Kompania pėr siguri Comodo, e cila, mes tjerash, jep edhe certifikate digjitale, ka bėrė tė ditur qė njė hacker ka anashkaluar mbrojtjen e serverėve tė kėsaj kompanie dhe ka ardhur deri te certifikati i cili mund tė shfrytėzohet pėr sulme nė Skype, Yahoo, Google, Microsoft Live.com dhe websajte dhe shėrbime tė tjera tė popullarizuara. Thuhet qė IP adresa e sulmuesit ēon nė Iran, kėshtu qė autoritetet e SHBA-sė konsiderojnė qė bėhet fjalė pėr njė sulm tė organizuara nga Qeveria iraniane.
Me certifikatėn origjinal hackeri mund tė krijojė njė web sajt tė sigurt tė rremė duke ia paraqitur shfrytėzuesit nė browser dėshminė legjitime tė legalitetit tė tij, gjė qė mund tė shfrytėzohet pėr llojin e sulmit man-in-the-middle. Madje edhe kur pėr qasje nė sajte shfrytėzohet SSL-ja.
Comodo ka bėrė tė ditur qė tashmė e ka anuluar certifikatėn, gjė tė cilėn e kanė edhe developerėt mė tė mėdhenj tė browserėve nė versionet e fundit tė softuerit tė tyre, kėshtu qė pėrpjekja e hackerėve pėr t’u loguar nė login.yahoo.com nuk ka pasur sukses.
Nėse vėrtet bėhet fjalė pėr sulm tė organizuar nga ana e shtetit, ky do tė ishte i pari i tillė qė vjen nga Irani dhe nėse kjo del tė jetė e vėrtetė, ka mundėsi qė bėhet fjalė pėr njė pėrpjekje pėr hakmarrje pėr sulmin amerikan nė stabilimentet nukleare pėrmes krimbit Stuxnet i cili pėr shumėkėnd ishte i suksesshėm.
Ky rast ka ngritur shumė pluhur sepse ka treguar nė dobėsinė e sistemit aktual tė mbrojtjes sė pėrmbajtjeve nė Internet qė bazohet nė certifikate.