Pas linjės sė laptopėve MacBook Pro, freskimi harduerik sė shpejti i pret edhe modelet e kompjuterėve desktop iMac tė Apple. Dizajni fizik nuk do tė duhej tė pėsonte ndryshime tė mėdha, ndėrsa nga ana harduerike priten procesorėt Sandy Bridge tė Intelit dhe interfejsi Thunderbolt i prezantuar kohė mė parė.
Pėr karakteristikat e tjera si pėrzgjedhja e procesorėve grafikė tani pėr tani nuk ka informata. Apple pėr herė tė fundit linjėn iMac e kishte freskuar nė korrik tė vitit tė kaluar, ndėrsa tani thashethemet thonė qė ky prezantim i ri do tė mbahet nė fillim tė prillit.