Ndoshta keni menduar prej kohėsh tė bėni njė tatuazh, por keni qenė tė pavendosur se cili do tė ishte kujtimi qė do ta mbanit gjatė gjithė jetės nė trup. Ndoshta ato nuk ju pėlqejnė aspak t'i keni mbi vete, megjithatė i shikoni figurat e tė tjerėve me kėnaqėsi. Nė kėtė speciale do tė shihni se cilat janė tatuazhet e aktoreve dhe kėngėtareve mė tė famshme tė momentit? Tatuazhi, ose pigmentimi i lėkurės ėshtė njė shenjė e krijuar duke futur njė pigment nė lėkurė pėr qėllime dekorative. Ato praktikohen nė tė gjithė botėn. Indigjenėt e Japonisė i vizatojnė ato nė fytyrė, po kėshtu edhe polinezianėt, fiset nė Filipine, Borneo, Afrikė, Kinė dhe shumė vende tė tjera, prej tė cilave e marrin origjinėn shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Pėr shkak se prishet mbrojtja e lėkurės, tatuazhet kanė edhe rreziqe shėndetėsore, ku duhet pėrmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike. Edhe pse tatuazhet janė permanente, ėshtė e mundur tė hiqen apo tė modifikohen, ashtu siē kanė bėrė shumė prej kėtyre personazheve. Rreziku qė shfaq pėr shėndetin heqja ėshtė edhe mė i lartė, pėr shkak se kryhet me lazer, qė reagon me bojėn e tatuazhit, duke e shpėrbėrė atė.


Pamela Anderson

Ajo ėshtė martuar dhe ėshtė ndarė nga shumė yje rroku, duke mbajtur si kujtim mjaft tatuazhe. Ka njė rreth gjembash nė krahun e djathtė, njė kompozim fisnor nė shpinė dhe emrin "Mommy" nė gishtin e dorės sė majtė (tė ndryshuar nga "Tommy" pas divorcit nga Tommy Lee).

Eva Longoria

Ylli i filmit "Shtėpiaket e dėshpėruara" ka njė yll tė vogėl brenda kyēit tė majtė, njė kryq keltik nė shpinėn e poshtme dhe inicialet e tė dashurit, Tony Parker nė njė vend intim, pėr tė cilėn thotė: "Nuk po e tregoj se ku i kam, vetėm se ai i sheh ēdo ditė".

Victoria Beckham

Victoria ka inicialet e bashkėshortit David nė kyēin e dorės sė majtė (ai ia ktheu nderin, duke shkruar emrin e saj nė krahun e majtė). Tatuazhi hebre nė shpinė do tė thotė "Unė jam e tė dashurit tim, i dashuri im ėshtė imi", pėrsėri njė tjetėr ode
pėr Beckam.

Britney Spears

Falė stilit tė veshjes me bel tė shkurtėr tė princeshės sė pop-it, shikuesit mund t'i dallojnė fare mirė dy tatuazhe nė barkun e saj. Njėri ėshtė njė yll dhe tjetri njė simbol kinez pėr misterin. Prapa qafės ka dy zara, por janė tė fshehura nga flokėt e shtuara.

Janet Jackson

Edhe pse ajo ka plot tatuazhe, shumė njerėz zakonisht mendojnė diēka tjetėr kur flitet pėr artin trupor tė saj. Por, pėr sa i pėrket bojės, Jackson ka njė kanji japonez nė qafė dhe njė akrep stil borneo nė fund tė shpinės.

Christina Ricci

Christina thotė pėr tatuazhin e saj: "Ėshtė Alan, luani perėndi i Narnias, nga libri "Luani, shtriga dhe gardėroba". Ishte njė simbol i fėmijėrisė sime tė keqe. Kam vuajtur shumė kur isha adoleshente, dhe kur mbusha 18 vjeē, u largova. Si Aslan, mė nė fund isha e lirė.

Nicole Richie

Nga tė nėnta tatuazhet e Nicole, mė tė dukshmet janė njė palė krahė portokalli nė shpinė dhe njė fjongo e kuqe me emrin Richie nė qafė. Pėr sa i pėrket pupave tė balerinės nė barkun shtatzėnė tė yllit tė televizionit, tė gjithė besojnė se do tė bėhen ēizme shumė shpejt.

