Receta Gatimi

U mbajt nė Tiranė konferenca “Enterprise Day 2011”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post U mbajt nė Tiranė konferenca “Enterprise Day 2011”


    Dje mė 19 Prill 2011 nė ambientet e Hotel Rogner nė Tiranė u mbajt njė konferencė e titulluar “Enterprise Day2011” pėr produktet e teknologjisė informative nga kompania Login Systems Albania, nė tė cilėn morrėn pjesė njė numėr i konsiderueshėm pėrfaqėsuesish tė kompanive tė ndryshme tė kėsaj fushe nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia.

    Nė fjalėn hyrėse, Menaxheri i Pergjithshėm i LoginSystems Venko Gligorov prezantoi risitė nė kompaninė Login Systems mbi Pozicionimin e tregut, Portfolios sė produkteve dhe Strategjise se tyre. Theks tė veēantė vuri mbi rėndėsinė e njohjes sė publikut me kėto produkte duke thėnė se organizime tė kėtilla mund tė kontribojnė nė zgjerimin mė tė madh tė pėrdorimit tė produkteve tė fundit tė avancuara tė teknologjisė informative.

    Nė ngjarje morrėn pjesė edhe ekspertė tė Login Systems tė cilėt informuan audiencėn me prezantime dhe demonstrime tė pajisjeve tė pranishme gjatė mbajtjes sė eventit.
    Jonida Hamza, Menaxhere e produkteve Canon, prezantoi njė pamje tė pėrgjithshme tė paisjeve te imazhit si Aparate Fotografike, Printera, Paisje profesionale te prodhimet, skanera si edhe zgjidhjet qė ofrojnė kėto produkte pėr individėt dhe bizneset.


    Nga ana tjetėr, Anjeza Toto Menaxhere e Rrjetėzimit prezantoi avantazhet e solucioneve telefonike tė LG-Ericcson dhe pajisjet e rrjetėzimit tė kompjuterave si tė ruterėve dhe tė wireless-ėve tė MikroTik-ut.

    Po ashtu Igor Dudanov, Menaxher produktesh nga LoginSystems dhe Andi Kamberi, Inxhinier i Para-shitjeve prezantuan zgjidhjet qė ofrohen nga EMC pėr ruajtje dhe mbėshtetje me pajisje rezervė (storage and backup solutions) qė i ofrojnė ambienteve tė Linux, Windows, Macintosh, NetWare, OpenVMS dhe Unix.

    Synimi i kėsaj konference ishte ngritja e njohurive tė njerėzve tė pranishėm me tregun e teknologjisė si edhe prezantimin e te rejave me te fundit, nė lidhje me produktet dhe zgjidhjet e bazuara nė Canon, EMC, LG-Ericsson, Mikrotik, Linksys dhe Zyxel. Ata qė morrėn pjesė patėn mundėsinė tė takohen dhe tė bisedojnė me pėrfaqėsues tė Canon dhe EMC, nė lidhje me tema tė caktuara rreth produkteve nė fjalė. /pcworldalbanian

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    SHikoni shikoni jam dhe un aty nga fundi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Organizohet konferenca Software Freedom Kosova 2012
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 11:20 PM
  2. Konferenca e Apple WWDC 2012 do te mbahet me 11 Qershor ne San Francisco
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 08:07 PM
  3. Mbahet konferenca pėr superkompjuterė, SC10
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 10:35 PM
  4. Fillon punimet konferenca e lirisė sė softuerit
    Nga aurel nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2009, 05:11 PM