Nxėnėsi hap zjarr, tetė viktima. Katastrofa ishte lajmėruar nė YouTube

Tė paktėn tetė persona janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur nė njė shkollė nė jug tė Finlandės, pasi njė person hapi zjarr. Bilanci i viktimave vjen nga zyrtarėt e spitalit tė Tuusula-s, qytet ku ndodhi incidenti, 50 kilometra nė veri tė kryeqytetit Helsinki. Mediat finlandeze raportojnė se zjarri ėshtė hapur nga njė 18-vjeēar nė shkollėn e mesme "Jokela" tė qytetit. Godina e shkollės u evakuua menjėherė dhe inspektori i policisė, Tero Haapala, tha se situata tani ėshtė nėn kontroll. Ai theksoi se nuk ka mė asnjė rrezik, por pa komentuar lajmet pėr fatin e 18-vjeēarit tė armatosur. Eero Hirvensalo, shefi i ekipit mjekėsor qė u angazhua pėr t‘u pėrballur me situatėn, tha se shtatė persona kanė vdekur si pasojė e tė shtėnave, por numri i tė vdekurve mund tė rritet mė tej. Ai tha se tė paktėn njė person ishte i plagosur rėndė dhe se 10 tė tjerė kishin plagė mė tė lehta. Ndėrkohė, burime anonime nga policia finlandeze bėnė tė ditur se edhe personi i armatosur gjendej nė spital, pasi pas masakrės kishte qėlluar veten. Njė nga tė qėlluarit thuhet se ėshtė edhe drejtori i shkollės. Zėdhėnėsi i Bashkisė sė Tuusula-s tha se 18-vjeēari kishte hapur zjarr nė njė orė mėsimi nė shkollėn e mesme, qė numėron plot 400 nxėnės tė moshės 12-18 vjeē. Nxėnėsit dhe stafi i shkollės ishin pėrfshirė menjėherė nga paniku dhe njė numėr policėsh tė armatosur rėndė u panė mė pas tė mbushnin skenėn. Kim Kiuru, njė mėsues nė "Jokela", tha se kujdestari i shkollės kishte njoftuar nėpėrmjet sistemit tė lajmėrimit tė shkollės se tė gjithė nxėnėsit duhet tė qėndronin nė klasat e tyre. "Unė dola nė korridor dhe po dėgjoja instruksionet e mėtejshme", tha ai pėr radion finlandeze. "Mė pas pashė njė person tė armatosur qė po vraponte dhe mė duket se kishte nė dorė njė armė tė kalibrit tė vogėl. Po vraponte drejt meje nė korridor, por vetėm kaq pashė, pasi u largova me tė shpejtė nėpėr shkallė dhe vrapova nė njė drejtim tė kundėrt. Nuk mund ta besoja, njė nxėnės tė cilit unė i kisha dhėnė mėsim, po vraponte drejt meje, duke bėrtitur dhe me njė pistoletė nė dorėn e tij". Ai rrėfen mė pas se kishte parė trupin e njė gruaje tė shtrirė nė dysheme, ndėrsa menjėherė mė pas u kishte thėnė nxėnėsve tė dilnin nga ndėrtesa duke u hedhur nga dritaret. Ende nuk ėshtė e qartė ndėrkohė nėse 18-vjeēari qė ka qėlluar ėshtė mes tė vdekurve apo jo. Sipas raporteve, njė video e titulluar "Masakra e shkollės sė mesme Jokela, 11/7/2007", ishte postuar nė YouTube nga njė 18-vjeēar, gjatė dy javėve tė shkuara. Videoja tregon pamjen e njė godine qė shikonte nga njė liqen dhe dy foto tė njė tė riu qė mbante nė dorė njė pistoletė. Personi qė e kishte postuar kėtė video e quante veten njė "Darvinist social", i cili do tė eliminonte tė gjithė tė dobėtit. Ai pėrdorte nė internet emrin "Sturmgeist89", qė do tė thotė nė gjermanisht "shpirti i stuhisė". Videoja tani nuk gjendet mė nė internet dhe policia ende nuk ka dhėnė komente rreth saj. Pavarėsisht se Finlanda ka nivelin mė tė lartė tė pronėsisė sė armėve tė zjarrit nė botė, incidentet e dhunshme janė shumė tė rralla nė shkollat finlandeze. Sipas mediave vendase ka pasur katėr therje nė shkolla qė nga 1999-ta. Asnjė prej tyre nuk ka rezultuar fatale. Ndėrkohė, ngjarja mė e zhurmshme nė vend ka ndodhur nė 2002-shin, kur njė i ri vrau gjashtė persona, e mė pas edhe veten nė njė shpėrthim nė supermarket nė Helsinki.