Sipas mjekut tė QSUT-sė, Petrit Hoxha, pacienti ka lindur me 2 sekse dhe prindėrit e kanė sjellė pėr herė tė parė 19-vjeē nė spital
Ka mbushur 19-vjeē, por ende nuk e di nėse ėshtė femėr apo mashkull. Madje kjo anomali po i shkakton stres dhe depresion dhe rrezikon ti shkaktojė probleme serioze mendore. Tashmė po vuan fatkeqėsinė qė natyra e krijoi me tė dyja sekset, por edhe neglizhencėn e prindėrve, tė cilėt janė kujtuar pėr ta dėrguar tek mjeku specialist pas 19 vjetėsh. Megjithėse nė certifikatė i shėnohet emri dhe seksi femėr, paraqitja fizike tregon krejtėsisht tė kundėrtėn pasi duket si djalė. Kėshtu, Adelina nga Vlora gėzon kėtė emėr nė certifikatė, por tė gjithė e thėrrasin Adi, pėr shkak tė pamjes fizike prej djali. Dėshiron tė jetė si gjithė tė tjerėt, djalė dhe pėr ta realizuar kėtė mjekėt deklarojnė se nga pikėpamja shkencore nuk e kanė tė vėshtirė, por problemi tashmė qėndron tek ligji. Sipas doktor Petrit Hoxhės, personi nė fjalė duhet tė shkojė nė gjykatė dhe tė ndryshojė emrin dhe seksin, nė tė kundėrt, nuk mund tė bėjnė asnjė ndėrhyrje kirurgjikale. Duke dėnuar nė maksimum neglizhencėn e prindėrve, por edhe tė infermiereve, tė cilėt nuk kanė rekomanduar dėrgimin e tij tek mjeku specialist qė kur ka lindur, Petrit Hoxha thekson se shpesh mjekėt gjenden pėrball kėtyre situatave tė vėshtira. Nuk ėshtė aspak e lehtė pėr mjekėt qė ky person qė ka jetuar prej 19 vjetėsh me emrin Adelina ta kthejmė nė Adi. Kjo nuk ėshtė aspak e lehtė as pėr pėrsonin nė fjalė,- thekson doktor, Petrit Hoxha duke shtuar se nuk arrin ta kuptoj injorancėn e prindėrve, qė arrijnė tė neglizhojnė deri nė kėtė pikė, duke e sjellė nė moshėn 19-vjeēarė nė spital.
Historia
Tani qė ėshtė rritur po e kupton vėrtetė problemin qė ka. Tek e shikon, duket qė ka marrė tiparet e njė djali adoleshent dhe askujt nuk mund ti shkojė nėpėr mend se me ēfarė anomalie e ka krijuar natyra. Kanė filluar ti dalin mustaqet dhe zėri ka filluar ti trashet ēka tregon se nga pamjen fizike e ka si mashkull, por nė fakt, qė kur ka lindur nė certifikatė ėshtė njohur si femėr, pėr shkak tė anomalisė sė lindur,- pohon Petrit Hoxha. Personi nė fjalė, sipas tij, ka lindur me 2 sekse dhe infermierja qė ka qenė e pranishme ka vendosur ta cilėsojė femėr dhe nuk ka marrė mundimin qė tė rekomandojė prindėrit tek mjeku specialit, nė mėnyrė qė kėtė anomali ta rregullonin qė nė muajt e parė tė jetės dhe jo tani qė ėshtė 19-vjeē. Kėshtu, Adelina, ose Adi, siē e thėrrasin tani, po vuan neglizhencėn e prindėrve dhe tė mjekėve, tė cilėt po i shkaktojnė pasoja tė papėrballueshme. Madje stresi dhe depresioni po arrin kulmin nga frika e paragjykimeve, sa mjekėt kanė frikė se kjo mund ta dėrgojnė edhe nė vendime ekstreme. Infermieret tregojnė se gjatė ditės nuk rri kurrė nė dhomė sepse ka turp, pėr faktin se ato janė nė dijeni tė defektit qė ai ka. Nuk rri nė dhomė gjatė gjithė ditės. Mundohet tė bėjė tė pamundurėn qė tė mos e shohė askush nga ne, qė e dimė anomalinė qė ka,- thotė njėra nga infermieret, duke shtuar se ky ėshtė njė rast i rrallė qė u ėshtė paraqitur nė pavion me kėtė anomali nė kėtė moshė.
Problemi
Mjekėt, pas njė ndėrhyrje kirurgjikale mund ta shpėtojnė nga anomalia e lindur pasi mund ta kthejnė atė nė djalė, pikėrisht ashtu siē ka edhe pamjen fizike, por kjo sipas tyre mund tė arrihet vetėm pasi tė jenė nė rregull me ligjin. Sipas doktor Petrit Hoxhės, personit nė fjalė, qė ti lihet vetėm organi mashkullor, siē ka edhe ai dėshirė, duhet tė ndryshojė emrin dhe seksin edhe nė certifikatė. Ky person duhet tė shkojė nė gjykatė, tė ndryshojė emrin dhe seksin, nga ai femėror nė mashkullor, pastaj ne, me anė tė njė ndėrhyrje kirurgjikale mund ti lėmė organin mashkullor,- pohon Hoxha, duke shtuar se nė tė kundėrt, nuk kanė asnjė tė drejtė tė realizojnė operacionin. Ndėrkohė doktori pohon se pasi iu bėnė tė ditura kėto procedura, personi i lindur me anomali u largua nga spitali shumė pesimist dhe nuk dihet nėse do tė kthehet mė.
