Edhe pse pėr njė kohė tė gjatė ėshtė thėnė se iPhone 5 do tė vijė gjatė vjeshtės sė vitit 2011, duket se kjo nuk do tė ndodhė.
Thashethemet e fundit thonė se iPhone 5 do tė paraqitet gjatė muajit qershor tė kėtij viti.
Sipas faqes Koreane, ETNews e cila thotė se po citon burime nga industria, thuhet se iPhone 5 do tė paralajmėrohet gjatė muajit qershor, nė njė ngjarje nė tė cilėn do tė prezantohet nga drejtori i pėrgjithshėm i Apple, Steve Jobs.
Pėrkundėr faktit se data e lansimit tė iPhone 5 thuhet tė jetė qershori i kėtij viti, shumė analistė thonė se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė me kėtė datė, ndėrsa supozojnė se data e lansimit tė versionit mė tė ri tė iPhone do tė jetė pikėrisht me kohėn e lansimit tė ngjarjes sė njohur si WWDC, pasi qė nė kėtė kohė ishte lansuar iPhone i parė, nė vitin 2007.
Sė fundmi ėshtė thėnė se iPhone 5 do tė posedojė kamerė me 8MP, e cila do tė ofrojė edhe mundėsinė e incizimit tė videos nė Full HD 1080p, si dhe procesorin e gjeneratės sė re, A5, i cili ėshtė pjesė e tabletit tė ri tė Apple, iPad 2.