Epoka ėshtė e pėrkohshme dhe artikujt dhe sendet qė na rrethojnė janė shoqėruesit e saj. Dhjetė gjėrat e mėposhtme janė nga ato qė kanė “skaduar” dhe gjatė viteve tė ardhshme do tė harrohen totalisht.
Revolucioni i kohės ėshtė nė prag tė derės tonė. Gazeta gjermane “Die Ėelt”, formoi njė listė me gjėrat qė “mbijetuan” gjatė 2010, por qė e ardhmja pėr to ėshtė e paqartė:
10. Letrat e shkruara me dorė
Ėshtė e vėrtetė se sa herė qė bie fjala pėr to, na kap njė lloj nostalgjie. Sot, vėshtirė tė gjesh nė postėn tėnde letra tė tilla, pėrvec fletėve me reklama dhe llogarive pėr tė paguar.Dashuria shprehet me SMS dhe e-mail.Para njė shekulli askush nuk do ta besonte se letrat e tyre tė dashura, tė mbushura me kujtime dhe emocione, dikur do te zhdukeshin.
9. Kartolinat
Dikur, kur njerėzit shkonin diku pėr pushime, dėrgonin njė kartolinė ku shkruhej “Po kalojme shumė mirė.Qyteti ėshtė shumė i bukur.Tė fala tė gjithėve”.Sic duket kėto rrjeshta nuk i mungojnė mė njeriu, pasi shitja e kartolinave ėshtė ulur shumė ndjeshėm gjatė viteve tė fundit.
8. Fotografitė prej letre
Fotografi tė zverdhura tė mamit nuse, momente tė paharrueshme …Koha e dikurshme kur mbanim kujtimet nė duart tona, ka kaluar. Tashmė ekskursionet dhe momentet e tjera, janė tė grumbulluara nė kompiuterin personal. Mosha fėmijėnore e atyre qė kanė lindur gjatė viteve tė fundit, gjendet e ruajtur nė mėnyrė digitale.
7. Fjalorėt dhe enciklopeditė
Kohė mė parė e gjithė dituria gjendej nė libra dhe enciklopedi tė cilat na mbushnin raftet nė biblotekat e salloneve.Tashmė, cdo gjė qė duam tė mėsojmė, gjendet nė internet sa hap e mbyll sytė.
6. CD muzikore
Kėngėtarėt tanė tė dashur rrinė e clodhen nė raft, pasi tani muzika gjendet e transportueshme nė memory stick ose MP3.
5. Telefonat fikse
Kemi arritur nė piken ku kabllot e telefonit fiks nė shtėpi na duken pa pikė kuptimi.Shumica e njerėzve nuk pėrdorin mė telefona fiks, pasi i konsiderojnė mė tė shtrenjtė se celularėt dhe aspak praktikė.
4. Bisedat
Cdo lloj konflikti pėr tė vėrtetėn e nje historie qė mund tė lindi nga njė bisedė nė shoqėri, tashmė mund tė zgjidhet menjėherė me njė “search” nė Google. Nė shumė raste as qė e besojmė dikė qė na informon pėr dicka nėse nuk e kemi konfirmuar informacionin nė internet.
3. Zilja
Atje ku dikur ndodhej ora me zile, tashmė ndodhet telefoni celular dhe zilja qė bie si kėnga jonė e dashur, si gjel ose si zėri i mamit.
2. Filmat 2D nė kinema
Kinematografia formoi filmat 3D dhe dalėngadalė gjithmonė e mė tepėr filma po lėnė mbrapa epokėn e vjetėr.Filmat me dy dimensione ishin ata qė nė vitet ’50 dhe ’60 tėrhiqnin njerėzit nė sallat gjigande tė kinemave, pėr tė kaluar kohėn e tyre tė lirė.
1. Shokėt e vėrtetė
Jetojmė nė epokėn ku fjala “shok” ka shumė kuptime dhe mė pak vlera se kurrė. Mjafton njė klik, pėr tė pasur dhjetėra shok tė rinj qė ndoshta nuk i njeh dhe nuk ke pėr ti njohur kurrė nga afė