Njė grua me probleme psikike sulmon njė fėmijė. Njė burrė i hap kokėn fqinjit

Policia e Fierit ėshtė alarmuar dje nė mesditė, si shkak i ngjarjeve tė rėnda, qė kanė pasur pėr protagonistė dy tė sėmurė mendorė: njė grua qė vuante nga skizofrenia dhe njė burrė, me zhvillim tė mangėt mendor, diagnoza e tė cilit ėshtė oligofreni.

Nga burimet zyrtare tė policisė sė Fierit mėsohet se njė fėmijė 10 vjeē ėshtė rrezikuar me mbytje nga 52-vjeēarja Drita Shtėmbari, e cila, mė pas, qėlloi me mjete tė forta njė polic, qė ndėrhyri pėr tė shpėtuar vogėlushin. Disa orė mė vonė, 50-vjeēari Pandi Mishtaku, njė person me zhvillim mendor tė vonuar, ka qėlluar me sėpatė njė 70-vjeēar, duke i shkaktuar atij plagė tė rėnda nė fytyrė.

Ngjarja e parė ka ndodhur rreth orės 10.30 tė paradites sė djeshme, kur Drita Shtėmbari, me banim nė fshatin Daullas tė rrethit tė Fierit, i ka bėrė pritė nė njė nga rrugicat e fshatit 10-vjeēarit Dritan G.

Gruaja e sėmurė mendore ka tentuar ta vrasė vogėlushin, duke e mbytur me duar. Nė kėtė moment, nė ndihmė tė fėmijės ka ndėrhyrė njė punonjės policie i Komisariatit tė Fierit, i cili kalonte rastėsisht nė kėtė rrugicė fshati, pasi kthehej nga puna.

Sipas deklaratės sė policit, ai ka mundur tė heqė fėmijėn nga kthetrat e 52-vjeēares Drita Shtėmbari. Mė pas, ai ka vijuar rrugėn pėr t‘u larguar, por gruaja e ka qėlluar me mjete tė forta, duke e plagosur rėndė. "Njė mori tullash dhe njė copė hekuri kanė fluturuar mbi kokėn time, duke mė plagosur mjaft rėndė. Unė u rrėzova dhe pėr disa momente nuk mbaj mend asgjė. Mė kanė dėrguar nė spital, ku dhe u kthjellova pėr atė qė mė ndodhi", tha dje polici Vladimir Xega.

Pas marrjes sė dėshmisė sė punonjėsit tė policisė, si dhe shoqėrimit tė vogėlushit tė rrezikuar, njė furgon i grupit tė gatshėm tė policisė ka shkuar nė fshatin Daullas, ku ka kryer arrestimin e 52-vjeēares Drita Shtėmbari.

Sipas burimeve policore, mėsohet se Drita Shtėmbari njihet si person me probleme tė mėdha mendore. Edhe herė tė tjera ajo ka sjellė shqetėsime pėr banorėt e zonės, si dhe familjarėt e saj. Ndėrkohė qė ajo ėshtė izoluar nė dhomat e paraburgimit tė Komisariatit tė Policisė Fier, nuk ka reshtur sė kėrcėnuari edhe rojet e burgut. Kėta tė fundit kanė kėrkuar pėrforcime, si shkak i agresivitetit tė Drita Shtėmbarit.

Vetėm tri orė pas kėsaj ngjarjeje, njė tjetėr episod i ngjashėm ka ngjarė nė Komunėn e Libofshės nė rrethin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, 50-vjeēari Pandi Mishtaku ka qėlluar fqinjin e tij 70 vjeē, Kadri Lalaj. Burimet e policisė sė Fierit tregojnė se Mishtaku njihet si person me zhvillim tė vonuar mendor, por ai nuk kishte pasur kurrė sjellje tė dhunshme mė parė. Mėsohet se Mishtaku ka rrėmbyer sėpatėn dhe ka qėlluar 70-vjeēarin, kur mes kėtij fundit dhe familjarėve tė tė sėmurit mendor kishte plasur njė debat i ashpėr pėr ēėshtje pronėsie. I sėmuri e ka qėlluar nė fytyrė dhe nė dorė fqinjin 70-vjeēar, i cili ėshtė dėrguar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Fierit. Pas pak minutash, policia ka arrestuar agresorin, i cili, sipas familjarėve, vuan nga njė prapambetje e thellė mendore dhe nuk flet prej 25 vjetėsh.

Pandi Mishtaku njihet nga tė gjithė nė rrethin e Fierit si "maratonomaku", pasi ai, me ditė tė tėra shėtit nė kėmbė duke pėrshkuar distanca tė largėta drejt qyteteve fqinje me Fierin. Madje, njėherė ai ka shkuar deri nė Elbasan nė kėmbė dhe ėshtė rikthyer po nė kėmbė nė shtėpi.

Pandi Mishtaku do tė pėrgjigjet tashmė pėr veprėn penale tė "vrasjes sė mbetur nė tentativė", ndėrsa 52-vjeēarja Drita Shtėmbari do tė pėrgjigjet pėr dy vepra penale: "vrasje e mbetur nė tentativė" dhe "goditje pėr shkak tė detyrės".

Nė fillim tė javės sė ardhshme tė dy duhet tė dalin pėrpara Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė Fier pėr vlerėsimin e masės sė sigurisė. Nisur nga shėndeti i rėnduar mendor, avokatėt e dy tė akuzuarve mund tė kėrkojnė lirimin e tyre, por ka pak shanse qė gjykata tė vendosė ndjekjen nė gjendje tė lirė, nė njė kohė kur krimi monstruoz i Peshkopisė ėshtė ende i freskėt nė kujtesėn kolektive.

Nė fund tė muajit tetor, Shpėtim Ziza, 19 vjeē, i cili sipas mjekėve vuante nga oligofrenia, pėrdhunoi dhe vrau njė fėmijė 10 vjeē nė Peshkopi. Pas krimit u zbulua se vrasėsi kishte qenė disa herė i arrestuar, por ishte lėnė i lirė pėr shkak tė sėmundjes sė tij mendore.

Kjo ngjarje ka vėnė nė pikėpyetje procedurat e ndjekura deri mė sot nga drejtėsia shqiptare, nė rastet kur tė akuzuar kanė qenė njerėz me probleme mendore. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, me propozim tė Presidentit tė Republikės, ka nisur shqyrtimin e dosjes sė Shpėtim Zizės, pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsinė e gjykatave nė rastin e tij. Pas kėsaj, pritet qė tė ketė ndryshime edhe nė ligj, pėr tė parandaluar krimet qė mund tė kryhen nga tė sėmurė mendorė.