Inxhinjerėt nė Katar po studiojnė mundėsinė e krijimit tė njė reje artificiale, e cila do tė ftohė klimėn dhe do tė bėjė tė mundur zhvillimin e Botėrorit nė verė, pa vuajtur vapėn e jashtėzakonshme nė vendin e Gadishullit Arabik.
Nėse kjo zgjidhje do tė realizohet, atėherė nuk do tė lindė nevoja pėr tė spostuar Botėrorin nė dimėr, njė ide e hedhur mė parė nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Mundėsia e kėsaj zgjidhje teknologjike u publikua sot nė faqet e tė pėrditshmes The Peninsula, gazeta mė e madhe nė Katar, qė i referohej njė studimi tė Universitetit mekanik e industrial tė Katarit.
Projekti parashikon krijimin e njė reje artificiale me 100% karbon tė lehtė, qė do tė krijohet nga motorė qė punojnė me energji diellore. Duke vendosur kėtė pajisje mbi stadiume, ajo do tė shmangte depėrtimin e rrezeve tė nxehta, duke bėrė qė temperatura tė mbetej nė nivele tė pranueshme.
Ndonėse pajisjet kushtojnė, ato do tė jepen falas nga prodhuesit e tyre, qė synojnė tė zgjerojnė markėn e tyre me vendosjen nė parkime apo plazhe, ku nxehtėsia gjatė verės pėrbėn njė problem.