VLORE- Incident i rėndė nė kufirin shqiptaro-grek. Autoritetet policore tė shtetit fqinj kanė penguar pėr pak kohė kalimin e kufirit tė deputetit tė Partisė Drejtėsi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri. Ai kryesonte njė grup zyrtarėsh dhe gazetarėsh qė donin tė kalonin kufirin pėr tė shkuar nė Igumenicė, pėr tė pėrkujtuar 67-vjetorin e marshimit tė popullsisė ēame. Pas njė debati tė ashpėr me autoritetet greke nė pikėn e kalimit kufitar tė Qafė-Botės, deputetit Tahiri i ėshtė lejuar tė kalojė kufirin. Por ndėrkohė njė gjė e tillė u ėshtė mohuar kryetarit tė Komunės sė Markatit, Ismail Myrtaj dhe ekipit tė gazetarėve tė TVSH-sė dhe ‘News24’, qė shoqėronin kėta zyrtarė. Grekėt, pasi ia kanė mohuar tė drejtėn e ligjshme pėr tė kaluar kufirin, sipas tė gjitha rregullave qė pėrcakton marrėveshja e lėvizjes sė lirė, i kanė dorėzuar atij edhe arsyetimin zyrtar. Nė tė thuhet: “Konsiderohet person i rrezikshėm pėr rendin publik dhe sigurinė e brendshme, pėr shėndetin publik ose marrėdhėniet ndėrkombėtare tė njė ose mė shumė shteteve tė Bashkimit Europian”. Mė tej, shkresa thekson se: “I interesuari mund tė ushtrojė apelim kundėr veprimit tė mospranimit tė hyrjes, sipas tė drejtės sė vendit. Tė interesuarit i jepet njė kopje e kėtij akti”.
Myrtaj
Kryekomunari i Markatit, Ismail Myrtaj tha pėr “Gazetėn Shqiptare” se “kam mbetur i shokuar nga qėndrimi i autoriteteve policore greke, pasi unė kam kaluar dhjetėra herė nga kjo pikėkalimi pėr nė Greqi. Pėr ēudinė e tė gjithėve, ajo qė nuk ka arsye t’i ndalohet asnjė shtetasi shqiptar, tė ligjshėm e tė pajisur me dokumente tė rregullta qė kėrkohen nė kufi, na u ndalua mua dhe grupit tė gazetarėve tė disa kanaleve kombėtare shqiptare”, - shprehet Myrtaj. Pavarėsisht kėtij incidenti tė rėndė dhe pa asnjė justifikim tė qartė, personat qė iu ndalua hyrja pėr nė Greqi i janė bindur qėndrimit tė policėve grekė dhe pa krijuar asnjė incident janė kthyer mbrapsht. Ndėrkohė qė ka vazhduar udhėtimin deputeti Dashamir Tahiri. Ky qėndrim absurd ka ndodhur si reagim emocional ndaj organizimit tė tubimit dhe marshimit tė organizuar nga PDIU nė fshatin Kllogjer, ku gjenden varrezat masive tė ēamėve tė dėbuar nga trojet e tyre prej forcave rezerviste rreth 67 vjet mė parė. Vėshtirė tė kuptohet se ēfarė rreziku i vjen rendit dhe qetėsisė sė Igumenicės nga blloqet dhe kamerat e njė grupi gazetarėsh e kameramanėsh, si dhe nga kryekomunari i Markatit.
Partia
Deputeti u shpreh dje i indinjuar nga sjellja e policisė greke, qė sipas tij, nuk kishte asnjė motiv zyrtar pėr tė krijuar kėtė incident mes palėve. Gjithsesi, ai u shpreh se pėr tė pėrkujtuar kėtė ditė janė mbledhur jo vetėm ēamėt, por edhe shqiptarė tė Maqedonisė dhe nga lėvizja “Vetėvendosja” e Kosovės. “Ky nuk ėshtė pelegrinazhi i Ēamėrisė, por i tė gjithė popullit shqiptar”, - kėshtu deklaroi kryetari i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi. Sipas tij, njė marshim i tillė mbi tė gjitha ėshtė detyrim moral qė tė mblidhen tė gjithė sė bashku.
(Sherif Kola, Enrik Mehmeti/Gazeta Shqitare/BalkanWe