Receta Gatimi

Torturat dhe vrasjet e shqiptarėve nė Greqi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Torturat dhe vrasjet e shqiptarėve nė Greqi

    09/11/2007 Nga viti 1996 mendohet se janė vrarė 127 shqiptarė nė tokėn greke

    Brenda njė periudhe tė shkurtėr nė Greqi vriten 120 emigrantė shqiptarė, ku policia mban pėrgjegjėsi pėr 60 vrasje. Me ndjenja antishqiptare, konkretisht ky vend mban rekord pėr vrasje tė emigrantėve shqiptare, ku vetėm nė 50 muaj janė vrarė 47 emigrantė shqiptarė. Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantė duke zėnė vendin e parė pėr sa i pėrket numrit tė dėnuarve tė huaj. Greqia, nėpėrmjet Kryeministrit Karamanlis, tha se rasti i regjistrimit nė video nė policinė e “Omonias” ishte njė rastėsi e veēantė dhe se nuk ka tė bėjė me ndjenjat raciste. Por, sipas organizmave ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut, nė Greqi kohėt e fundit janė regjistruar rreth 66 raste tė kėsaj natyre, ku policia ka keqtrajtuar emigrantėt nė pėrgjithėsi. Kryetari i Organizatės Antiraciste pėr Evropėn, z. Takis Janopulos, ka theksuar se “pėr periudhėn 1992-1997, Greqia ka dėbuar 1.5 milionė emigrantė. Janė kryer nga mekanizmi shtetėror kundra emigrantėve 83 sulme, si dhe nga populli 67, ku kanė mbetur tė vrarė 47 emigrantė. Nė nėntor 1999, drejtėsia e Janinės dėnon me burg Jorgo Xorxopulo, i cili natėn e vitit tė ri kishte vrarė tre shqiptarė sepse ata i kėrkuan pagesėn e ditės sė punės. Vrasėsi i preu me sharrė trupin e njėrit prej tyre pėr tė humbur gjurmėt. Nėntor 1999 nė ishullin, Navpliu, drejtėsia dėnon Gurgusi, i cili akuzohet se ka vrarė njė 20-vjeēar shqiptar, dhe u mundua qė ta zhdukte duke e djegur trupin, ku dėnohet nė fillim me 18 muaj burg e mė vonė lirohet nė mars 2000, polici Jorgo Atmaxidhis vret 18-vjeēarin Nikolla Leonidhi. Drejtėsia e lė tė lire kundrejt njė gjobe prej 500.000 dhrahmi. Gusht 2000, njė shqiptar vritet nga policia, pasi dyshohej pėr drogė. Mbas vrasjes shqiptarit nuk ju gjend asnjė gjė e dyshimtė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Torturat dhe vrasjet e shqiptarėve nė Greqi

    po cfare te bejme ne shqiptaret se nuk kemi qeveri. kjo gje na vret ne. po te ishte ndonji shtet tjter do ti kish shuar fare greket. kur kane nevoje greket per pune hapin kufijte dhe pranojne me thes. pse nuk vezhgoheshin kufijte me kaq reptesi kur athina po ndertonte stadiumin per lojrat olimpike? sepse nuk kishin kohe qe ta ndertonin shpejt dhe e dinin shume mire qe kishte shume shqiptare apo te tjere shtetas te huaj qe emigronin rreth greqise. nje emision kundra greqise eshte dhene edhe ketu ne france dhe francezet e kane denuar greqin per mos respektimin te te drejtave te njeriut dhe te statusit te emigrantit. ka pasur shume afrikane qe jane mbytur ne det sepse greket i kane ēare gomonen. shume te tjere i kane mbyllur neper dhoma te aijeve dhe i rrihnin deri ne vdekje pastaj trupat e pa jete i hidhnin ne det. nje ēeshtje eshte hapur dhe po behen verifikime te repta. shpresojme se do te behet ndonji gje per keta greket dhe ishalla i shuan perseri nje zjarr tjter mot me i madh se ky sivjet dhe ta *perjetojne vete se cfare do te thote te vuash si vuajne shume e shume shqiptare te tjere. ( me falni sepse e zgjata pak si shume ) *

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 5 karakteristika te shqiptareve
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-02-2013, 05:02 PM
  2. Itali, perleshje mes shqiptareve e italianeve
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 08:52 PM
  3. Vrasjet nė Devoll, aksion pėr kapjen e autorit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 07:55 PM
  4. Dashuri sipas shqiptarėve
    Nga Kliton nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 02:54 PM
  5. “Vrasjet brenda familjes, burgim te perjetshem”
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2007, 12:14 PM