Sondazhi i PNUD-it alarmon policinė. Shtohen shėrbimet pranė shkollave

Lėndėt narkotike tregtohen gjerėsisht pranė shkollave tė Durrėsit. Kohėt e fundit nė pranga kanė rėnė gjashtė shpėrndarės droge, ndėrsa Drejtoria e Policisė sė Qarkut, duke pranuar fenomenin, pohon se shėrbimet e saj kanė intensifikuar pėrpjekjet pėr goditjen e rasteve tė tregtimit tė lėndėve narkotike, veēanėrisht nga moshat e reja. Ndėrkaq, nė shkollat e mesme tė Durrėsit nxėnėsit pohojnė se njė pjesė e mirė e tyre, kryesisht djemtė, e kanė provuar drogėn tė paktėn njėherė. Ndėrkaq, nga njė sondazh i realizuar pak kohė mė parė nė kuadrin e projektit tė PNUD-it, nė mbėshtetje tė sigurisė nė shkolla, rezultoi se rreth 10 pėr qind e nxėnėsve kanė provuar lėndė narkotike, ndėrsa 47 pėr qind e tyre pranojnė praninė e pėrdoruesve tė rregullt tė drogės nė shkollat e tyre. Fatkeqėsisht, droga, sidomos hashashi, kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė nė shkolla, ndonėse mėsuesit dhe drejtuesit e arsimit, apo dhe vetė nxėnėsit nuk e pranojnė hapur kėtė realitet. Po pėr strukturat antidrogė dhe inspektorėt e policisė nė terren ky realitet njihet dhe janė vėnė nė shėnjestėr tė gjithė ata qė e shpėrndajnė drogėn te mosha shkollore. Nxėnėsit tregojnė se droga futet nė shkolla nė mėnyra tė ndryshme, kryesisht e maskuar nė kaushėt e farave tė lulediellit, nė qeska tė vogla tė mbėshtjella me letėr pėr tė shmangur dyshimet, po dhe nėpėrmjet futjes sė dozės sė saj apo cigares sė hashashit nė xhep, shkarazi. Kryesisht, droga depėrton nė ambientet e shkollės nga nxėnės qė e konsumojnė atė pėr t‘u shpėrndarė mes shokėsh. Ajo blihet nė ambientet jashtė shkollės pėr t‘u futur brenda dyerve tė saj tė ruajtura nga roja nga vetė nxėnėsit. Elementė tė pranuar nga gjimnazistėt pėr futjen e drogės nė shkolla janė dhe nxėnės qė e kanė mbaruar shkollėn apo janė pėrjashtuar prej saj pėr arsye tė ndryshme. Megjithatė, nxėnėsit pohojnė se gjithēka bėhet nė mėnyrė tė fshehtė pėr tė mos u diktuar nga mėsuesit dhe nxėnėsit qė njihen si "spiunė".

Mė i pėrdorur nė shkolla ėshtė hashashi, po nuk pėrjashtohet dhe konsumi i dozave jo tė pastra tė heroinės. Kėtė e vėrteton dhe gjetja e mallit te shpėrndarėsit e arrestuar nga forcat e policisė nė Durrės. Nga kontaktet me nxėnėsit rezulton dhe pėrdorimi i tabletave ekstazi. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Durrėsit, mosha e shpėrndarėsve tė drogės ėshtė e re. Ajo varijon nga 14-23 vjeē. Fenomeni qė ka shtrirė pėrmasat e tij nė shkollat e Durrėsit, ka bėrė qė prania e uniformave blu nė shkollat e Durrėsit tė rritet, po kėshtu dhe kontaktet e tyre me nxėnėsit dhe veēanėrisht me senatorėt e shkollave pėr tė identifikuar problemet dhe ndėrhyrė nė gjetjen e nxėnėsve pėrdorues pėr tė mbėrritur te shpėrndarėsit e drogave te moshat shkollore.