Mashtrimi i madh i astrologjisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Mashtrimi i madh i astrologjisė

    Receta Gatimi

    Tė gjithė ata qė me qejf shikojnė horoskopin pėr tė zbuluar ēfarė tregojnė yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili ėshtė pėrhapur nėpėr internet si cunami, qė shenjat e horoskopit nė fakt nuk janė tė sakta

    Mashtrimi i madh i astrologjisė

    Tė gjithė ata qė me qejf shikojnė horoskopin pėr tė zbuluar ēfarė tregojnė yjet pėr ditėn e sotme apo javėn e ardhshme, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili kohėt e fundit ėshtė pėrhapur nėpėr internet si cunami, qė shenjat e horoskopit nė fakt nuk janė tė sakta.

    Astronomi amerikan Parke Kunkle, nga shoqėria "Minnesota Planetarium" javėn e kaluar ka pėrsėritur nė qarqet shkencore faktin e njohur mirė qė pozicionet e yjeve nė qiell pėr shkak tė procesionit, pėrkatėsisht tė lėkundjes sė boshtit rreth tė cilit sillet Toka, nė 3000 vitet e fundit kanė luajtur nga vendi pėr pothuajse njė konstelacion tė tėrė.

    Toka sillet rreth boshtit tė vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit tė Tokės nuk rri e qetė, por lėviz dhe rrotullohet dhe pėr 25.686 vjet bėn njė rreth tė plotė.

    Pėr shkak tė kėtij fakti, pozita e yjeve nė qiell, pėrkatėsisht e planetėve nė tė, ndryshon vazhdimisht. Kjo do tė thotė qė ata qė deri tani kanė besuar qė janė pėr shembull peshore, nė fakt duhej tė ishin peshq. Lajmi ka bėrė aq bujė saqė telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur sė rėni.

    "Jam i befasuar qė lajmi ka nxitur kaq shumė entuziazėm. Kjo nuk ėshtė diēka qė ka ndodhur menjėherė. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn time dhe nuk ndihem ndryshe. Unė e di cila ėshtė 'shenja ime e vėrtetė'. Kur kam lindur, Dielli ishte nė konstelacionin e ujorit. Nuk ėshtė me rėndėsi pėr mua se a pajtohen me kėtė astrologėt apo jo, unė i pėrmbahem astronomisė. Por, mė vjen mirė qė ky rrėfim i ka bėrė njerėzit tė interesohen pėr ndodhitė nė qiell", ka thėnė Kunkle.

    Por, duket qė shumicėn e "besimtarėve tė astrologjisė" ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nėpėr gjithė botėn tek miliona njerėz ka shkaktuar krizė tė vėrtetė tė identitetit.

    Sigurisht, ka edhe prej atyre tė cilėt "kanė ndjerė gjithmonė", qė shenja fqinje do t'i pėrgjigjej mė shumė personalitetit tė tyre, por edhe ata janė konfuzė, sepse nuk e dinė a munden tani tė zgjedhin atė qė u pėlqen mė shumė. Pėr ngushėllim mendoni vetėm se sa tė vėshtirė e kanė ata njerėz, tė cilėt shenjėn e vet e kanė bėrė tė pavdekshme me tatuazhe, nė SHBA ēdo i pesti vizatim i bėrė nė lėkurė ėshtė shenjė e horoskopit...

  2. #2
    Anėtar i Integruar Maska e Ditixx
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Postime
    348
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    eeee krize identiteti??? ku ka njerez me ne krize se ato qe e bazojn jeten e tyre mbi astrologjine?????

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Edhe mua nuk me jan dukur te verteta :S

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Mjere une po te pres dhe te mbeshtes jeten time tek parashikimi i yjeve

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    sbesoj qe ka njerez qe ndertojn jeten mbi kto parashikime...por te gjith ia hedhim nje sy horoskopit

  6. #6
    Anėtar i Integruar Maska e Ditixx
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Postime
    348
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ka sa te duash...ka dhe nga ato njerez qe para se te lindin femi parashikojn dhe organizojn gjithcka ne menyre qe femija ti perkasi nje shenje te caktuar! Kjo sepse duan te percaktojne karakterin dhe fatin qe do kete ai femi.

  7. #7
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    Nje sy ja hedh, por as1her nuk i besoj Horoskopit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Armiku me i madh i njeriut?
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-03-2013, 12:36 PM
  2. Krokodili mė i madh nė botė
    Nga vaaldr1n nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2012, 04:39 PM
  3. Armiku me i madh i njeriut?
    Nga medlina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 08-06-2012, 06:21 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-03-2011, 02:33 PM
  5. Rekordi i ri i kungullit mė tė madh
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 07:51 PM