Reagimi i dhunshėm, pas humbjes minimale 0-1 me penallti

Lezha ėshtė bėrė arena e radhės pėr dhunėn nė stadiumet e Kategorisė Superiore, duke pėrsėritur pamjet e fillimit tė kampionatit nė Korēė. Tifozeria ka rrethuar stadiumin, duke kėrkuar "kokėn" e gjyqtarit Abeshi, fajtor se ka dhėnė njė 11-metėrsh nė minutėn e 85-tė tė ndeshjes, qė rezultoi deēiziv nė fitoren 1-0 tė Elbasanit pėrballė Besėlidhjes vendase. Ėshtė dashur ndėrhyrja e policisė jo vetėm pėr tė shoqėruar jashtė stadiumit treshen e gjyqtarėve, por edhe pėr tė boshatisur sheshin para stadiumit, ku tifozeria thėrriste nė kor kundėr "xhaketave tė zeza". Vetėm pas arrestimit tė njė prej "ultrasve" lezhjanė, turma ėshtė shpėrndarė nga ambienti rrotull stadiumit dhe situata ėshtė normalizuar.

Gjatė takimit tė djeshėm mes Besėlidhjes dhe Elbasanit nė Lezhė, gjithēka ka rrjedhur qetėsisht deri nė minutat e fundit tė pjesės sė dytė. Dy skuadrat po i drejtoheshin njė barazimi pa gola, pavarėsisht rasteve tė shumta tė krijuara para portave respektive. Por nė minutėn e 85-tė tė ndeshjes, gjyqtari Leonard Abeshi akordon njė 11-metėrsh pėr njė faull ndaj Fjodor Zhafės nė zonėn lezhjane. Protesta e futbollistėve vendas pasohet nga ajo nė shkallėt e stadiumit, ku tifozeria fillon thirrjet nė kor kundėr gjyqtarit. Pavarėsisht kontestimeve, nga pika e bardhė gjuan Bejzade, qė shėnon lehtėsisht duke i dhėnė tri pikėt skuadrės sė tij. Por situata nė stadium nuk qetėsohet dhe "ultrasit" lezhjanė nuk kursejnė as hedhjen e sendeve nė fushėn e lojės nė formė proteste ndaj vendimit tė gjyqtarit. Me vėrshėllimėn pėrfundimtare tė Abeshit, shumė forca policore detyrohen tė hyjnė nė fushė pėr tė rrethuar gjyqtarėt, nė mėnyrė qė tė mos sulmohen nga turma. Por tifozėt zhvendosin protestėn e tyre jashtė stadiumit, duke rrethuar impiantin dhe duke kėrkuar shpagim pėr gjykimin e Abeshit. Ky i fundit mbetet pėr disa minuta brenda stadiumit, ndėrsa tifozeria fillon pėrplasjet edhe me forcat policore. Ndėrhyrja e forcave tė rendit pėr shpėrndarjen e turmės dhe arrestimi i njė prej tifozėve mė tė flaktė tė Besėlidhjes, bėri qė situata tė qetėsohej dhe tė bėhej i mundur largimi i treshes sė gjyqtarėve dhe skuadrės mike tė Elbasanit. Mė pas, Abeshi dhe asistentėt e tij, Zhuli e Mustafaraj, u shoqėruan jashtė qytetit tė Lezhės nėn eskortėn policore, qė tė garantohej se ata nuk do tė sulmoheshin mė pas nga tifozė "tė tėrbuar" pėr humbjen e takimit.

Situata e krijuar nė Lezhė ėshtė e njėjtė me atė tė shfaqur nė stadiumin e Korēės, pas ndeshjes Skėnderbeu-Besa. Edhe nė kėtė rast, vendimet e gjyqtarit ishin ato qė sollėn revoltėn popullore, ndėrsa dėshira pėr vetėgjyqėsi shtyu tifozėt tė rrethonin stadiumin, duke kėrkuar "linēimin" e gjyqtarit. Nė atė rast, FSHF dėnoi me dy ndeshje pa tifozė stadiumin korēar, ndėrsa i vuri njė gjobė tė majme skuadrės. E njėjta masė pritet tė merret edhe ndaj Besėlidhjes, e cila rrezikon tė penalizohet ndjeshėm gjatė fazės sė dytė, ku mund tė luajė disa takime radhazi pa praninė e tifozerisė sė saj.