Te gjithe programet e studimit te ciklit te dyte dhe Master ekzistues, duke filluar qe nga ky vit akademik do te kryhen ne baze te standardeve qe kerkon Karta e Bolonjes. Ky eshte vendimi me i fundit i Ministrise se Arsimit dhe te Shkencave, e cila ka saktesuar njekohesisht se ky vendim do te pershtatet edhe ne baze te ligjit te ri per arsimin.

Sipas ketij vendimit te MASH-it, institucionet e arsimit te larte duhet te ofrojne programe te akredituara te studimeve, te organizuara ne module dhe te vleresuara ne kredite, sipas Sistemit Evropian te Transferimit dhe Grumbullimit te Krediteve (ECTS). Sasia mesatare e krediteve te grumbulluara gjate nje viti nga nje student me kohe te plote do te jete 60, si edhe programet e studimeve do te hartohen nga vete institucionet.

Per sa u perket cikleve dhe titujve te studimeve universitare, programet e studimeve ne institucionet e arsimit te larte organizohen ne tre cikle te njepasnjeshme: cikli i pare, cikli i dyte dhe cikli i trete.

Ne studimet e ciklit te pare: programet e studimeve realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre eshte tre vite; per ciklin e dyte programet realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale eshte dy vite, ndersa per programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte ku ofrohen se bashku programe te integruara te ciklit te pare dhe te dyte programet realizohen me jo me pak se 300 kredite dhe zgjatja normale eshte jo me pak se pese vite.

Per sa u perket programet te studimeve Master te nivelit te pare, ato realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale eshte nje vit. Per te kaluar ne studimet e ciklit te trete, ato perfshijne sipas vendimit, programet e studimeve te doktorates, te cilat zgjasin te pakten 3 vite dhe perfshijne edhe 60 kredite per studime te organizuara.