Pas suksesit tė jashtėzakonshėm me modelin paraprak tė telefonit Samsung Galaxy S, kompania Samsung tani po planifikon lansimin e versionit tė ri tė kėtij telefoni, pėrkatėsisht modelin Galaxy SII, nė tėrė botėn.
Sot, Samsung ėshtė duke e mbajtur njė ngjarje tė madhe mediale nė Korenė e Jugut, pėr tė festuar lansimin lokal tė telefonit tė avancuar, i cili ėshtė shumė i hollė dhe punon shumė shpejtė.
Siē mund tė jeni njoftuar deri mė tani, Samsung Galaxy SII posedon procesorin dy-bėrthamėsh qė bazohet nė 1.2GHz Gingerbread, ekranin Super AMOLED Plus tė ndjeshėm nė prekje me 4.27 inē me 800 x 400 piksel, portin TouchWiz 4.0 UI, MHL, si dhe kamerėn e pasme me 8 mega-piksel, e cila mund tė incizojė video nė 1080p.
Pėr momentin, Samsung Galaxy SII ėshtė nė shitje nė Mbretėrinė e Bashkuar nė njė sasi tė limituar, mirėpo prej sot, Samsung po pėrgatitet qė kėtė telefon tė menēur ta lansojė edhe nė 120 shtete tjera tė botės, nė 140 operator mobil.
Mbetet tė shihet nėse telefoni mė i avancuar i kompanisė Samsung, i cili ėshtė vetėm 8.49 mm i trashė do tė vijė edhe nė Kosovė, ndėrsa nė rastin e parė qė e kuptojmė ēmimin e kėsaj pajisje, do tė ju njoftojmė.