Uragani!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Uragani!

    Receta Gatimi

    Koha e lindjes dhe mėnyra e emėrimit ndėr vite e kėtyre katastrofave natyrore

    Para tre muajsh ishte emri mė i pėrfolur nė botė. "Katrina" ishte bukuria natyrore qė vrau mbi 1000 persona dhe njėkohėsisht, katastrofa mė e madhe natyrore nė historinė e Amerikės. "Katrina" iu shtua dhjetėra motrave qė kapin ēdo ditė brigjet e vendeve tropikale, duke u renditur si forma mė e paparashikuar e shkatėrrimit natyror. Ciklonet tropikale janė njė pjesė e rėndėsishme e sistemit tė qarkullimit atmosferik, duke lėvizur nxehtėsinė nga rajonet ekuatoriale drejt hapėsirave mė tė gjera.
    Klasifikimi i tyre







    Nė varėsi tė rajonit, pėrdoren terma tė ndryshėm pėr tė pėrshkruar ciklonet tropikale. Uraganet gjenden nė Oqeanin Atlantik tė Veriut dhe nė Oqeanin Paqėsor tė Veriut. Shpejtėsia e tyre ėshtė tė paktėn 120 km/orė. Ato janė shtrėngata me erėra mjaft tė stuhishme dhe rrotulluese qė lėvizin pėrreth njė qendre deri diku tė qetė tė emėrtuar "sy". Kėto stuhi njihen me emrin tajfune nė veriperėndim tė Oqeanit Paqėsor dhe stuhi tė forta cikloni nė Oqeanin Indian. ēdo stuhi e tillė ka njė kohėzgjatje prej rreth 10 ditėsh. Stina e uraganeve fillon mė 1 qershor dhe zgjat deri mė 30 nėntor. Ndėrsa numri mė i madh i stuhive ndodh nė muajt gusht dhe shtator. Nė raste tė rralla janė parė stuhi tė tilla nė muajt dhjetor dhe janar. Njė stuhi bėhet stuhi tropikale dhe merr njė emėr kur erėrat e saj arrijnė shpejtėsinė 63 km/orė. Ajo bėhet uragan kur erėrat e saj kapin shpejtėsinė 120 km/orė. Syri i uraganit, ose boshti i tij, ėshtė ēuditėrisht i qetė e pothuaj pa erė. Brenda tij, qielli ėshtė shpesh i qartė, pavarėsisht se ē'po ndodh pėrqark. Por megjithatė, syri nuk ėshtė gjithmonė qendra e stuhisė. Herė pas here ai lėviz nė drejtime tė ndryshme i pavarur nga drejtimi i zhvendosjes sė stuhisė.
    Emėrtimi i tyre





    Parashikuesit e motit i emėrtojnė uraganet, me qėllim qė ta kenė mė tė lehtė ndėrlidhjen midis tyre dhe njerėzve. Para vitit 1950, uraganet emėrtoheshin sipas vitit nė tė cilin ato ndodhnin duke i prapangjitur njė gėrmė tė alfabetit (1942A, 1942B, etj). Mė vonė u shfaq prirja pėr t'u vėnė uraganeve emra njerėzish. Pėrvoja tregoi se kjo mėnyrė e dytė me emra vajzash e djemsh nė ndėrlidhjen e folur dhe tė shkruar ishte mė e shkurtėr, mė e shpejtė dhe shkaktonte mė pak gabime nė diferencimin e tyre. Gjinia e stuhisė sė parė tė sezonit alternohet nga viti nė vit. Stuhia e parė e njė viti me numėr tek merr njė emėr femėror, ndėrkohė qė stuhia e parė e njė viti, numėr ēift merr njė emėr mashkullor. Pėr ēdo stinė, pėrgatitet njė listė me emrat e mundshėm tė uraganeve qė priten. Listat, tė cilat pėrmbajnė njė emėr pėr ēdo germė tė alfabetit riqarkullohen ēdo gjashtė vjet dhe emrat e uraganeve tė pashfaqur zėvendėsohen.




