Receta Gatimi

Femija "peshkaqen"


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Femija "peshkaqen"

    Per te here te pare ne Shqiperi, kirurgji ortodontike me vide zgjeruese

    Kush e ka pare me heret Ergysin 13-vjeēar, me siguri eshte lemerisur. Eshte e veshtire, per te mos thene e pamundur, te pershkruash pamjen horrorifike ne te cilen ishte katandisur goja e djaloshit nga Gjirokastra. Dhembet e tij ishin nje llahtari e vertete, aq sa ku ishte njeri, nuk gjendej tjetri. Qiellzen e kishte te ngushte sa nje lepur, kurse goja i qelbej si ēakall. Mjeket thone se Ergysi e kishte aq te vogel qiellzen, sa nofulla e siperme i futej ne mes te nofulles se poshtme. Per shoket, djaloshi ishte nje makth i vertete, ndersa per stomatologet nje mision i pamundur. Por hallin me te madh e kishte vete Ergysi, qe nuk po gjente derman kurrkund. Ai kishte veshtiresi te theksuar ne te folur, nuk hante dot dhe per me shume, kishte dhimbje te forta ne nofull. Sa me shume rritej, aq me shume prinderit e tij beheshin te vetedijshem se djali i tyre kishte nevoje per nje terapi te specializuar. Tani nuk behej me fjale thjesht per pamjen estetike, por edhe mirembajtjen e dhembeve, te cilet per shkak te mosvetepastrimit, kishin filluar te krimbeshin. Kirurgu Ramazan Isufi rrefen per gazeten "Korrieri", se djaloshi nga Gjirokastra eshte paraqitur ne kliniken e Sherbimit Maxillo-Facial me defekte te renda te palatiumit (qiellzes), te shoqeruara me anomali te theksuara dentare. Profesori defton se Ergysi kishte nje qiellze te ngushte, e cila ishte shoqeruar me keqvendosje te dhembeve. Ai tregon me tej, se anomalia qe e kishte shoqeruar djaloshin qe nga lindja ishte e pamundur te korrigjohej me aparate fikse ortodontike. Per te zgjidhur defektin e rende, fale edhe asistences se nje ekipi mjekesh gjermane, kirurget vendosen qe te perdornin nje vide zgjeruese. E perdorur per here te pare ne mjekesine shqiptare, kjo vide quhet ndryshe Distraktor i Osteogjenezes. Ajo montohet ne nofullat e pacientit dhe aktivizohet dy here ne dite me ane te nje ēelesi metalik. Si rregull, vida aktivizohet gjysme milimetri ne mengjes dhe po kaq ne darke. Pas vendosjes se piastrave metalike, gjate operacionit vida ben te mundur shtyrjen e tyre, duke u dhene mundesi dhembeve te deformuar te zene vend ne rruazen ortodontike te aparatit te gojes. Profesor Isufi shpjegon se nepermjet Distraksionit te Osteogjenezes, e ndihmuar kjo edhe me disa osteotomi ose prerje te vogla te kockes segmentare parciale, ben te mundur zgjerimin biologjik te qiellzes ne nje kohe shume te shkurter, ndryshe nga shume aparate te tjera ndryshme ortodontike. Per te vendosur aparatin ne gojen e Ergysit nuk u deshen me shume se 45 minuta. Por jo gjithēka perfundon me operacionin. Djaloshi do t'i duhet ta mbaje aparatin edhe per 3-4 muaj. Vetem pas kesaj periudhe, ai mund te ushqehet normalisht, te flase pa probleme dhe sigurisht te buzeqeshe pa u ndrydhur nga frika se mund te tmerroje njerezit.


    Ne gjuhen mjekesore, anomalia e Ergysit nga Gjirokastra quhet Sindromi i lindur i keqdeformimit te kafkes dhe nofulles se fytyres. Sipas profesorit Ramazan Isufi, sindromi i mesiperm i cili njihet me emertimin shkencor Kanio-Maxillo-Facial, eshte nje deformim i lindur gjenetik i cili prek pjese te ndryshme te kafkes se njeriut. Personat qe vuajne nga keto defekte kane probleme estetike, ne te folur dhe ne te ushqyer. Per te rregulluar keto defekte, vite me pare perdoreshin aparate fikse ortodontike, te cilat ishin e pamundur te vendoseshin ne nje seance te vetme. Jo vetem kaq, por keto aparate kishin nje kosto te larte per xhepin e pacienteve. Shume ndryshe ndodh me aparatin e Distraksionit te Osteogjenezes, i cili vendoset vetem ne nje seance te vetme dhe kushton 400 euro, sa gjysma e ēmimit te aparateve fikse. Sipas profesor Isufit, distraktoret qe vendosen ne aparatin e gojes se pacientit jane te ndryshem. Ata kane nje tolerance gjeresie qe varion nga 1-2 cm. Kjo per shkak se nje qiellze normale nuk ka diameter standard, pasi ajo varet nga mosha dhe pamja fiziologjike e personit. Matja e deformimit ne qiellze matet nepermjet kafshimit te rregullt te dhembeve te siperm dhe ate te poshtem. Ergysi ka fatin qe te gezoje i pari tekniken me te re, ate te Distraksionit te Osteogjenezes. Ndonese kishte nje deformim total te nofulles, atij nuk i eshte shkulur asnje dhemb. Perkundrazi, pas disa muajsh, me ane te nje aparati fiks ortodontik, ai do te kete nje sistem normal te dhembeve. Sigurisht do t'i duhet te duroje edhe per ca kohe, por ne fund kenaqesia qe do te marre nuk do te kete te krahasuar.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Femija "peshkaqen"

    opo cfare nuk po degjojme... u ben te gjitha per tek tema "Lajme te cuditeshme vetem ne shqiperi"

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Femija "peshkaqen"


    keto kane ndodhur dhe me pare....renix....
    po se nga vete dhe i grryen ky altini nje zot e di

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 10:49 PM
  2. Femija Qe Lindi Me Dy Fytyra!!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 02:55 PM
  3. Fėmija qė pa parajsėn
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2011, 10:30 PM
  4. Lind fėmija me peshė 6.3 kg
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 01:55 AM
  5. Femija moster
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 02:14 PM