė pėrzierat, tė vjella dhe diarre tė pėrgjakshme. Kjo ndodh kur viktima ėshtė e ekspozuar ndaj rrezatimit prej 200 REM apo mė shumė. Rrezatimi do tė fillojė tė shkatėrrojė qelizat nė trup tė cilat ndahen shpejt. Kjo pėrfshin gjakun, traktin gastrointestinal, sistemin reproduktiv dhe qelizat e flokėve, ADN-nė dhe ARN-nė e qelizave tė mbijetuara.

    Trakti reproduktiv

    Pėr shkak se qelizat e traktit reproduktiv ndahen mė shpejt, ato pjesė tė trupit mund tė dėmtohen nga nivelet mė tė ulėta siē ėshtė 200 REM. Disa viktima tė rrezatimit do tė bėhen sterile. Gjatė pasi qė efekti i rrezatimit dobėsohet, dėmi i krijuar shkakton spektėr tė gjerė tė problemeve fizike. Kėto efekte, pėrfshijnė leukeminė, kancerin dhe shumė sėmundje e tjera tė cilat shfaqen dy, tri, madje edhe dhjetė vjet mė vonė.

    Sėmundjet e gjakut
    Sipas tė dhėnave, ka pasur rritje tė anemisė te njerėzit e ekspozuar ndaj rrezatimit. Nė disa raste, zvogėlimi i rruazave tė bardha dhe tė kuqe tė gjakut ka zgjatur deri nė dhjetė vjet pas ekspozimit ndaj rrezatimit.


    Katarakti

    Ka pasur njė rritje tė shkallės sė tė sėmurėve nga katarakti tek tė mbijetuarit nga Hiroshima dhe Nagasaki, tė cilėt kanė pėsuar humbje tė pjesshme tė flokėve.

    Tumoret malinje
    Tė gjitha rrezatimet jonizuese janė kancerogjene, por disa lloje tė tumoreve gjenerohen mė lehtė se tė tjerėt. Dominon njė lloj i leukemisė. Numri i tė sėmurėve nga kanceri nė mes viktimave tė Hiroshimės dhe Nagasakit ėshtė dukshėm mė i madh se nė popullatėn e pėrgjithshme. Ėshtė rritur numri i tė sėmurėve nga kanceri i gjėndrės tiroide, kancerit tė gjirit, kancerit tė mushkėrive dhe kancerit tė gjėndrės sė pėshtymės. Shpesh kalon njė dekadė e tėrė apo mė shumė para shfaqjes sė sėmundjeve malinje.

    Keloidet
    Indet e varrave apo vragave, tė cilat mbulojnė djegiet qė supozohen tė jenė tė shėruara kanė filluar tė fryhen dhe tė rriten nė mėnyrė abonormale. Keloidet janė gjetur tek 50 deri 60 pėr qind e atyre tė cilėt drejtpėrdrejt ishin ekspozuar ndaj nxehtėsisė sė ajrit. Pėr keliodet besohet qė janė tė lidhur me efektet e rrezatimit.


    ________
    gjendar

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Faleminderit per informacionin

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e digit
    Anėtarėsimi
    Mar 2011
    Postime
    29
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    booo sa i rrezikeshem rrezatimi

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Puna eshte se as nuk shikohet qe te mbrohesh! Rrezatimi berthamor te zberthen komplet.

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Sot eshte e pamundur ti shmangesh rrezatimeve. Jemi te rrethuar ngado me to .... duke filluar qe te mikrovala...e deri tek pc...
    Dhe themi pastaj pse ka kaq shum semundje sot

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2013, 09:34 PM
  2. Zbulohet se Gorilla eshte vellai i njeriut!...
    Nga erinda nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 05:08 PM
  3. Vaksinė pėr mbrojtje nga rrezatimi radioaktiv
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 12:11 PM
  4. Eksploro trupin e njeriut ne 3D me Google Body Browser
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-12-2010, 01:10 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2009, 11:54 AM

Etiketat pėr kėtė Temė