Jessica Alba

Me sa duket mollėkuqja nė anėn e prapme tė qafės sė Jessica-s ėshtė rezultati i njė eksperience familjare. Ajo zbuloi pėr "Access Hollywood": "Tezja ime, mamaja ime, kushėrira dhe unė, tė gjitha kemi tė njėjtin tatuazh, tregon se jemi tė lidhura".

Alyssa Milano

Aktorja e filmit "Charmed" ka njė zinxhir me njė kryq nė shpatullėn e djathtė dhe njė shirit trėndafilash nė kyēin e kėmbės sė djathtė. Pėr sa i pėrket zemrės sė shenjtė nė vithet e saj, ajo mbetet e panjohur pėr publikun.

Christina Aguilera

Xtina (e cila ka shkruar emrin e saj prapa qafės) ka mjaft tatuazhe pėr bashkėshortin Jordan Bratman. Jo vetėm ka shkruar "Te amo siempre" nė spanjisht, por mori nė tė dhėnė nga Victoria Beckam dhe ka shkruar frazėn "Unė jam e tė dashurit tim, i dashuri im ėshtė imi".

Drew Barrymore

Drew mund tė ketė disa tatuazhe, por vetėm njė qė duket gjithmonė mbi qilimin e kuq, njė kryq i madh i mbėshtjellė me trėndafila nė kyēin e kėmbės sė majtė. Sa pėr tė tjerat, ajo thotė se janė shumė poshtė vitheve tė saj pėr t'ia treguar publikut.

Denise Richards

Edhe pse Denise Richard ka kėrkuar divorcin nga Charlie Sheen nė mars tė vitit 2005, ajo ende e ka emrin e tij tė shkruar me bojė tė zezė nė kyēin e kėmbės sė djathtė. H...m, ndoshta shpreson qė njė tjetėr Charlie tė hyjė nė jetėn e saj.

Pink

Arti trupor i Pink meriton njė galeri tė tėrė, por mė tė dukshmet janė tatuazhet nė krahė me fjalėt "ajo qė ikėn vjen pėrsėri" nė kyēin e dorės sė djathtė, njė engjėll qė ndjek njė yll nė shpatullėn e majtė dhe kodin e albumit tė vitit 2001 prapa qafės.

Kelis

Kėngėtarja e kėngės "Milkshake", me siguri i sjell tė gjithė djemtė nė njė kopsht tė bukur me tatuazhin masiv me lule, tė cilin, besojeni apo jo, ne e shohim vetėm pjesėrisht. Ndoshta lulėzon deri nė pjesėn e majtė tė vitheve, por vetėm burri i saj e di me siguri.

Courtney Love

Pėr njė kėngėtare rroku, e cila ka qenė nė gjykatė pėr mbajtje droge, njerėzit presin qė ajo tė ketė pak mė shumė bojė nė trup. Por mė tė dukshmet janė unaza nė kyēin e kėmbės sė majtė dhe njė zanė nė shpatullėn e djathtė (tė fshehur nga gurė tė ēmuar).

Angelina Jolie

Njė kryq me shprehjen "ajo qė mė ushqen mė shkatėrron" ndodhet nė fund tė barkut. Mbi shpinė shkruhet "njihi tė drejtat e tua", njė poezi kamboxhiane nė tė majtė dhe pozicionin gjeografik tė lindjes tė fėmijėve nė shpatullėn e djathtė (aty ku dikur ishte emri i ish-it, Billy Bob).

Eve

Jo, kėto nuk janė gjurmėt qė i ka lėnė pitbulli i entuziazmuar kur ėshtė kthyer nė shtėpi. Kėngėtarja reper, fituese e shumė ēmimeve "Grammy", nė tė vėrtetė ka dy tatuazhe me gjurmė qeni nė gjoksin e saj.

Kelly Osbourne

Kelly ėshtė njė admiruese kaq e zjarrtė e Ozzy-it, sa ka shkruar "Babi" brenda krahut tė djathtė, pranė njė dryni dhe njė ēelėsi, dhe njė pergameni qė shkruan "edhe kjo do tė kalojė". Ajo ka njė palė krahė rozė nė shpinė dhe njė ēift kafkash nė kėmbė.