09/11/2007 Instituti i Shėndetit Publik publikon raportin e aksidenteve rrugore nė Shqipėri. Alarm pėr masat qė duhen
OBSH: Brenda 5 vitesh aksidentet do tė rriten me 60 pėr qind. Pėrgjegjės meshkujt deri 25 vjeē
Vendi ynė shėnon rreth 315 tė vdekur nė vit, ndėrsa kryeqyteti shėnon numrin mė tė madh tė tyre. Instituti i Shėndetit Publik bėri tė ditur dje se traumat e trafikut kanė pėrgjithėsisht peshėn kryesore nė aksidente. Statistikat tregojnė sė rreth 5 mijė persona kanė humbur jetėn si pasojė e dėmtimeve tė rėnda, ndėrsa rreth 6 mijė tė tjerė janė plagosur. Ndaj dhe ėshtė kėrkuar qė ISHP-ja, si pjesė pėrbėrėse e strukturave tė shėndetėsisė, pėrmes strategjive tė caktuara synon nė sensibilizimin e komunitetit, tė realizojė mbrojtjen konkrete. Pėrfaqėsues tė kėtij institucioni theksojnė se orientimi drejt mėnyrave mė efikase tė trafikut, rritja e cilėsisė sė transportit publik, krijimi i hapėsirave pėr tė lėvizur nė kėmbė e me mjete ekologjikisht tė pastra, jo vetėm qė do tė rrisin sigurinė rrugore, por do tė kenė edhe impakte pozitive nė cilėsinė e ajrit e nė treguesit global tė shėndetit.
Statistikat
Sipas tė dhėnave tė marra prej INSTATI-t nga viti 1991 e nė vazhdim kanė ndodhur rreth 10 mijė aksidente. Kjo pėr shkak se pjesa mė e madhe e shoferėve preferojnė tė ecin shpejt dhe trafiku i rėnduar ka bėrė qė rreth 12 mijė persona tė jenė pre e kėtyre aksidenteve rrugore, prej tyre rreth 5 mijė rezultojnė tė kenė humbur jetėn. Kjo pėr faktin se nga goditjet kanė marrė plagė tė rėnda, kurse 6 mijė tė tjerė kanė shpėtuar. Pritet qė nė vitin 2020 numri i aksidenteve tė rritet me 60 pėr qind. Nė botė aktualisht ēdo ditė vdesin afėrsisht 16 mijė njerėz, ku vdekjet nga aksidentet rrugore llogariten nė 25%. Pra, vendi ynė renditet nė shtetet me numėr mė tė madh tė aksidenteve rrugore. Ndaj ISHP-ja kėrkon sensibilizim tė komunitetit duke rritur sigurinė rrugore.
Shkaku
Shkaku kryesor qė nė vendin tonė ndodhin shumė aksidente ėshtė trafiku tejet i ngarkuar. Ndėrkohė qė shoferėt, pavarėsisht se e dinė kėtė gjė shtojnė shpejtėsinė, duke shkaktuar mė pas njė sėrė aksidentesh. Sipas ISHP-sė, mbizotėrojnė shoferėt meshkuj me moshė nga 26-45 vjeē, tė ndjekur nga ata me moshė nga 18-25 vjeē, qė kanė pėrgjegjėsinė mė tė madhe nė aksidentet rrugore, fakt qė korrespondon edhe me raportin e OBSH-sė. Shumica e aksidenteve rrugore nė Tiranė ndodhin brenda qytetit, nga automjetet e tipit veturė dhe kryesisht nga ora 12-20.00. Pėrveē moshės sė re tė drejtuesve qė nė disa raste ėshtė nėn atė tė lejuar, shkak kryesor i ndodhjes sė aksidenteve ėshtė shpejtėsia tej normave tė parashikuara nė Kodin Rrugor dhe pakujdesia e kėmbėsorėve. Sipas shkakut, aksidentet klasifikohen: a. shpejtėsi 24%; b. tė ndryshme 19%; c. pakujdesia e kėmbėsorit 21%; d. pakujdesia e biēiklistit 4%; e. larguar nga vendngjarja 10%; f. humbje kontrolli 18%; g. defekt teknik 2%; h. konsumim alkooli 3%
Meshkujt
Mosha 18-25 vjeē zėnė numrin mė tė madh tė aksidenteve tė rėnda nė Shqipėri dhe nė botė
Tė vdekur
315 persona nė njė vit kanė humbur jetėn nė Shqipėri si pasojė e njė aksidenti rrugor
Kėmbėsorėt
Kalimi i parregullt i rrugės prej personave ėshtė pėrgjegjės pėr 19% tė aksidenteve nė vend
Tirana
Kryeqyteti shėnon numrin me tė madh tė aksidenteve rrugore. Ndėrsa ora 12-20 shėnon pikun e tyre
Pritet qė nė vitin 2020 numri i aksidenteve tė rritet me 60 pėr qind. Nė botė aktualisht ēdo ditė vdesin afėrsisht 16 mijė njerėz, ku vdekjet nga aksidentet rrugore llogariten nė 25%. Pra, vendi ynė renditet nė shtetet me numėr mė tė madh tė aksidenteve rrugore. Ndaj ISHP-ja kėrkon sensibilizim tė komunitetit duke rritur sigurinė rrugore.