Receta Gatimi

Me pensionin qė marrim, jetojnė nėn minimumin jetik.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Me pensionin qė marrim, jetojnė nėn minimumin jetik.

    Shpenzimet e njė pensionisti: Drita, ujė, ilaēe, autobus dhe... bukė

    "Me pensionin qė marrim, jetojmė me kushtet nėn minimumin jetik"

    Pensionistėt nė Shqipėri janė njė rast i veēantė. Janė njė nga kategoritė e veēanta qė jetojnė me tė ardhura nėn minimumin jetik. Dhe kjo, jo se s‘kanė punuar, por duke llogaritur punėn e tyre, vjetėrsinė apo kontributin, shteti ka vendosur t‘i shpėrblejė vetėm me 10 mijė lekė tė reja nė muaj, pėr t‘i kthyer nė kėtė mėnyrė, tė paktėn vlerėn e sigurimeve, qė kanė derdhur gjatė kohės sė punės. Pagesa e pensionit me 10 mijė lekė tė reja ndodh kur jeton nė qytet, por nėse je nė fshat, duhet tė mjaftohesh vetėm me gjysmėn e tyre, 5 mijė lekė tė reja. Plot 10 mijė lekė nė qytet ose 5 mijė lekė tė reja nė fshat ėshtė pensioni minimal, sepse sipas profesioneve dhe "fateve" ka edhe pagesa mė tė larta.

    Por, vetė pensionistėt dhe invalidėt, njė tjetėr kategori e paguar pak, kanė pėrllogaritur shpenzimet e tyre gjatė njė muaji dhe blerjet ose pagesat qė nevojiten tė kryhen ēdo ditė. Kėtė radhė, duke pėrfshirė edhe pagesat e urbanit, qė tashmė nuk pranon asnjė dokument veē pagesės 20 lekė.

    Secilit pensionist i duhet qė tė heqė veē nga 150 deri nė 2 mijė ose nė 3500 lekė ēdo muaj, vetėm pėr ilaēet e pėrditshme, tė nevojshme pėr tė mbajtur zemrėn nėn kontroll, insulinėn nė diabet apo problemet e tjera kronike nė kėtė moshė. Po ashtu, ai duhet tė paguajė 2500-3500 lekė tė reja energji elektrike dhe deri nė 500 lekė pagesa e shpenzimit tė litrave tė ujit.

    Ēdo ditė, i duhet tė paguajė rreth 40 lekė tė reja transport me autobus, 60 lekė pėr bukėn e pėrditshme, 50 lekė kos, 50 lekė kafen e mėngjesit dhe nė rastin mė tė mirė ndonjė kg mollė a portokall. Tė gjitha kėto nuk mund tė blihen me 10 mijė lekė pension nė muaj, por dy pensionistė nė shtėpi arrijnė qė tė kullandrisen me pagesėn e dytė pėr tė blerė ndonjė miell, sheqer, oriz, patate, domate, e nė raste festash edhe me ndonjė porcion tė "familjes sė mishit".

    Pothuajse e njėjtė ėshtė edhe pagesa me tė cilat shteti paguan invalidėt. Sipas tyre, pagesa minimale te njė invalid i plotė pune ėshtė 11300 lekė dhe shpenzimet mė minimale mujore janė 22750 lekė nė muaj. Me kėto, invalidėt paguajnė energji elektrike, 30 ditė bukė, ilaēe, telefon, ushqime tė zakonshme pėr tė mbijetuar. Pensioni mesatar mujor i mė shumė se 19 mijė invalidėve tė plotė ėshtė 11 300 lekė nė muaj. Pensioni mesatar mujor i mė shumė se 14 mijė invalidėve tė pjesshėm ėshtė 5600 lekė nė muaj. Pagesa mesatare mujore e rreth 3 mijė invalidėve tė ish-kooperativave bujqėsore ėshtė 2900 lekė nė muaj. Mosha mesatare e tyre ėshtė 40.3 vjeē. Pėrbėrja familjare e kėsaj kategorie ėshtė 4.7 deri nė 5.2 persona nė familje. Rreth 88 pėr qind e kėtyre invalidėve tė punės janė kryefamiljarė. Mesatarisht 3 pėr qind e tyre janė burrė e grua invalidė. 5 pėr qind nuk janė kryefamiljarė dhe vetėm 4 pėr qind nuk kanė detyrime ndaj fėmijėve. Pas gjithė kėtyre shpenzimeve, invalidėve u duhet tė bėjnė edhe rrugė nė kėmbė, ose t‘i shtojnė listės sė shpenzimeve edhe paratė pėr transportin urban, sepse privati tashmė nuk ua njeh mė dokumentet, qė tregojnė gjendjen e tyre fizike.

    Tė gjitha kėrkesat e invalidėve janė dėgjuar dje pėrpara Kryeministrisė. Me parulla ata kanė protestuar, duke kujtuar edhe njėherė gjendjen e tyre tė vėshtirė ekonomike. Ata kanė theksuar se veē gjendjes sė vėshtirė ekonomike dhe mungesės sė vendeve tė punės, tashmė, zbriten edhe nga autobusi. Shoqata e Invalidėve i ka kėrkuar Kryeministrit rritjen e pensionit dhe njėkohėsisht edhe lehtėsi, si marrja e kredive me interesa tė ulėta. Shoqata e Invalidėve i ka lėnė qeverisė 5 ditė afat pėr reflektim, nė rast tė kundėrt do tė nisin bllokimin e akseve rrugore.



    Tabela 1



    Menyja e pensionistit


    Bukė 60 lekė

    Kos 50 lekė

    Fruta/perime 70 lekė

    Kafe 50 lekė


    Pagesa e autobusit 40 lekė


    Ilaēe 150-2 mijė lekė

    Energji elektrike 2500-3500 lekė

    Ujė i pijshėm 400- 500 lekė


    Tabela 2



    Shpenzimet minimale mujore tė njė invalidi tė punės sė plotė


    2800 lekė energji elektrike (sqarojmė se 94% e tė gjithė invalidėve tė punės paguajnė energjinė)


    30 ditė x 3 bukė nė ditė x 80 lekė = 7200 lekė bukė nė muaj, 4700 lekė ilaēe nė muaj, 650 lekė ujė nė muaj, 400 lekė telefon nė muaj, 7000 lekė ushqime nė muaj


    Pagesa minimale tek njė invalid i plotė pune ėshtė 11300 lekė dhe shpenzimet mė minimale mujore janė 22750 lekė nė muaj

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Me pensionin qė marrim, jetojnė nėn minimumin jetik.

    eshte e vertete qe jetesa ne shqiperi eshte shume e veshtire si per pensionistet por ashtu edhe per pjesen tjter te popullsise. rrogat jane minimale dhe ēmimet jane te larta te cilat jo shume familje arrijne te ushqehen rregullisht. por shpresojme qe do te behet ndonji gje per te ndihmuar gjithe shqiptaret ne shqiperi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja pse nuk duhet te marrim fryme me goje !!
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 09:56 AM
  2. Kalorite qe i marrim permes ushqimit
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 05:18 PM
  3. Mesimi qe duhet ta marrim nga nje mace
    Nga 3r1k0 nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2010, 07:06 PM
  4. Meshkujt qė gėrhasin jetojnė mė pak
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:08 PM
  5. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 05:20 PM