iPhone 5 sipas disa raporteve tė reja do tė paraqitet nė muajin shtator, dhe duket se do tė ketė njė procesor mė tė shpejtė por megjithatė do tė ruaj dizajnin e njėjtė.
Reuters raporton se burime tė afėrta me ngjarjen kanė konfirmuar se prodhimi do tė fillojė nė korrik dhe se iPhone 5 mund tė paraqitet nė shtator. Ky natyrisht ėshtė njė lajm i keq pėr ata qė presin qė iPhone 5 tė lansohet nė Konferencėn Botėrore tė Zhvilluesve nė muajin qershor, por megjithatė ėshtė mė optimist se njė raport i publikuar nga Avian Securities qė theksonte se iPhone 5 mund tė mos lansohet deri nė vitin 2011.
Sipas Apple Insider, raporti nė pėrgjithėsi konfirmon atė qė ka thėnė analisti Ming-Chi Kuo me Concord Securities nė lidhje me momentin e lansimit. Kuo gjithashtu tha se iPhone 5 do tė ketė njė kamerė 8 megapikselėshe dhe njė dizajn tė pėrmirėsuar tė antenės. /pcworldalbanian