    Uraganet, njė "bombė atomike" natyrore
    Mė 28 gusht tė kėtij viti, uragani "Katrina" zbarkoi nė Luiziana tė SHBA-ve dhe nė vendet pėrreth. Qendra Kombėtare e Uraganeve, nė pasqyrimin e sezonit tė stuhive tropikale konstatoi se "Katrina" ishte fatkeqėsia mė e madhe natyrore nė historinė e Amerikės. Numri i tė vdekurve i kalon 1000 persona, shumica nga pėrmbytja dhe pasojat. Gjithashtu, ėshtė vlerėsuar se ka shkaktuar 200 miliardė dėme. Para "Katrinės", uragani mė i kushtueshėm ishte uragani "Andrew", qė shkaktoi 25 miliardė dollarė dėme nė Florida. Ciklonet tropikale qė shkaktojnė shkatėrrime masive janė shumė tė rralla, kur ata ndodhin mund tė sjellin vdekjen e mijėra jetėve dhe copėtimin e miliarda dollarėve. Cikloni mė vdekjeprurės qė ėshtė regjistruar deri mė sot, ėshtė ai qė pėrfshiu Pakistanin Lindor mė 1970 duke shkaktuar vdekjen e rreth 500 mijė personave. Pellgu i Oqeanit Indian ka qenė historikisht mė vdekjeprurėsi me tri stuhi qė nga viti 1900, duke vrarė mbi 100 mijė persona pėr secilėn. Uragani "Ivan" i shtatorit 2004 kaloi nėpėr Gjirin e Meksikės dhe Jugun e SHBA-sė, duke shkaktuar 70 humbje jete nė Karaibe dhe tė paktėn 18 nė SHBA. Erėrat e tij kishin shpejtėsinė 210 km/orė, por dėmi qė shkaktoi ishte shumė mė pak nga sa pritej, sepse ai u shndėrrua nė stuhi tropikale qė derdhi 38 cm shi. Pėr shkak tė frikės ndaj kėtij uragani pėrbindėsh, mė shumė se 2 milionė njerėz u larguan nga shtėpitė e tyre nė jug tė SHBA-sė.






    Cilėsimi i njė uragani
    Njė stuhi bėhet stuhi tropikale dhe merr njė emėr kur erėrat e saj arrijnė shpejtėsinė 63 km/orė. Ajo bėhet uragan kur erėrat kapin shpejtėsinė 120 km/orė. ēdo stuhi e tillė ka njė kohėzgjatje prej rreth 10 ditėsh. Stina e uraganeve fillon mė 1 qershor dhe zgjat deri mė 30 nėntor. Ndėrsa numri mė i madh i stuhive ndodh nė muajt gusht dhe shtator.

    Uraganet e njė shekulli
    Uraganet mė shkatėrruese qė nga viti 1900 nė SHBA janė: "Galveston" 1900, "Camille" 1969, "Agnes" 1972, "Frederic" 1979, "Elena" 1985, "Hugo" 1989, "Andreė" 1992, "Opal" 1995, "Fran" 1996. Midis tyre ėshtė edhe uragani "Mitch" nė vitin 1998 qė shkaktoi 18 mijė tė vrarė. Mijėra tė tjerė mbetėn tė pastrehuar dhe dėmi material qė ai shkaktoi ishte i pallogaritshėm.




    10 stuhitė mė vrasėse
    Humbjet mė tė mėdha nė jetė njerėzish tė shkaktuara nga uraganet (viti/numri i personave): Galveston-Teksas viti 1900/8000 persona, Liqeni Okeechobee 1928/1836, Florida Keys 1919/600, New England 1938/600, Florida Keys 1935/408, Juglindje Luisiana - Teksasi Verior 1957/390, New England 1944/390, Grand Isle - Luisiana 1909-350, New Orleans 1915-275, Galveston - Teksas 1915-275.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Sa te rrezikshem jan keto ,sidomos keto ne foto bobo

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-10-2012, 08:57 PM
  2. Uragani Jimena i afrohet Meksikės, largohen turistėt
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 08:48 PM