Hoxha: Ja pasojat e neglizhencės sė fėmijėve me seks tė papėrcaktuar
Anomalitė e diferencimit tė seksit nuk kanė tė bėjnė thjesht me shqetėsimin estetik, por edhe me shumė pasoja tė tjera qė mund tė shkojnė deri nė humbje tė jetės. Cilido fėmijė qė nė lindje shfaq kėto dukuri, duhet tė merret menjėherė nė mjekim, jo sepse na shqetėson estetika, por sepse realizimi jo i plotė i kėtyre fenomeneve na bėn tė mendojmė qė disa funksione tė rėndėsishme jetėsore nuk zhvillohen mirė, - thotė Petrit Hoxha. Sipas tij, njė ndėr shkaqet e anomalive tė diferencimit tė seksit ėshtė pikėrisht anomalia nė prodhimin e kortizonit dhe pėr njė organizėm qė mungon kortizoni, shton ai, do tė thotė qė nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė tensionin e gjakut nė gjendje normale, nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė kripėn, pastaj fillojnė tė vjellat dhe barku te fėmijėt, duke realizuar pėrfundime shumė dramatike pėr shėndetin e fėmijėve. Ndėrsa problem tjetėr, thekson Petrit Hoxha, ėshtė fakti se fėmijė tė lindur me anomali, me anė tė mjekimit, duhet ti pėrcaktohet patjetėr seksi. Kjo duhet tė arrihet qė nė javėn e parė tė jetės, pasi nėse ne nuk e kemi pėrcaktuar seksin nė mėnyrė shkencore, atėherė individi mund tė rritet edhe si vajzė, pasi pamjen organeve gjenitale e ka femėrore dhe realisht ėshtė djalė ose mund tė rritet si djalė, pasi pamjen e jashtme gjenitale e ka djalė, por realisht ėshtė vajzė-, shpjegon ai, duke thekuar se kjo do tė kishte shumė pasoja deri nė fund tė jetės pėr atė fėmijė.
Hoxha: Prindėr, mos neglizhoni! Anomalitė korrigjohen
Nėse fati i dėnoi tė lindin me anomali tė diferencimit tė seksit, kjo nuk do tė thotė qė kjo do ti ndjekė gjithė jetėn. Shefi i Shėrbimit tė Diabetologjisė nė Pediatri, Petrit Hoxha, theksoi qė mjafton tė mos neglizhohet dhe pikėrisht nė dy javėt e para qė lindin kėta fėmijė dhe ēėshtja do tė ishte e zgjidhur. Nėse e marrim fėmijėn qė bebe, atėherė ne fillojmė menjėherė studimin e rastit, pasi, sė pari, mbrojmė jetėn e tij, duke kuptuar se cilat funksione nuk janė adekuate, cilat hormone nuk prodhohen dhe bėjė ndėrhyrjen e menjėhershme pėr ta zėvendėsuar nė mėnyrė qė fėmija tė mos rėndohet mė tej,- shpjegon ai. Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė fakti qė duke bėrė ndėrhyrje kirurgjikale nė kohė, fėmija ka shanse qė, sipas strukturės gjenetike dhe funksionale, tė rritet nė drejtimin e duhur. Janė shumė tė vėshtira si operacione, por fatmirėsisht edhe nė vendin tonė vitet e fundit kanė filluar tė realizohen, - theksoi Hoxha.
Anomalitė, pėrshtatje e seksit me mėnyrėn se si janė rritur
Faji ėshtė edhe i mjekėve qė merren me tė porsalindurit dhe nuk vėrejnė anomalitė e diferencimit tė seksual. Sipas Petrit Hoxhės, duhet tė insistohet qė mjeku i cili merret me tė porsalindurin, duhet tė jetė i vėmendshėm dhe ta adresojė prindin te specialisti. Nėse ky fėmijė fatkeq do tė ishte diagnostikuar qė nė moshė tė vogėl, do tė ishte mjekuar dhe nuk do tė kishte marrė kėtė zhvillim,- thotė ai. Ndėrkohė, Hoxha theksoi se nė vendin tonė fatkeqėsisht kėto fenomene nė shumė raste janė parė si tabu, duke i penguar prindėrit ti drejtohen personelit mjekėsor pėr faj tė opinionit tė njerėzve. Pėrvoja nė vendin tonė tregon qė kėto tema janė tabu dhe njerėzit nuk vijnė nė momentin e duhur, por vijnė vonė nė moshėn e pubertetit kur njė vajzė e ashtuquajtur vajzė nuk po prodhon zhvillimin e gjoksit apo ciklin menstrual apo njė djalė i ashtuquajtur djalė nuk ka zhvillimin adekuat tė moshės sė pubertetit, - thotė Hoxha, duke shtuar se kur i mjekojnė gjejnė qė anomalitė hormonale dhe gjenetike janė tė shumėllojshme dhe pastaj janė tė detyruar tė bėjnė pėrshtatjen e seksit nė pėrputhje me mėnyrėn se si ėshtė rritur.
mare nga shekulli